Vila Antike e Metoqit
Në qafën e Gjashtës, në krahun e djathtë të rrugës Sarandë-Delvinë, në një nga kodrat e fshatit Metoq, Ugolini kishte parë dy tempuj të kohës klasike, por vetëm njeri është përcaktuar. Mbi sipërfaqen e kodrës duken gjurmët e tempullit të ndërtuar me blloqe gurësh të mëdhenj të punuar mirë nga të katër faqet e anëshme dhe të gufmuar nga faqja frontale. Blloqet e gurëve janë të vendosura në të thata dhe të puthitura mirë njëra me tjetrën.Trashësia e murit është e barabarte me trashësinë e bllokut të gurit 0,90 m; kurse lartësia e ruajtjes së tij arrin deri në 1,30 m. Tempulli ka një planimetri katërkëndëshe me përmasa 10 x 10 m. Gjurmë muresh duken edhe rreth tempullit, të cilat me sa duken kanë lidhje me të. Në sipërfaqen e kodrës takohen fragmente enësh të ndryshme si vegje dhe funde amforash helenistike dhe romake.