Bashkia Sarandë, në frymën e bashkëpunimit me bashki e komuna, brenda dhe jashtë vendit, është binjakëzuar:

  • me dy komuna në Itali, me Komunën Riccione dhe Otranto
  • me dy bashki në Greqi, me Bashkinë e Korfuzit dhe Stavropulis
  • me Bashkinë e Weiz në Austri
  • me Bashkinë e Larnakas ne Qipro
  • me Bashkinë e Opatisë në Kroaci
  • me Komunat e Suharekës dhe të Gjakovës në Kosovë

Prioritetet tona janë që të realizojmë dhe të promovojmë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, jo vetëm për të lehtësuar marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona, por edhe në nxitjen e sipërmarrjes, zhvillimit të turizmit, nxitjes së masave e të iniciativave të përbashkëta, në mbrojtje të mjedisit, të trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore.

Qëllimi ynë i përbashkët është shkëmbimi i përvojave e eksperiencave pozitive dhe afrimi e forcimi i miqësisë midis popujve tanë.

Bashkitë dhe Komunat, me të cilat jemi binjakëzuar, kanë eksperiencë shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve të konsulencës dhe mbështetjes shkencore për bizneset dhe organizmat, në lidhje me çështjet e punësimit, manaxhimit dhe organizimit të territorit, si dhe në realizimin dhe manaxhimin e programeve kombëtare dhe evropiane.

Bashkëpunimi në fusha të ndryshme po na ndihmon në gjetjen e partnerëve të interesuar në këto vende, të cilët do të ndikojnë në përfishjen me aplikime në projektet e B.E.

Kemi shfaqur interes dhe vullnet për takime dhe për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit, përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të aktiviteteve, mbështetje për aktivitetet kërkimore dhe studimore midis universiteteve tona, shkëmbimin e përvojave në çështjet e biznesit, promovimin e ngjarjeve të përbashkëta etj.

Binjakëzimet i kemi vënë në funksion të promovimit të vlerave tona.

Disa nga fushat e bashkëpunimit përmes binjakëzimeve janë:

  • Promovimi i  bizneseve të vogla (SMS) ndërmjet web-siteve të përbashkëta.
  • Promovimi dhe nxitja e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
  • Nxitja e masave të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.
  • Zhvillimi i standarteve për shërbimet dhe trajnime të përbashkëta.
  • Bashkëpunimi mes universiteteve dhe institutet e trajnimit
  • Zhvillimi i lidhjeve me shërbimet lokale dhe shëndetsore.
  • Mbështetje në vendosjen dhe implementimin e teknologjive të reja.
  • Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikacionit  T.I.K.
  • Zhvillimi i programeve, veçanërisht në fushat e bujqësisë organike,  të energjisë alternative, të manaxhimit të burimeve të ujit, për manaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane etj.
  • Zhvillimi i veprimtarive që promovojnë karakteristika të përbashkëta tradicionale (muzikë, gjuhë, folklor), duke përfshirë edhe ngjarjet e përbashkëta kulturore (festivale).
  • Shkëmbime të ndërsjellta në të gjitha fushat, sidomos midis rinisë.
  • Bashkimi i kontributeve dhe angazhimeve reciproke në të mirë të paqes dhe mirëqënies.
  • Zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me përfshirjen e institucioneve dhe shoqatave publike e private.
AlbaniaUSA