NJOFTIM
Ju oftojmë se ditën e hënë më datë 31.08.2026 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
1. P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin korrik 2026”.
2. P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin korrik 2026”.
3. P/vendim“Për miratimin e nisjes së procedurës dhe miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga projekti “rikualifikimi i rrugëve të brendshme zona “turizem -kanali çukës faza I””.
4. P/vendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
5. Raport mbi masat e marra për fillimin e vitit të ri arsimor.
6. Analizë për transportin publik.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
• Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Gusht, ora 10:00.
• Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Gusht, ora 12:00.
• Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 11:00.
• Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 12:00.
• Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 13:00.
KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK
ASAF STROKA
