Toka, Ujitja dhe kullimi
Në territorin e Bashkisë Sarandë shtrihen rreth 2166 ha tokë buke dhe frutikulture. Me Ligjin 7501, kanë përfituar tokë rreth 1650 familje.
Çdo vit toka që mbillet nga fermerët tanë, prodhon mbi 9 – 10 mijë tonë misër.
Manaxhojmë rreth 18,5 km kanale të dyta dhe 89 km kanale të treta ujiitëse dhe 18 km kanale të dyta dhe 77 km kanale të treta kulluese.
Sipërfaqja e tokës që ujitet është rreth 1100 ha, tokë e bonitetit shumë të mirë.
Nga kjo tokë përfitojnë mbi 1100 familje.
Zona rurale banohet nga 17 % e popullsisë dhe ka mbi 30% të forcave të punës.
Fermerët realizojnë çdo vit rreth 10 milionë euro prodhim agrar.
Fondi Pyjor që administrojmë:
Bashkia jonë ka në administrim 430,9 ha pyje.
Fondi Pyjor është kryesisht kurora e qytetit, me llojin pishë mesdhetare, e mbjellë gjatë viteve 1968-1980.
Shërbejnë si mushkëritë e qytetit tonë.
Rreth 1200 ha pyje dhe kullota që shtrihen në territorin tonë, në pjesen jugore, administro-hen dhe manaxhohen nga AKZMbrojtura dhe PK i Butrintit.
Me përditësimin që i kemi bërë Fondit Pyjor, në zbatim të VKM nr. 360 datë 29.05.2019, Bashkisë sonë i shtohen dhe 215,27 ha pyje.
Fondi Kullosor:
Administrojmë 783,3 ha kullota, që bëjnë pjesë në Ekonominë Kullosore “Heremec”.
Janë kullota dimërore, të varfëra, me kapacitet mesatar 2,7 dele /ha.
Sipërfaqja e dobishme, ajo që kullotet realisht, është rreth 40 %.
383,3 ha të tjera shtrihen në Zonën Ligatinore dhe Zonën e Mbrojtur të PK të But-rintit, ku nuk lejohet kullotja, dhe rreth 183 ha janë kullota private.
Fermeret që janë banorë të Bashkisë sonë, mbarështojnë rreth 20 mijë të imta dhe 2200 kre-rë gjedhë. Me sipërfaqen kullosore që administrojmë, plotësojmë vetëm 3 % të kërkesave.
Me ndarjen territoriale Bashkisë sonë i janë marrë rreth 1077,21 ha kullota, të cilat, me për-ditësimin që po bëjmë, pritet t’i kalojnë Bashkisë Sarandë.
Bimët mjeksore dhe aromatike:
Në territorin tonë, sipas studimit, rriten natyralisht rreth 41 lloje bimësh mjeksore, ku më të përhapura janë: dafina, rigoni, lule balsami, asparagusi, lule murrizi, trëndafili i egër, sher-bela dhe herba të ndryshme.
Manaxhimi
Prej nëntorit 2019, është organizuar në nivel drejtorie Drejtoria e Bujqësisë, Veterinarisë dhe Pyje-Kullota, në Bashkinë e Sarandës.
Në strukturën e kësaj Drejtorie, janë 7 punonjës: Drejtori, që mbulon dhe Pyjet dhe kullotat, një veterinere që mbulon sëmundshmërinë dhe profilaksinë e kafshëve, kontrollin e therto-res, një specialist (agronom i lartë), që mbulon administrimin e tokës, një specialist inxhi-njer ndërtimi, që mbulon infrastukturën kulluese e ujitëse, një punonjës roje i pyjeve e ku-llotave, një punonjës taksambledhës dhe një manovrator i mjetit ekskavator që disponojmë.
