Institucioni rezidencial i përkujdesit social për fëmijë 6-18 vjeç funksionon në bazë të standardeve dhe procedurave të bazuara sipas politikave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sipas legjislacionit për sistemimin e mbrojtjes shoqërore dhe udhëzimeve përkatëse.

  • Ligji Nr. 9355 dt 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”
  • Ligji Nr. 10347 dt 04.11.2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”
  • VKM Nr. 658 dt 17.10.2005 Për Standartet e Shërbimeve Shoqërore
  • VKM Nr 659 dt 17.10.2005 “Për Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale”
  • VKM Nr. 839 dt 03.12.2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin 425 dt 27.06.2012 “Për kriteret e vendosjes në institucione rezidenciale të përkujdesit shoqëror dhe dokumentacionin e nevojshëm për pranim” 

MISIONI

Ofrimi i shërbimeve rezidenciale të përkujdesit shoqëror për fëmijë duke siguruar mbrojtje, zhvillim dhe integrim në jetën shoqërore, dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

DEKLARATA E QËLLIMIT TË INSTITUCIONIT

Institucioni rezidencial i përkujdesit social për fëmijë 6-18 vjeç ofron shërbime të përkujdesit shoqëror, fëmijëve në nevojë, dhe ka për qëllim mbrojtjen e tyre nëpërmjet ofrimit të gjithë shërbimeve për ti siguruar ushtrimin e të drejtave në përputhje me zhvillimin e personalitetit, bazuar në interesin më të lartë të tyre.

PARIMET

Institucioni rezidencial i përkujdesit social ka si qëllim ofrimin e shërbimeve sipas parimeve bazë:

  • Respektimi dhe garantimi i vlerave dhe personalitetit individual
  • Gjithëpërfshirja
  • Barazia e mundësive
  • E drejta për të përfituar
  • Partneriteti
  • Transparenca dhe paanshmëria
  • Pavarësia, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrje në komunitet
  • Mosdiskriminimi

 

OBJEKTIVAT E INSTITUCIONIT

  • Zbatimi i standarteve dhe procedurave ligjore në interesin më të lartë të fëmijëve pa dallim gjinie, rrace, feje, kulture, etnie.
  • Mirërritje, kujdes shëndetësor dhe social.
  • Edukim, arsimim, trajtim psikosocial i fëmijëve duke krijuar rreth tyre kushtet dhe karakteristikat e një ambjenti familjar.
  • Integrimi i fëmijëve në ambientin jashtë institucionit.
  • Ofrimi i shërbimit alternativ të përkujdesit si: birësimi, shtëpi-familje, kujdestaria në familje, shërbimi komunitar, shërbime gjysëm të pavarur për fëmijët e moshës mbi 14 vjeç, etj.
  • Garantimi me efektivitet i mbrojtjes së të drejtavë të fëmijëve.

STRATEGJIA E INSTITUCIONIT

Strategjia e institucionit për realizimin e objektivave bazohet në:

  • Respektimin dhe zbatimin e standarteve të shërbimeve
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve nëpërmjet kualifikimit të stafit, menaxhimit efektiv, fuqizimit të burimeve materiale dhe financiare
  • Dhënien e shërbimeve të personalizuara duke vlerësuar nevojat e veçanta sociale, shëndetësore, emocionale, kulturore dhe materiale të përfituesve
  • Bashkëpunimin me sektorin joqeveritar, donatorët, biznesin, pushtetin vendor dhe komunitetin për gjallërimin e jetës social-kulturore të fëmijëve, integrimin e tyre social dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara në institucion
  • Institucionet rezidenciale të përkujdesit për fëmijë duhet të bashkëpunojnë për të ofruar shërbim të menjëhershëm dhe mbështetje në rastin e fëmijëve të referuar si raste emergjente, në çdo kohë.VARËSIA
  • Institucioni rezidencial i përkujdesit social për fëmijë ka statusin e një institucioni publik dhe është në varësinë e shërbimit Social Shtëtëror.

DREJTIMI DHE EMËRIMI

Drejtori i institucionit përfaqëson ligjërisht dhe drejton veprimtarinë e institucionit.

Drejtori i institucionit emërohet dhe lirohet nga detyra nga Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Social Shtëtëror.

 

KRITERET E PRANIMIT TË FËMIJËVE NË INSTITUCION

Institucioni i përkujdesit social për fëmijë është institucion rezidencial publik dhe përkujdeset për fëmijët 24 orë.

Kriteret e pranimit të Fëmijëve në Institucion janë mbështetur në VKM Nr. 839 dt 03.12.2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin 425 datë 27.06.2012 “Për kriteret e vendosjes në institucione rezidenciale të përkujdesit Shoqëror dhe dokumentacionin e nevojshëm për pranim”.

Nismën për dërgimin e fëmijës në institucionet e përkujdesjes shoqërore e kanë:

  1. Të dy prindërit ose njëri prind, kur tjetri nuk jeton
  2. Kujdestari i fëmijës
  3. Titullari i institucionit shëndetësor
  4. Policia e Shtetit
  5. Seksioni i ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore, në nivel vendor
  6. Njësia e të drejtave sëe fëmijëve, në nivel qarku
  7. Njësia e mbrojtjes së fëmijëve, në nivel bashkie/komune
  8. Institucioni i shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, i mëparshëm, kur fëmija ka mbushur moshën përkatëse
  9. Organizatat jofitimprurëse të liçensuara, te cilat ofrojnë shërbime të përkujdesjes shoqërore për fëmijët
  10. Zyra/zyrat rajonale të shërbimeve sociale

 

STANDARTET E SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR, PËR FËMIJET NË INSTITUCIONET REZIDENCIALE

Vendosja e standarteve për shërbimet rezidenciale për fëmijët është e rëndësishme:

Së pari, për të garantuar dhe për të zhvilluar më tej të drejtat e fëmijëve shqiptarë të sanksionuara në Kushtetutë, në legjislacionin shqiptar dhe në Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Qeveria shqiptare si Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 54 përcaktohet se:

  • Fëmijet, të rinjtë, gratë shtatzana dhe nënat e reja do të kenë një mbrojtje të veçantë nga shteti.
  • Fëmijët e lindur jashtë martese do të kenë të njëjtat të drejta sikurse fëmijët e lindur nga martesa.
  • Çdo fëmi do të ketë të drejtën e mbrojtjes nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi dhe përdorimi për punë, veçanërisht në moshë të mitur, të cilat dëmtojnë shëndetin dhe moralin, apo rrezikojnë jetën dhe zhvillimin normal të fëmijës.

Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror, për Fëmijët në Institucionet Rezidenciale, mbështeten dhe synojnë respektimin e parimeve si: respektimi dhe garantimi i vlerave dhe i personalitetit të individit; universaliteti; barazia e mundësive; e drejta për të përfituar; partneriteti; transparenca dhe paanshmëria; mosdiskriminimi; decentralizimi; pavarësia, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrja në jetën e komunitetit. Krahas ndryshimeve ligjore në Kushtetutën e Shtetit Shqiptar, Kodin e Familjes, Kodin e Punës, Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, edhe legjislacioni për mbrojtjen shoqërore ka pësuar përmirësime të dukshme. Janë miratuar Ligji Nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe një sërë aktesh të tjera nënligjore, të cilat garantojnë dhe zhvillojnë më tej edhe të drejtat e fëmijeve.

Së dyti, vendosja e standarteve për shërbimin rezidenciale për fëmijët do të shërbeje për të matur dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve rezidenciale. Në kushtet e zhvillimit edhe të sektorit privat, të OJF-ve në shërbimet rezidenciale, del e nevojshme që shteti të vendosë disa rregulla dhe standarte për cilësinë e shërbimeve, që duhen respektuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve, nga institucionet publike, nga organizatat jofitimprurëse (OJF) dhe nga ofrues të tjerë privatë.

Së treti, proceset decentralizuese ngarkojnë me përgjegjësi më të mëdha autoritetet vendore në lidhje me shërbimet rezidenciale. Në kushtet që qarku, bashkitë dhe komunat nuk kanë përvojë në këtë fushë të re të veprimtarisë së tyre, vendosja e standardeve do t’i ndihmojë ata në përmbushjen e funksioneve të reja në lidhje me plotësimin e nevojave sociale të komunitetit, ku ata ushtrojnë autoritetin e tyre. Këto funksione lidhen me planifikimin, sigurimin e shërbimeve shoqërore dhe zhvillimin e rrjeteve të bashkëpunimit rajonal apo lokal.

Së katërti, zbatimi i standardeve ndikon në rritjen e kapitalit social. Kapitali social në këndvështrimin praktik ka të bëjë me zhvillimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe të burimeve shoqërore, që përfshijnë institucionet, marrëdhëniet dhe normat që formojnë sasinë dhe cilësinë e ndërveprimeve shoqërore në një shoqëri.

Për t’iu përgjigjur më mirë nevojave sociale në rritje, është e nevojshme të rritet përgjegjësia jo vetëm e njësive të qeverisjes vendore, por e gjithë komunitetit për angazhimin e sa më shumë aktorëve dhe burimeve në shërbimet shoqërore.

Aktualisht ka rreth 400 fëmijë të vendosur në qendrat rezidenciale në Shqipëri. Ky është një realitet që kërkon vendosjen e standardeve, si pikë referimi në shërbimet rezidenciale për fëmijët, për t’u siguruar që fëmijët të plotësojne më mirë nevojat e tyre.

Fushat që mbulojnë 13 Standartet

  1. Qëllimi i shërbimit dhe përshtatshmëria sipas qëllimit: Shtëpia e Fëmijës zotëron një deklaratë mbi qëllimin e shërbimit si edhe një manual për fëmijët, që përshkruan me saktësi se çfarë kërkon të bëjë ky shërbim për fëmijët, si edhe mënyrën sipas të cilës ofrohet përkujdesja. – Fëmijët udhëzohen dhe kanë njohuri se çfarë mund të presin nga shërbimi në një shtëpi të tillë, se si do të bëhet përkujdesja ndaj tyre dhe personin përgjegjës për përkujdesjen. Një deklaratë e qartë mbi atë se si operon ky shërbim, është e disponueshme për prindërit dhe të interesuarit e tjerë.
  2. Plani i përkujdesjes: Plani i përkujdesjes për secilin fëmijë paraqet në mënyrë të qartë nevojat e vlerësuara të fëmijës, objektivat dhe aktivitetet e përkujdesjes, krijimin e mundësive për të plotësuar këto nevoja nga stafi i shtëpisë, dhe mënyra se si do të vlerësohet efektiviteti i përkujdesjes për çdo element (komponent) të planit. – Nevojat e fëmijëve vlerësohen dhe plotësohen në mënyrë efektive dhe të plotë në përshtatje me moshën e tyre. Planet me shkrim paraqesin mënyrat se si do të plotësohen nevojat dhe si do të zbatohen këto plane. Çdo fëmijë konsiderohet si një individ.

III. Përgatitja për jetesë të pavarur: Shtëpia e fëmijës, siguron hartimin e një plani përgatitor për fëmijët që largohen nga përkujdesja në shtëpi dhe lëvizin (transferohen) në forma të tjera të përkujdesjes (integrim në familjen natyrale, birësim, kujdestari, etj) ose në jetesë të pavarur apo gjysmë të pavarur. – Fëmijët mbështeten e përgatiten per t’u larguar nga shtëpia me qëllimin e lëvizjes, zhvendosjes në një forme tjetër përkujdesjeje apo për të bërë një jetë të pavarur ose gjysmë të pavarur.

  1. Ushqyerja: Fëmijëve u sigurohet dhe ofrohet ushqim dhe lëngje të shëndetshme, të sigurta, të shumëllojshme e në sasira të mjaftueshme për moshën si edhe që plotësojnë dëshirat e tyre. – Fëmijët marrin ushqime dhe lëngje të shëndetshme me vlera ushqyese që plotësojne nevojat e tyre dietike në përputhje me moshën. Fëmijëve me nevoja të veçanta ushqimore, u sigurohet një dietë e veçantë sipas rekomandimeve të specialistit.
  2. Paraqitja, veshja dhe nevojat materiale: Shtëpia plotëson nevojat për veshje dhe gjëra personale të domosdoshme të fëmijëve. – Fëmijët vishen në mënyrë të rregullt. Ata inkurajohen dhe u ofrohet mundësia për të zgjedhur vetë veshjet dhe gjërat e domosdoshme personale, që plotësojnë nevojat e tyre.
  3. Shëndeti fizik, emociaonal, mendor dhe dentar: Nevojat fizike, emocionale dhe shëndetësore të secilit fëmijë janë identifikuar dhe janë marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet mjekësore, dentare dhe shërbime të tjera që nevojiten për të plotësuar këto nevoja. Fëmijët udhëzohen dhe u ofrohet këshillim mbi çështje që kanë të bëjnë me shëndetin dhe përkujdesjen personale. – Fëmijët jetojnë në një mjedis të shëndetshëm. Nevojat e tyre shëndetësore janë identifikuar dhe ofrohen shërbime për t’i plotësuar këto nevoja. Tek fëmijët, nxiten mënyra të shëndetshme jetese (patja e një shëndeti të mirë).

VII. Edukimi: Shtëpia ndjek një politikë edukimi që synon të nxisë dhe të mbështesë edukimin (shkollor) të fëmijëve gjatë gjithë periudhës që ata jetojnë në shtëpinë në fjalë. – Edukimi i fëmijëve nxitet në mënyrë aktive duke u konsideruar si një proces i rëndësishëm në vetvete dhe si pjesë e përgatitjes së fëmijëve për moshën e pjekurisë.

VIII. Argëtimi: Ka mundësi të mjaftueshme për fëmijët, për të marrë pjesë në një varg aktivitetesh të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë, si dhe pët të zhvilluar nevojat fizike, emocionale e sociale të tyre. Shtëpia planifikon e siguron  burime financiare për të mbështetur këto lloje aktivitetesh. – Fëmijët janë në gjendje të ndjekin interesat e tyre të veçanta, të ndërtojnë marrëdhënie pozitive, të zhvillojnë vetëbesimin në aftësitë e tyre. Stafi mbështet e inkurajon fëmijët për t’u përfshirë në aktivitetet e kohës së lirë.

  1. Ankimimi: Fëmijët kanë mundësi për tu ankuar nëse nuk janë të kënaqur me ndonjë aspekt të jetesës në shtëpi. Çdo ankesë trajtohet në mënyrë serioze pa vonesë dhe i jepet përgjigje e plotë, brenda një maksimumi prej 30 ditësh. Fëmijët apo ankuesi mbahen në dijeni për progresin lidhur me trajtimin e saj. – Ekziston një procedurë ankimimi, që bën të mundur bërjen e ankesave nga përdoruesit kur:

Nuk është ofruar informacion rreth Planit të Përkujdesjes dhe rreth asaj se çfarë duhet të përfitojnë ato.

Nuk është hartuar asnjë Plan Përkujdesje në rastin e tyre.

Plani Përkujdesjes është hartuar pa u konsultuar me fëmijën dhe/ose të afërmit/kujdestarin.

Nuk implementohen siç duhet Plani i Përkujdesjes, apo nuk ofrohen shërbimet e përcaktuara më parë.

Ndodhin ngjarje që shqetësojnë qëndrimin e fëmijes në shtëpi.

Fëmijëve, prindërve, të afërmeve të tyre, dhe stafit iu ofrohet një informacion lidhur me mënyrën se si bëhet ankesa. Ndërkohë ata duhet të kenë të drejtën ta përdorin këtë pa u diskriminuar.

Ekzistojnë të dhëna për regjistrimin e sugjerimeve dhe ankesave.

Ankesat zgjidhen brenda periudhës së përcaktuar.

Përdoruesit informohen për veprimin që është ndërmarrë si pasojë e ankesës së tyre.

  1. Mbrojtja nga abuzimi: Ka procedura që nxisin sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe që sigurojnë mbrojtjen e tyre nga abuzimet. Procedurat njihen dhe kuptohen nga i gjithë stafi  duke përfshirë stafin e ri, të vjetër, vullnetar, si dhe stafin e përkohshëm. – Mirëqenia e fëmijëve nxitet dhe ato mbrohen nga abuzimet ndërkohë që trajtohet me kujdesin e duhur ndonjë dyshim i ngritur për abuzim. Kontrollet lidhur me dëshmitë e penalitetit janë të paraqitura në dosjet individuale të stafit.

I gjithë stafi që punon me fëmijët ka dëshmi penaliteti të pastër.

Përkufizim i qartë i termit “abuzim”, kuptohet nga stafi dhe fëmijët.

Ka procedura lidhur me raportimin e rasteve të “abuzimit”. Po ashtu përgatitet një plan veprimesh që duhet të ndërmerren në rast abuzimesh.

Hartohet dhe zbatohet një program terapie për të trajtuar traumat që ka përjetuar fëmija që është përfshirë në abuzimet. Ky program duhet të përfshijë udhëzime për stafin, personin përgjegjës për fëmijën si dhe personin abuzues.

Ekziston Kodi i Sjelljes dhe përkujdesjes prindërore, që zbatohet duke pasur parasysh praktikat (eksperiencat) e mira të punës me fëmijët.

Informacioni i ofruar stafit gjatë emërimit të tij dhe fëmijëve përfshin përkufizime të qarta lidhur me atë se çfarë do të thotë në këtë kontekst fjala ‘abuzim’.

Trainimi për stafin përfshin diskutime lidhur me situatat abuzive dhe mënyrën se si janë trajtuar ato. Ka edhe udhëzues të disponueshme për stafin.

Ekziston një plan i qartë për veprimiet që duhet të ndërmerren në raste abuzimi.

Ka të dhëna të qarta e të rregjistruara mbi incidentet e abuzimit si edhe mënyrën se si janë zgjidhur këto raste.

Në rastet e një abuzimi të mundshëm, të dhëna të rregjistruara tregojnë se këto janë trajtuar në mënyrën e duhur nga stafi dhe se (kur është e nevojshme me ndihmën e një specialisti) është ofruar terapia e përshtatshme për fëmijën.

Eshtë caktuar një person për të vizituar fëmijën në mënyrë periodike dhe për të marrë pjesë në rishikimin e trajtimit të tij/saj.

  1. Mjedisi dhe akomodimi: Shtëpia siguron mjedis fizik të përshtatshëm, mikpritës, të stilit shtëpiak dhe të një cilësie të mirë për fëmijët, stafin, prindërit apo personat e tjerë të interesuar, në përputhje me qëllimin dhe funksionin e saj. Shtëpia mbahet në rregull. – Fëmijët jetojnë në një shtëpi, të zbukuruar, të mobiluar dhe të mirëmbajtur, e cila ofron lehtësira për përdorimin e mjediseve të saj dhe që u mundëson fëmijëve të mbajnë kontakte me familjet e tyre.

XII. Stafi: Ekziston një dokument i cili përcakton strukturën, numrin dhe procesin e përzgjedhjes së punonjësve. Nëpërmjet programeve të trainimit zhvillohen kompetencat e përgjithshme të stafit, si në grup ashtu edhe individualisht, për realizimin e deklaratës së qellimit të shtëpisë, planet e përkujdesit dhe reagimit ndaj nevojave individuale të fëmijeve që  përdorin  këtë shërbim. – Ekziston një përzgjedhje dhe një ekzaminim i kujdesshëm i të gjithë stafit dhe vullnetareve gjatë punës me femijët. Sigurohet që fëmijët përfitojnë përkujdesjen dhe shërbimet e nevojshme nga një staf kompetent.

XIII. Menaxhimi: Personi i rregjistruar mund të provojë që shtëpia ka stafin e duhur në përputhje me nevojat e atyre që banojnë atje dhe që plotëson kërkesat e deklaratës së qëllimit të kësaj shtëpie. – Aftësitë e stafit të shtëpisë janë në nivelin e duhur për plotësimin e nevojave të fëmijëve që banojnë aty, sipas kërkesave në Deklaraten e Qëllimit të shtëpisë. Personi i regjistruar mund të provojë se shtëpia po funksionon në përputhje me Deklaratën e Qëllimit të shtëpisë dhe që vargu i nevojave që duhet të plotësohen nuk është i tepërt në raport me funksionimin e tanishëm të kësaj shtëpie dhe kjo e fundit pranon fëmijë, nevojat e të cilëve mund të plotësohen sipas qëllimit të shtëpisë.

Personi i regjistruar harton një plan zhvillimi, i cili njihet nga i gjithë stafi.

Kopjet e raporteve të inspektimit janë të disponueshem për t’u parë nga stafi, klientet dhe të afërmit e tyre.

Vendosja e çdo fëmije në shtëpi është në përputhje me nevojat e tij.

Dosjet individuale të fëmijëve tregojnë se shtëpia mund të plotësojë nevojat e tyre.

Observimet dhe të dhënat e regjistruara vërtetojnë se shtëpia po funksionon në përputhje me deklaratën e qëllimit.

Për monitorimin nga menaxherët/inspektorët është i disponueshem një plan 3 deri 5 vjeçar që siguron vazhdimësinë e funksionimit ose zhvillimin dhe financimin e shtëpise në fjalë. Janë të disponueshëm per t’u parë nga stafi (në disa raste edhe nga klientet dhe të afërmit) kopje të raporteve të inspektimit.

KONTAKTET

ADRESA: Lagja Nr.2.  Rruga “Adem Sheme”

Tel: + 355 852 222930

e-mail: sarandashelter@gmail.com

AlbaniaUSA