A.1.TATIM I THJESHTUAR MBI FITIMIN PËR BIZNESIN E VOGËL

Shkalla tatimore do të jetë:
• Për subjektet me xhiro deri 5 milionë lekë, 0 lekë/vit.
• Për subjektet me xhiro 5 deri 8 milionë lekë, 5 % mbi fitimin.
• Për subjektet me xhiro 5-8 milionë lekë, pagesa do të kryhet në katër këste, brenda datave:
20 prill, 20 korrik, 20 tetor dhe 20 dhjetor, të çdo viti.
• Për administrimin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për biznesin e vogël, është ngarkuar
Drejtoria Rajonale Tatimore. Të ardhurat e realizuara prej tij do të derdhen për llogari të Bashkisë çdo datë 10.

A.2.TAKSA MBI PASURITË E PALUAJTSHME
Taksës mbi pasuritë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme në territorin e Bashkisë Sarandë, pavarë-sisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive.
Taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëhet nga:
 Taksa mbi ndërtesat
 Taksa mbi tokën bujqësore
 Taksa mbi truallin

A.2.1.TAKSA MBI NDËRTESAT
Kategoritë e ndërtesave Njësia e matjes 2019 2020
2.1.1 Ndërtesa banimi (familjare)
a) Qyteti Sarandë, Nj.A Ksamil, dhe fshati Çukë %, Ndaj Vlerës 0,05 0,05
b) Gjashtë, Metoq, Shelegar %, Ndaj Vlerës 0,035 0,035
2.1.2. Ndërtesa për veprimtari ekonomike
a.) Zona A Sarandë, Njësia Administrative Ksamil %, Ndaj Vlerës 0,24 0,24
b.) Zona B Sarandë, Njësia Administrative Ksamil %, Ndaj Vlerës 0,20 0,20
2.1.3. Ndërtesa të papërfunduara
a.) Ndërtesa Banimi %, Ndaj Vlerës 0,0105 0,0105
b.) Ndërtime destinuar për aktivitet ekonomik %, Ndaj Vlerës 0,0420 0,0420
2.1.4. Çmimi për m2 sip.ndërtimi, banesë fshati Çukë
a.) Banesa privatizuar me ligjin 7652, date 23.12.1992 Lek m2 31360 31360
b.) Për banesat e tjera Lek m2 44800 44800

• Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, pronarë apo përdorues të këtyre ndertesave në territorin e bashkisë Sarandë, pavarsisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre.
• Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen personat që kanë aplikuar për legalizimin e ndërtesës, si dhe zhvilluesit, të cilet nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikimit, nga momenti i mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkeses për leje ndërtimi.
• Detyrimi për taksën mbi ndërtesat llogaritet si detyrim vjetor (pavarësisht nga koha e vënies në përdorim, apo koha që përdoret objekti) i taksapaguesit dhe si shumëzim i bazës së taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën.
• Bazë për llogaritjen e taksës mbi ndërtesën është vetëdeklarimi i çdo taksapaguesi pranë Bashkisë apo institucionit të autorizuar nga ajo, apo qeveria. Kur vlera e vetëdeklaruar nga taksapaguesi, rezulton e ndryshme nga vlera e llogaritur me çmimin e vlerësuar, si vlerë e bazës së taksës do të merret vlera më e lartë. Nëse vetëdeklarimi nuk bëhet ose nuk është i saktë, organet e taksave vijojnë me metoda alternative, për një vlerësim të ndërtesës që do të taksohet.

• Për ndërtesat e banimit, në mungesë të vetëdeklarimit ose të të dhënave për sipërfaqen dhe kohën e ndërtimit, mënyra e llogaritjes së taksës do të bëhet:
a.) Sipërfaqja për banesat e privatizuara me ligjin 7652 datë 23.12.1992 70 m2
b.) Sipërfaqja për banesat e tjera 100 m2
• Burimet e informacionit, për efekt të administrimit të taksës mbi ndërtesat, të jenë:
a) të dhënat e vetëdeklaruara nga taksapaguesi
b) të dhënat e disponuara nga Z.V.R.P.P
c) të dhënat e zyrave të urbanistikës për lejet e dhëna të ndërtimit
ç) të dhënat e zyrave të noterisë, për transaksionet e shitblerjeve të ndërtesave.
d) të dhënat e ALUIZNI-t për ndërtesat në proces legalizimi.
dh) të dhënat e siguruara nga verifikimi në terren nga vet Bashkia
e) të dhënat nga rregjistri qendror i gjendjes civile
ë) të dhënat nga subjekte ekonomike që kanë kontrata me konsumatorët, si: OSHEE, Ujesjellës
Kanalizime etj.
f) të dhënat nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

• Përjashtohen nga pagesa e taksës së ndërtesës kategoritë e mëposhtme:
a.) pronat e shtetit dhe pronat e Bashkisë, që përdoren për qëllime jo fitimprurëse;
b.) pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me Vendim të Këshillit të Ministrave nën
administrimin e shoqërive publike shtetërore në territorin e Bashkisë Sarandë.
c.) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
ç) banesat sociale në pronësi të Bashkisë;
d) pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që, në bazë të
marrëveshjeve me Bashkinë, mund të përdoren nga kjo e fundit si banesa sociale;
dh) ndërtesat që përdoren nga Komunitetet Fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;
e.) strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të
rregjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;
ë) ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë
me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët;
f.) ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

5
g.) ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore;
gj) Personat që u lind detyrimi për këtë taksë kur janë invalidë, veteranë të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidë të punës, të verbërit, invalidë paraplegjikë e tetraplegjikë, që e fitojnë këtë status në bazë të ligjit nr.7874, datë 17.11.1994 “Për Statusin e Veteranit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, ligjit nr.8098, datë 08.03.1996 “Për statusin e të verbërit” dhe ligjit nr 7889 datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”.

A.2.2.TAKSA MBI TOKËN BUJQËSORE
KATEGORIA E TOKËS Njësia e matjes 2019 2020
1 Kategoria I Lekë/ha/vit 5600 5600
2 Kategoria II Lekë/ha/vit 4900 4900
3 Kategoria III Lekë/ha/vit 4200 4200
4 Kategoria IV Lekë/ha/vit 3600 3600
5 Kategoria V Lekë/ha/vit 3000 3000
6 Kategoria VI Lekë/ha/vit 2400 2400
7 Kategoria VII – X Lekë/ha/vit 1800 1800

6
Përjashtohen nga taksa mbi tokën bujqësore sipërfaqet që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari, për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes. Taksa e tokës bujqësore mblidhet me agjent tatimor ose direkt nga Drejtoria e Bujqesise dhe Drejto-ria e Taksave dhe Tarifave Vendore.

A.2.3.TAKSA MBI TRUALLIN
Me “truall”, nënkuptojmë një sipërfaqe toke, jobujqësore që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpër-mjet dokumenteve ligjore të planifikimit. Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katrorë, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë atë.
Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli.
Taksë trualli Njësia e matjes 2019 2020
1 Truall për qëllime banimi nga individët Lekë/m2
/vit 0.56 0.56
2 Truall për qëllime biznesi Lekë/m2
/vit 20 20

A.3.TAKSA E FJETJES NË HOTEL
Baza e taksës së fjetjes në hotel është numri i netëve të qëndrimit në hotel, për person. Janë subjekt i taksës të gjitha veprimta-ritë që japin strehim kundrejt pagesës, si: hotelet, motelet, stabilimentet turistike, pensionet, shtëpitë e pritjes, shtëpitë e turiz-mit familjar dhe çdo objekt tjetër, që përdoret për këtë qëllim.
Taksa e fjetjes në hotel Njësia e matjes 2019 2020
1. Për hotelet me 4 -5 yje
a Bashkia Sarandë (njësia Sarandë) Lekë/natë/qëndrimi 175 175
b Njësia administrative Ksamil Lekë/natë/qëndrimi 105 105
2 Hotelet me 3 dhe nën 3 yje –
bujtinë,fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër
akomoduese sipas përcaktimeve të ligjit për
turizmin
a Bashkia Sarandë (njësia Sarandë) Lekë/natë/qëndrimi 70 70
b Njësia administrative Ksamil Lekë/natë/qëndrimi 35 35

A.4.TAKSA E NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË NGA NDËRTIMET E REJA
Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri, që kërkohet të kryhet, ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për m2 të investi-mit të ri. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse, përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja Njësia e matjes 2019 2020 Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi ose njësi shërbimi të ndryshme
a) ZonaA Vlerë investimi 3 % 3 %
b)Zona B Vlerë investimi 2 % 2 %

Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi ose njësi shërbimi nga shoqeritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik.
a)ZonaA Çmimi/shitjes/m2 6 % 6 %
b)Zona B Çmimi/shitjes/m2 4 % 4 %
c)Ndërtesa ne proces legalizimi Vlerë investimi 0.5 % 0,5 %
d)Projekte të infrastrukturës Vlere investimi 0.1 % 0,1 %

Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të udhëzimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja, është 0,1 për qind e vlerës së investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit.

Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja, është 0,5 për qind e vlerës së investimit.Leja e Legalizimit leshohet vetem pasi te jete vertetuar pagesa e takses nga taksapaguesi. Detyrimi për taksën i takon investitorit. Përjashtohen nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, investimet e kryera per ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel /Resort me katër e pesë yje, status special” sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të rregjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “Brand name”;

A.5.TAKSA MBI KALIMIN E TË DREJTËS SË PRONËSISË
Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme, në çastin e kalimit të të drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë.
Kategoria Njësia e matjes 2019 2020
1 Ndërtesa banimi lekë/m2 300 300
2 Ndërtesa për tregti dhe shërbime lekë/m2 700 700
3 Ndërtesa të tjera lekë/m2 500 500
4 Për truall e tokë bujqësore Vlerë shitje 2 % 2 %
Vjelja e kësaj takse bëhet nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila, në rolin e agjentit
të taksave, përfiton 3% të shumës së arkëtuar.
Kalimi i kësaj takse në favor të Bashkisë, bëhet deri në fund të muajit pasardhës.

A.6.TAKSA E TABELËS
Taksa e tabelës aplikohet për të gjitha subjektet taksapaguese.
Vendosja e tabelës për qëllim identifikimi, është detyrim për të gjithë subjektet, me përjashtim të ambulantëve,
shërbimit të transportit të mallrave ose subjekte të tjera të shërbimit, të cilat nuk kanë mundësi praktike për
vendosjen e saj.
Kategoritë dhe niveli i taksës jepen në tabelën e mëposhtme:
I- Tabelë për qëllime identifikimi të veprimtarisë së subjektit, e trupëzuar ose jo, brenda territorit ku zhvillohet veprimtaria dhe që nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve (ku shënohet emri dhe/ose logoja ose veprimataria e subjektit) 2019- 2020
a- Deri në 2 m2 L/m2/vit 0 0
b- Mbi 2 m2 deri 10 m2
-e thjeshtë (pa ndriçim) L/m2/vit 10 000 10 000
-me ndriçim të thjeshtë L/m2/vit 15 000 15 000
-elektronike L/m2/vit 20 000 20 000
c- Mbi 10 m2 deri 20 m2
-e thjeshtë (pa ndriçim) L/m2/vit 8 500 8 500
-me ndriçim të thjeshtë L/m2/vit 12 750 12 750
-elektronike L/m2/vit 17 000 17 000
ç- Mbi 20 m2 deri 40 m2

9
-e thjeshtë (pa ndriçim) L/m2/vit 5 500 5 500
-me ndriçim të thjeshtë L/m2/vit 8 250 8 250
-elektronike L/m2/vit 11 000 11 000
Mbi 40 m2
-e thjeshtë (pa ndriçim) L/m2/vit 4 000 4 000
-me ndriçim të thjeshtë L/m2/vit 6 000 6 000
-elektronike L/m2/vit 8 000 8 000
II- Tabelë për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet veprimtaria e subjektit në formën dhe përmasat e tabelave për orientim.
-tabelë identifikuese L/m2/vit 120 120
III- Tabelë për qëllime reklamimi e lëvizshme, e palëvizshme deri në
tavanin maksimal 35 m2.
-e thjeshtë ( me/pa/ndriçim) L/m2/vit 22 500 22 500
– elektronike L/m2/vit 45 000 45 500
IV- -Tabela në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola etj.
-të të gjitha llojeve dhe përmasave 1 000 1000
Tabelë për qëllime reklamimi, janë të gjitha tabelat e vendosura në hapësira publike apo private, si: tarraca, llozha, ballkone, në pjesë të rrugës, fasada, trotuare, shtylla, mbajtëse ajrore, mbi pjesë të rrugëve qytetëse apo kombëtare, larg vendndodhjes së biznesit, që kanë përmbajtje reklamimi, për vete ose të tretë dhe shërben si reklamë për të njoftuar,
për të tërhequr vëmendjen ose për të joshur blerësit. Sipërfaqe e përgjithshme e tyre konsiderohet pjesa ku vendoset reklama dhe llogaritet gjatësi x gjerësi, ose me formulën përkatëse, kur formati i strukturës është i ndryshëm.
a .Ne rastet kur tabela perdoret vetem me shkronja te vecuara,simbole,logo apo figura te vendosura ,te gdhendura, apo te pikturuara mbi nje siperfaqe ekzistuese baze vleresimi per llogaritjen e takses sherben siperfaqja qe zene te gjitha shkronjat, figurat ,logot dhe simbolet qe formojne tabelen.
b. Ne rastet e perdorimit nga taksapaguesi te me shume se nje tabele identifikuese perveë atyre orientuese, vleresohet si tabele identifikuese vetem ajo tabele qe eshte e trupezuar ose jo ne njesine apo brenda territorit ku ushtrohet veprimtaria e
taksapaguesit,ose qe ndodhet me prane njesise ose vetem nje nga tabelat.Cdo tabele tjeter e tille konsiderohet si tabele per qellime reklamimi dhe taksa llogaritet dhe paguhet per kete kategori tabele.