NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 31.07.2026 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. Informacion nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Sarandë mbi situatën e furnizimit me ujë, problematikat aktuale, masat e ndërmarra për garantimin e furnizimit të rregullt me ujë për qytetarët.
  2. P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin qershor 2026”.
  3. P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin qershor 2026”.
  4. P/vendim“Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasin Robert Çela ”.
  5. P/vendim“Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pasurisë me nr.8/157 “truall” me sipërfaqe prej 6441 m2 dhe “ndërtesë” me sipërfaqe prej 1145.21 m2 , zona kadastrale 8642 Sarandë”.
  6. P/vendim“Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pasurisë me nr. 2/66 dhe 2/196 “truall” me sipërfaqe prej 2549 m2 zona kadastrale 8642 Sarandë”.
  7. P/vendim “ Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2026”.
  8. P/vendim“Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pasurisë me nr. 11/354, 11/375,11/356 ,11/358 dhe nr.11/387 me sipërfaqe totale 1978.4 m2 prej, zona kadastrale 8641 Sarandë”.
  9. P/vendim“Për miratimin e nisjes së procedurës dhe miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga projekti “përmirësimi i infrastrukturës së zonës periferike Sarandë” .

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Korrik, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike,rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Korrik, ora 13:00 .
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 13:00.

 

KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK

ASAF   STROKA