“Arti për BE: Përfshirje, Diversitet, dhe Të Drejtat e Njeriut” – Konkurs-Ekspozitë në Sarandë 🎨🕊

Në kuadër të projektit Java e Europës 2024 🇪🇺, Bashkia Sarandë do të organizojë konkurs-ekspozitë 🎨 me punime me tematikë “BE për përfshirjen, diversitetin dhe të drejtat e njeriut” 🕊.

 

Ju ftojmë të merrni pjesë me krijimet dhe punimet tuaja 📷🎨, të cilat mund ti dorëzoni pranë drejtorive të shkollës ku studioni ose pranë zyrës së Drejtorisë së Projekteve, Rinisë dhe Integrimit Europian në Bashkinë Sarandë.

Afati i dorëzimit të punimeve është data 2 maj 2024.

“Prefekti i Vlorës Drejt Prespektivës së Sezonit Turistik 2024: Bashkëpunimi Ndërinstitucional si Kusht për Suksesin”

Në praninë e Prefektit të qarkut Vlorë, z. Vangjel Tavo u zhvillua ditën e sotme takimi ndërinstitucional në kuadër të analizimit të ecurisë dhe prezantimit të planit të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024.
Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për menaxhimin e turizmit dhe u kërkua angazhimi maksimal i të gjitha strukturave të pushtetit vendor dhe degëve territoriale për arritjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm.

Aksion pastrimi ♻️me qëllim angazhimin konkret të të rinjve 👱‍♀️në mbajtjen e qytetit pastër, si edhe për të dhënë një shembull të angazhimit aktiv të tyre në aktivitete edukuese🤝🌺

Aksion pastrimi ♻️me qëllim angazhimin konkret të të rinjve 👱‍♀️në mbajtjen e qytetit pastër, si edhe për të dhënë një shembull të angazhimit aktiv të tyre në aktivitete edukuese🤝🌺

“Zbulimi i Vizionit për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit: Një Rrëfim për Bashkëpunimin Kreativ dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit shoqëruar nga ekipi i konsulentëve, Trashëgimia Kulturore pa Kufinj në bashkëpunim me Studion Kengo Kuma Architects & Associates, prezantuan Projektin e Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Prezantimi u fokusua në fazën e deritanishme të koncept-idesë dhe dizajnit paraprak për një qendër me një qasje krejtësisht miqësore ndaj mjedisit dhe në shërbim të komunitetit e turistëve të shumtë që vizitojnë Parkun Kombëtar të Butrintit.