NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 27.11.2024

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë më datë 27.11.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. Informacion mbi ecurinë e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak.
  2. P/vendim “Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”.
  3. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Tetor 2024”.
  4. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Tetor 2024”.
  5. P/vendim “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2025”.
  6. P/vendim“Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë Sarandë për periudhën Janar – Dhjetor
  7. Raport mbi shërbimin veterinar dhe tregjet publike të Bashkisë Sarandë.
  8. Raport mbi ecurinë e sezonit tuistik 2024 dhe problematikat e vërejtura.
  9. Informacion në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, restaurimin e kinoteatrit të qytetit dhe informacion mbi Eco Campusin.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 11:00 .
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 13:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 10:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 12:00.
  • Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Nëntor, ora 10:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Nëntor, ora 12:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Nëntor, ora 13:00.

KRYETAR

ASAF   STROKA

 

 

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMIN KONSULTUES PËR PËRCAKTIMIN E FUSHAVE TË PËRPARËSIVE NË KUADËR TË THIRRJES SË KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË SARANDË

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së katërt publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë Sarandë

Bashkia Sarandë në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Katërt Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).

Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Sarandë ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Të gjitha OShC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 27 Nëntor 2024, ora 10:00ambjentin e Bashkisë, Salla e mbledhjeve, Kati i parë.

 

Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:

  • Diskutimi / konsultimi i prioriteteve të propozuara për Thirrjen e Katërt publike për OshC-të në Bashkinë Sarandë, si edhe përzgjedhjen e kandidatit nga OShC-të në komisionin e vlerësimit të projekteve.
  1. Shërbime Sociale

1.1 Fuqizimi i grave dhe vajzave të dhunuara per t’u integruar në jeten sociale dhe ekonomike në Bashkinë Sarandë

 

  1. Rinia

2.1 Rritja e kapaciteteve të stafit të qendrës rinore dhe hartimi i programeve për të  rinjtë që frekuentojnë qendrën me fokus në aftësitë e buta.

2.2 Fuqizimi i të rinjve për t’i integruar në tregun e punës nëpërmjet kurseve dhe praktikave profesionale

 

  1. Mjedisi dhe Turizmi

3.1 Edukimi qytetar dhe bizneseve me nisma konkrete me fokus të veçantë tek ekonomia ricikluese.

 

 

NJOFTIM PËR DEGJESAT, PAKETA DHE BUXHETI

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E DEGJESAVE ME PUBLIKUN

 

Titulli : Zhvillimi i dëgjesave me publikun në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale të Bashkisë Sarandë për vitin 2025 dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2025.

Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë Sarandë dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2024.

Kalendari i zhvillimit të dëgjesave:

 

Data

Ora

 

Vendi

 

Bashkia Sarandë

Martë 12 Nëntor 2024

11.00

 

Salla e Bashkisë

 

Njësia Administrative Ksamil

Mërkurë 13 Nëntor 2024

15.00

“Restorant Beshiku”

Rruga “Ali Pasha” Ksamil

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve: bashkiasarande@yahoo.com dhe keshillibashkiaksr@gmail.com

 

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e financës, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratori i Njësive Administrative Ksamil.
  • Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë , anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave

 

THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIMET PËR FESTAT E FUNDVITIT 2024

UDHËZUESI MBI THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIMET PËR FESTAT E FUNDVITIT 2024

 

Thirrja e Bashkisë Sarandë për aplikim për projekte kulturore, artistike në mbështetje të Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr.155 datë 26.12.2023 “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2024” , shprehur i ligjshëm nga Prefekti i Qarkut Vlorë me shkresën nr.1/1 datë 09.01.2024 synon të mbështesë financiarisht me fondet e Bashkisë Sarandë, projekt-propozime të paraqitura të cilat kanë në objekt të organizimit të atmosferës për festat e fundvitit në territorin e Bashkisë Sarandë.

 

PRIORITETET E THIRRJES

Bashkia Sarandë do të mbështesë projekte të cilat do të krijojnë atmosferë festive për festat e fundvitit. Aktivitetet që do të zhvillohen në ambiente të hapura publike, të cilat përkojnë me periudhën e  05 Dhjetor 2024 deri m 15 Janar 2025 dhe që lidhen me :

  • Konceptimin dhe projektimin e zhvillimit të Saranda Christmas Market
  • Koncerte, festivale, shfaqe të artit skenik bashkëkohor, të arteve pamore, kënd lojrash per fëmijë, etj;

 

AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E REALIZIMIT

Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 05.11.2025 deri në datën 13.11.2025 ora 16:00.

Periudha e realizimit të projekteve:  05 Dhjetor 2024 deri më 15 Janar 2025

Vendndodhja : Shëtitorja e Qytetit

Implementimi: 15 Shtëpiza të dekoruara ; 5 Stenda Produktesh ,Aktivitete , Kend Lojrash etj

Fondi limit është  4.000.000  lekë

 

MËNYRA E APLIKIMIT

Subjekti duhet te plotesojë formularët standartë bashkëlidhur thirjes.

Dokumentacioni dorëzohet në rrugë postare në Zyrën e Protokollit të Bashkisë Sarandë.

 

VIZIBILITETI

Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të evidentojnë në çdo rast në mënyrë të dukshme dhe të pranuar nga palët në kontratën që do të lidhet për këtë qëllim,  përkrahjen financiare të Bashkisë Sarandë si dhe të vendosin në dijeni për cdo bashkëpunëtor të mundshëm për realizimin e projektit .

Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të realizojnë cdo kërkesë apo nevojë te kërkuar nga ana e Bashkisë.

 

VËMENDJE !

  • Në rast se gjatë zbatimit të projektit, vërtetohet se ka patur paraqitje të dokumentacionit të rremë, Bashkia Sarandë do të kërkojë kthimin e plotë të shumës së akorduar.
  • Aplikanti ka për detyrë të aplikojë objektivat, prioritetet dhe garancitë e vizibilitetit në përputhje me rregullat e komunikimit dhe të vizibilitetit të Bashkisë Sarandë dhe në mbikqyrje të strukturave të Bashkisë Sarandë.

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori që merr përsipër realizimin e aktiviteteve të fundvitit, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  • Vlerësohet cilësia e projektit si edhe propozimet konkretë për artistët pjesëmarrës në saj të njohjes së tyre në shkallë vendi dhe më gjerë ;

Kritere të tjera:

  • Aktivitetet e fundvitit do të mbahen në qytetin e Sarandës dhe ato do të zgjasin për më tepër se një muaji.
  • Atmosfera festive duhet të zgjasë përgjatë gjithë ditëve që do të mbahen këto aktivitete janë të lira dhe në të duhet të përfshihen të rinj, profesionistë dhe artiste të mirënjohur të skenës kombëtare dhe ndërkombëtar
  • Duhet të përfshijë edhe nje Stage gjatë periudhës 24/12/2024 – 01/01/2025
  • Duhet të përfshijë dhe dekorimin me ndricim festiv pjesa e shëtitores ku do të zhvillohen aktivitetet;
  •  Ruajtjen e zonës përgjatë 24 orëve gjatë ditëve të aktiviteteve me staf të kualifikuar te kompanive të sigurise fizike nga momenti që fillon puna për infrastrukturën e aktivitetit deri në përfundim të tij dhe largimit  të gjithë pajisjeve të insfrastruktures së festes.
  • Aneksi-2-Formulari-i-Aplikimit-2024-1       aneksi-3       Aneksi-4-Tabela-e-aktiviteteve-2024       DOKUMENTAT