NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë më datë 30.09.2026 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin gusht 2026”.
2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin gusht 2026″.
3. P/vendim “Për miratimin e shtetasit P.A për tu trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë “.
4. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i strehimit social “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
5. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvensionimi i interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti “.
6. P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvencionimi i qirasë në tregun e lirë si dhe mbi normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”.
7. P/vendim “Për miratimin e shtesës në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2026”.
8. P/vendim “Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak Sarandë nr.151, datë 23.12.2025 “Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të pasurive me nr.395, nr.409, nr.432, nr.430 dhe nr.441, zona kadastrale 172”.
9. P/vendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së partneritetit për projektin “Herit Adapt: trashëgimia dhe qëndrueshmëria territoriale përmes turizmit të qëndrueshëm, përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe angazhimit qytetar”.
10. P/vendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
11. Shqyrtimi dhe dhënia e opinionit për projektligjin “Për ndarjen administrativeterritoriale të njësive të qeverisjes vendore”.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

• Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Shtator, ora 10:00.
• Komisioni i çështjeve juridike,rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Shtator, ora 12:00.
• Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Shtator, ora 13:00.
• Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Shtator, ora 11:00.
• Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Shtator, ora 13:00.

 

KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK
ASAF STROKA