NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 30.04.2025

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë më datë 30.04.2025 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

1. P/vendim “Për dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”
2. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Mars 2025”.
3. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Mars 2025”.
4. P/vendim “Për miratimin e shtetasve L.Sh, S.S dhe E.K për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë”.
5. P/vendim “Për miratimin e listës përfundimtare të familjeve që do të përfitojnë nga programi i strehimit banesave me kosto të ulët subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti për vitin 2025 “.
6. P/vendim “Për miratimin e listës së familjeve përfituese nga programi i strehimit “subvencionimit të qirasë në tregun e lirë dhe masës mujore të pagesës për vitin 2025”.
7. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Sarandë, Shqipëri dhe Bashkisë së Mentonit, Francë”.
8. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së partneritetit për projektin climate (klimatike)”.
9. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së partneritetit për projektin “women on board (gratë në bord)”.
10. P/vendim “Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
11. Raport mbi situatën mjedisore, administrimin e pyjeve dhe kullotave dhe mbrojtja nga zjarri.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Prill, ora 12:00.
  • Komisioni i arsimit, kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 10:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 12:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 13:00.

 

KRYETARI
ASAF STROKA

THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

BASHKIA SARANDË NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 

 

Gjithë organizatat e Shoqërisë Civile pas përfundimit të procesit të vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura në kuadër të thirrjes së fundit të iniciativës ReLOaD2, projekti i paraqitur nga Strehëza Edlira Haxhiymeri dhe Klubi Soroptimist janë përzgjedhur për financim.

 

Falenderojmë për pjesëmarrjen dhe për cilësinë e lartë të propozimeve të dorëzuar.

PËR CAKTIMIN E VENDEVE TË LEJUARA PËR AFISHIMIN E MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE E EDUKUESE GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE PËR ZGJEDHJET VENDORE 11 MAJ 2025

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, z. Oltion Çaçi, dhe bazuar në Ligjin nr. 44/2015, Ligjin nr. 139/2015, Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, neni 79, si dhe Udhëzimin nr. 6, datë 23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, përcaktohet sa vijon:

 

1. Caktimim e vendeve publike ne territorin e Bashkisë Sarande per afishimin e materialeve propagantistike të fushatës elektorale nga Partite Politike e Subjektet zgjedhore, me perbërjen si më poshtë:

 

  • Ne krahun e djathtë te segmentit te rrugës hyrëse të qytetit 100 m nga rrethrrotullimi ku ndahet rruga Vlorë dhe Gjirokastër në kufirin midis fshatrave Metoq dhe Gjashtë.
  • Në krahun e djathte te segmentit te rrugës hyrëse të qytetit 50 m pas portës hyrëse të subjektit “Hasani” sh.p.k .
  • Ne pjesën e murit anësor mbajtës ne hyrje te rrugës Onhezmi në nje distancë prej 20 m.
  • Në krahun e djathtë te rrugës “Gjergi Araniti dhe Janaq Kumi” ( Rruga e pestë) nga kryqezimi i rrugës “Adem Sheme” deri në hyrjen e Portës së Marinës.
  • Në pjesë anësore të strukturave të ngritura në sheshin “Kosova” dhe në kryqëzimin e rrugës të Butrinit me rrugën 40 Shënjtorët.
  • Sheshi “Miqësia” prane Postës Shgiptare , Njësia Administrative Ksamil.

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË PËRFAQËSUESIT TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË THIRRJES SË KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË SARANDË

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 30 Mars 2025.

 

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: [email protected]