NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 30.10.2026 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

1. P/vendim “Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak Sarandë nr. 151, datë 23.12.2025, ‘Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pasurive me nr. 395, nr. 409, nr. 432, nr. 430 dhe nr. 441, zona kadastrale 172’”.
2. P/vendim “Për miratimin e draftmarrëveshjes së partneritetit për projektin ‘Herit Adapt: Trashëgimia dhe qëndrueshmëria territoriale përmes turizmit të qëndrueshëm, përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe angazhimit qytetar’”.
3. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin shtator 2026”.
4. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin shtator 2026”.
5. P/vendim “Për miratimin e shtetases S. N. për t’u trajtuar në Qendrën Polivalente Ditore të të Moshuarve ‘Feti Rugji’, Sarandë”.
6. P/vendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
7. Mendimi i Këshillit Bashkiak për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin (kanalizimin) e përpunimin e ujërave të ndotura (trajtimin).
8. Raport mbi ecurinë e sezonit turistik 2026 dhe problematikat e vërejtura.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  •  Komisioni i Barazisë Gjinore dhe Mirëqenies Sociale do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 tetor 2026, ora 10:00.
  •  Komisioni i Çështjeve Juridike, Rendit dhe Sigurisë Publike do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 tetor 2026, ora 12:00.
  • Komisioni i Ekonomisë dhe Financës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 tetor 2026, ora 11:00.
  • Komisioni i Zhvillimit Urban, Planifikimit të Territorit dhe Infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 tetor 2026, ora 13:00.

 

KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK
ASAF STROKA