REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen 1 (një) vend  i lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin:

 

Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë (Drejtues automjeti, Luftues/Shpëtues) 1 (një) pozicion, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 43000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.                                                                                                                                     Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.(luftues/shpëtues).
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.
  • Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.

 

KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”, dhe ”D”.   0078
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.10.2022,   me poste  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
    · Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
    · VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

 

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:

  1. Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
  2. Rezultatit të testimit fizik 50%.

 

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.                                                                                                                            Kandidatët që zotërojnë lejen e drejtimit të grupit “D”, dhe do të jenë në listën fituese, do të përzgjidhen të parët për t”u emëruar.

Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë, janë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen  në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSH së ”)

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.

 

Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

 

Bashkangjitur formulari i Aplikantit (sipas VKM nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores së Shërbimit të MZSH-së ”, Lidhja 11, faqe 92)

AlbaniaUSA