Struktuara e Njësisë së Auditimit të Bashkisë Sarandë, është e miratuar me vendim të  Këshillit Bashkiak dhe është në varësi të drejtpëdrejtë nga titullari i Bashkisë Sarandë, në përputhje me nenin 10, të Ligjit Nr.114/2015, datë 22.10.2015 “Për Auditin e Brendshëm në Sektorin Publik”.

Autoriteti i vetëm tek i cili përgjigjet dhe raporton Njësia e AB, është Titullari i Njësisë Publike dhe nga ana metodologjike varet nga Njësia Qendrore e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Financave.

Stafi i Njësisë së Auditit të Brendshëm, punësohet sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, mbështetur në kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në Ligjin për AB.

Përbëhet nga tre specialistë auditues, dy të çertifikuar dhe një specialist në proces çertifikimi.

 

Misioni

Misioni i Njësisë së Auditit të Brendshëm është të japë siguri të arësyeshme për Titullarin, në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Ndihmon Titullarin e Njësisë Publike të arrijë objektivat e veta, nëpërmjet rekomandimeve për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e kontrollit të brendshëm, manaxhimin e riskut, si dhe proceset e qeverisjes.

 

Objekti i Punës dhe Veprimtaria e Auditit të Brendshëm

Objekti i punës së Njësisë së AB, është t’i japë mbështetje Titullarit të Njësisë Publike, drejtuesve të drejtorive brenda Njësisë dhe drejtuesve të institucioneve të varësisë, në arritjen e objektivave, nëpërmjet:

  1. Përgatitjes së planeve strategjike dhe vjetore, bazuar në vlerësimin objektiv të riskut, duke u fokusuar në përzgjedhjen e llojit të auditimit dhe identifikimin e fushave, të cilat ndikojnë në arritjen e objektivave, të përcaktuara  në planin e Njësisë Publike.
  2. Kryerjes së auditimeve në bazë të planit të miratuar, duke ruajtur frekuencën e auditimit, vlerësimin e riskut dhe nivelin e materialitetit.
  3. Vlerësimit të sistemeve të kontrollit të brendshëm, lidhur me përshtashmërinë dhe efektivitetin e kontrollit të brendshëm, në sistemet financiare, ashtu dhe jo financiare.
  4. Dhënies së rekomandimeve për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm.
  5. Monitorimit të zbatimit të rekomandimeve të dhëna.

Pavarësia dhe rregullimet ligjore që sigurojnë pavarësinë

  1. Funksioni i Audituesit të Brendshëm ka status të pavarur brenda institucionit të Bashkisë në dhënien e rekomandime-ve.
  2. Pavarësia përcaktohet si të qënurit i lirë nga kushtet që kërcënojnë të qënurit objektiv.
  3. Pavarësia funksionale nënkupton se strukturat e auditimit janë të pavarura në planifikimin, kryerjen dhe raportimin e rezultateve të auditimit nga subjekti që auditohet.
  4. Kryerja e auditimit  zhvillohet sipas kuadrit ligjor e rregullator dhe standardeve të propozuara nga Njësia Qëndrore e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm dhe të miratuara nga Ministri i Financave. 
  5. Pavarësia organizative brenda sektorit nënkupton që  drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Bashkisë Sarandë, raporton direkt tek titullari i Bashkisë dhe të Njësia Qendrore e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm.
AlbaniaUSA