Klubi i Futbollit “Butrinti”
K.F “Butrinti” sh.a është përfaqësuar në kampionat me ekipet e futbollit në disiplinat respektive:
Kampionatin Kombëtar të kategorisë së II-të ekipi i të rriturve,
Kampionati Kombëtar i kategorisë së I-rë ekipet e moshave U-17, U-19.
Po kështu, në datën 07.03.2020, me iniciativën e Prefektit të Qarkut dhe nën kujdestarinë e Kryetarit të Bashkisë Sarandë, është zhvilluar turneu rajonal i futbollit për Veteranët, në moshën mbi 45 vjeç. Në këtë turne morën pjesë ekipet e veteranëve të “Flamurtarit”, “Butrintit” dhe ekipit mik nga Korfuzi.
Kalendari futbollistik për sezonin 2019-2020 për kategorinë e II-të grupit (B), miratuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është shtrirë në periudhën 29.09.2019 deri më 29.07.2020, si rezultat i pandemisë dhe masave të marra për shtyrjen e kampionatit.
Ekipi ynë, me objektiv për t’u ngjitur në kategorinë e parë, bëri një paraqitje të mirë. Në klasifikimin përfundimtar u rendit në vendin e katërt, me 43 pikë, gjë e cila, sipas formulës së FSHF, i dha të drejtën për të marrë pjesë në ndeshjet e play-off. Në ndeshjen e parë të play-off me ekipin e Albpetrolit, me disavantazhin e fushës (për arësye të renditjes), ekipi ynë nuk mundi të vazhdonte më tej.
Ekipi i të Rinjve U-19, kategoria e parë grupi (B), e nisi sezonin më 06.10.2019, sipas kalendarit të miratuar nga FSHF, në një kampionat, i cili gjithashtu u ndikua nga efektet e pandemisë në shtrirjen dhe kohëzgjatjen e tij. Gjithësesi, përfaqësimi ishte dinjitoz, pasi në përfundim u rendit në vendin e II-të, me 35 pikë, po aq pikë sa vendi i parë. Por takimet direkte ndikuan në renditje, pa i hequr të drejtën për të luajtur ndeshjen e play-off me K.F.”Shkodra”, për t’u ngjitur në kategorinë superiore. Në një takim që fiksoi shifrat 3-3, formula e FSHF e penalizoi, për të mos u ngjitur më lart.
Ekipi U-17 kategoria e parë grupi (B), e nisi sezonin më 06.10.2019, sipas kalendarit të miratuar nga FSHF, me të njëjtën kohëzgjatje si ekipi i të rinjve, me një paraqitje të mjaftueshme. Në përfundim u rendit në vendin e 7-të, me 17 pikë. Theksojmë se këtu ndikoi dukshëm vakuumi i prurjeve, nga mosfunksionimi për 4 vjet i akademive për moshat. E pritshme është që ky efekt të ndjehet edhe në vijimësi, me reflektim në nivelin e cilësisë për ekipet e garës.
Turneu i Veteranëve përfshiu një numër të konsiderueshëm sportistësh dhe tregoi vlerat, cilësitë, talentin edhe të Veteranëve të “Butrintit”, të cilët u renditën të dytët, pas “Flamurtarit”, por me pikë të barabarta.
Veprimtaritë e ekipeve të garës, si dhe aktiviteti i Veteranëve, janë mbështetur financiarisht 100% nga Bashkia, nëpërmjet Sh.A “Butrinti”. Përdorimi dhe ecuria e fondeve kanë qenë të monitorueshme për çdo zë, sipas buxhetit të miratuar. Deri më 31.07.2020 realizimi i buxhetit është në masën 55.8%, pjesa tjetër, sipas specifikës së sezoneve, i takon detyrimeve të përfundimit të fazës së dytë dhe fillimit të sezonit të ri 2020-2021 (faza e parë).
Klubi Sportiv ”Butrinti”
K.S ”Butrinti” është përfaqësuar me ekipet e notit dhe të shahut në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare, shpenzimet e të cilave mbulohen 100% nga Bashkia Sarandë, sipas buxhetit të miratuar për Drejtorinë e Qendrës Kulturore dhe Shumësporteve.
Për secilin ekip ka një kalendar të miratuar nga Federata Shqiptare e Notit (FSHN) dhe Federata Shqiptare e Shahut (FSHSH), i cili vjen çdo vit në muajin mars. Për arësye të pandemisë, për vitin 2020 nga Federatat respektive nuk ka patur një program apo kalendar të miratuar. Për rrjedhojë, nuk ka shpenzime deri më 31.07.2020.
Në muajin qershor 2020 është zhvilluar aktiviteti ndërkombëtar online i Shahut Mesdhetar, ku K.S.”Butrinti” është përfaqësuar nga z.Erald Mihasi, i cili është klasifikuar më i miri në Shqipëri dhe ka zënë vend të 10-të në Ballkan.
Gjithashtu, në vijim të aktiviteteve ndërkombëtare të shahut, është parashikuar pjesëmarrja e ekipit në muajin tetor 2020, në aktivitetin Champions Ligue, që do të zhvillohet në Austri.
Ekipi i Notit për vitin 2020 nuk ka kalendar të miratuar aktivitetesh nga FSHN, për shkak të pandemisë dhe nuk ka zhvilluar aktivitete.
Për vitin 2019 për ekipin e shahut, sipas kalendarit të aktiviteteve të miratuara nga FSHSH, kemi marrë pjesë në këto aktivitete:
1. Kampionati Kombëtar Individual 2019/Gjysëmfinale, datë 23-31 Mars 2019, ku nga ekipi ynë i shahut janë kualifikuar 2 lojtarë për në finale.
2. Kampionati Kombëtar të Rinj (U8-U18), datë 15-23 Mars 2019, ku notari i ekipit U12 nga Bashkia jonë, u shpall Kampion.
3.Kampionati Kombëtar Ekipor 2019 (Grupi A+B) datë 26 Tetor—03 Nëntor 2019, ekipi ynë u shpall Nënkampion për kategorinë superiore.
4.Kampionati Lokal Shah-Standart 1 orë e 30 minuta 13—21 Prill 2019, ku ekipi ynë u shpall Kampion.
Ekipi i Notit për vitin 2019, sipas kalendarit të miratuar nga FSHN, ka marrë pjesë në këto aktivitete:
1. Kampionati Kombëtar i Fëmijëve (pishinë 50 m) 26-27 qershor 2019, nga ekipi ynë morën Vende Nderi disa notarë (fëmijë) të veçantë dhë si klasifikim u renditëm në vend të katërt.
2. Kupa e Shqipërisë 02—03 Shtator 2019, ku ekipi ynë i notit mori Vende Nderi: të Parë, të Dytë, të Tretë dhë si klasifikim u rendit në vend të katërt.