Bashkia Sarandë

 

 

 

Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025, si dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave, njoftohen të gjithë qytetarët dhe bizneset debitore se mund të përfitojnë nga fshirja dhe/ose lehtësimi i detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore, sipas kushteve të mëposhtme:

 

1. Detyrimet deri më 31 Dhjetor 2014

  • Fshihen plotësisht në mënyrë automatike.
  • Nuk kërkohet asnjë pagesë apo aplikim nga ana e tatimpaguesit.

 

2. Detyrimet për periudhën 2015 – 2019
Tatimpaguesit përfitojnë:

  • Falje të plotë të gjobave dhe kamatëvonesave;
  • Falje të pjesshme të principalit, sipas alternativave:
    • Paguhen 50% e principalit deri më 30 Qershor 2026 dhe përfiton falje të pjesës tjetër të detyrimit;
    • Paguhen 75% e principalit deri më 31 Dhjetor 2026 dhe përfiton falje të pjesës tjetër të detyrimit.

 

3. Detyrimet për periudhën 2020 – 2024

  • Detyrimet principale paguhen në masën 100% deri më 31 Dhjetor 2026;
  • Pas pagesës, falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

 

4. Kushtet për përfitim
Për të përfituar nga skemat e mësipërme, tatimpaguesit duhet:

  • Të mos kenë qenë dhe të mos jenë në proces penal për vepra në fushën tatimore apo doganore;
  • Të mos kenë proces ankimor administrativ që të mos kenë hequr dorë prej tij;
  • Të mos kenë pasur proces gjyqësor ndaj administratës tatimore.

 

5. Sqarime të rëndësishme

  • Detyrimet për vitet 2025 dhe 2026 nuk përfshihen në këtë skemë faljeje;
  • Për këto detyrime zbatohen masat sipas legjislacionit në fuqi.

 

6. Informacion dhe kontakt
Tatimpaguesit që përfitojnë nga kjo skemë ftohen të paraqiten pranë:
Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Sarandë ose të kontaktojnë në adresën elektronike: bashkiasarande@yahoo.com