VËNDE TË LIRA PUNE



REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SEKTORI I SHËRBIMIT TË MZSH SË

 

NJOFTIM PËR  2 (DY) VENDE TË LIRA PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË DHE 1 (NJË) VEND PUNE NË NIVELIN E MESËM NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

                Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen 2 (dy) vende  të lira  pune në nivelin bazë dhe 1(një) vend pune në nivelin e mesëm në pozicionet:

 

A – Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë , drejtues automjeti, 2 (dy) vende pune, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 65 000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.

 

  • Punonjës zjarrfikës i nivelit të  mesëm 1 (një) vend pune në pozicionin Drejtues i Shuarjes së Zjarrit dhe Komandant Stacioni Zjarrfikës në Sektorin e MZSH së, bashkia Sarandë,                                                                                                                                   Paga bazë për gradë 78 000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 6 000 lekë.

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut.

Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Drejtuesi i Shuarjes së Zjarrit  dhe Komandant Stacioni në strukturat vendore të shërbimit të MZSH-së varet nga Shefi  I Sektorit të MZSH së  dhe përgjigjet për:drejtimin, organizimin, motivimin e personelit të shërbimit për zbatimin e detyrave për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës e të pronës, gatishmërinë, disiplinën, përgatitjen profesionale të personelit, si dhe për gatishmërinë e teknikës së pajisjeve zjarrfikëse, drejtimin taktik dhe pozicionimin e formacionit për shuarjen e zjarreve dhe kryerjen e veprimeve të shpëtimit të personelit të shërbimit;

KREU III- DETYRAT FUNKSIONALE

 

 DETYRA FUNKSIONALE : DREJTUES AUTOMJETI  ZJARRFIKËS

 

(sipas VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Neni 29, neni30)

 

Detyrat funksionale të drejtuesit të automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin

  1. Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin është në varësi të komandantit të shërbimit dhe përgjigjet për:
  2. marrjen dhe dorëzimin e shërbimit në orarin e përcaktuar me procesverbal, pas verifikimit të gjendjes së përgjithshme të gatishmërisë së automjeteve zjarrfikëse, furnizimin me karburant, vaj dhe ujë të tyre. Mangësitë e konstatuara pasqyrohen në procesverbal dhe vihet në dijeni shefi i sektorit të Shërbimit të MZSH-së në bashki;
  3. mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;
  4. radhën e veprimeve dhe vepron me shpejtësi e saktësi, pas marrjes së sinjalit për dalje në operacion;

ç)   nisjen për në vendngjarje me urdhrin e komandantit të shërbimit, pasi të sigurohet se efektivi me mjetet dhe pajisjet e nevojshme për operacionin është në gatishmëri për lëvizje;

  1. lëvizjen për në vendngjarje, sipas udhëzimit të komandantit të shërbimit, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor;
  2. dh) pozicionimin në vendngjarje, sipas urdhrit të komandantit të shërbimit, qëndrimin në çdo rast në afërsi të pompës zjarrfikëse dhe veprimin vetëm në zbatim të urdhrit që jep drejtuesi i operacionit për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin;
  3. rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar;

ë) marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit;

  1. përgatitjen e automjetit zjarrfikës apo autoshkallë për kthim në stacion. Të kontrollojë mjetet dhe pajisjet e të raportojë gatishmërinë për lëvizje;
  2. zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor;
  3. gj) larjen e pastrimin e automjeteve, pasi të jetë kthyer në stacion, të vendosë atë në gatishmëri, duke bërë furnizimin me ujë, me naftë, vaj etj. Në rast defektesh të shkaktuara gjatë operacionit, i regjistron dhe i raporton ato te komandanti i shërbimit dhe punon për eliminimin e menjëhershëm të tyre;
  4. specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti. Kur komisioni e nxjerr me aftësi të kufizuar për drejtimin e automjeteve zjarrfikëse ose i rekomandon përdorimin e pajisjeve optike, ai zëvendësohet, duke i mundësuar një punë të përshtatshme sipas dispozitave të Kodit të Punës dhe kur nuk është e mundur ai trajtohet sipas parashikimeve të legjislacionit “Për sigurimin suplementar”.

 

DETYRA FUNKSIONALE:  DREJTUES SHUARJES SË ZJARRIT DHE KOMANDANT STACIONI (NIVELI I MESËM)

       (sipas VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Neni 23,, neni 26)

 

Detyrat funksionale të drejtuesit të shuarjes së zjarrit

 

Drejtuesi i Shuarjes së Zjarrit në  në strukturat vendore të shërbimit të MZSH-së varet nga Shefi  I Sektorit të MZSH së  dhe përgjigjet për dhe përgjigjet për:

  1. drejtimin organizimin e personelit operues të shërbimit për zbatimin e detyrave për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës e të pronës;
  2. gatishmërinë, disiplinën, drejtimin e ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve, si dhe për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta të personelit të shërbimit, me strukturat vullnetare dhe me strukturat e tjera të emergjencave;
  3. mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e inventarëve, teknikës, pajisjeve zjarrfikëse në përdorim, si dhe kërkon zbatimin e normave teknike për ruajtjen, mirëmbajtjen e riparimin e tyre nga personeli zjarrfikës, duke mbajtur dokumentacionin përkatës;

ç)  njohjen me hollësi të planimetrisë së zonës që mbulon, qytetit, rrethit, të objekteve të konsideruara të rrezikshme, rrugët e kalimit, burimet hidrike natyrore dhe artificiale, vendndodhjen e hidrantëve zjarrfikës, mirëfunksionimin e tyre, si dhe organizon punën për njohjen e tyre në terren nga personeli i stacionit;

  1. evidentimin e çdo dëmtimi të rëndë të automjeteve, të pajisjeve dhe materialeve të tjera në përdorim, duke evidentuar shkakun dhe personat shkaktarë;
  2. dh) zhvillimin me personelin operues të analizave të punës mujore për zjarret e rëna;
  3. monitorimin e ndërrimit të shërbimit 24- orësh në stacion dhe të gjithë veprimtarinë e personelit të shërbimit;

ë) përgatitjen e përgjithësimeve për taktikat e përdorura për shuarjen e zjarreve e shpëtimin e jetës së njerëzve gjatë ndërhyrjeve;

  1. zhvillimin e stërvitjeve me efektivët e shërbimit, kur i kërkohet, sipas programit të miratuar mbi bazën e planit të punës ditor, konspekteve, literaturës, bazës së nevojshme materiale dhe ta evidentojë atë në evidencat përkatëse;
  2. plotësimin në rregull e me korrektësi të dokumentacionit të miratuar nga ministri përgjegjës, sipas përcaktimeve të udhëzimeve specifike;
  3. gj) propozimin për dhënien e stimujve për punonjësin në varësi, si dhe propozimin për dhënien e masave disiplinore;
  4. pjesëmarrjen dhe hartimin e akteve të ekspertizës për zjarret e rëna, kur i kërkohet

 

Detyrat funksionale të punonjësit  që kryen funksionin e komandantit të stacionit

 

Komandanti i stacionit në strukturat vendore të shërbimit të MZSH-së varet nga s shefi i sektorit të shërbimit vendor në sektorët vendorë të MZSH-së dhe përgjigjet për:

  1. drejtimin, organizimin, motivimin e personelit të shërbimit për zbatimin e detyrave për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës e të pronës;
  2. gatishmërinë, disiplinën, përgatitjen profesionale të personelit, si dhe për gatishmërinë e teknikës së pajisjeve zjarrfikëse;
  3. drejtimin taktik dhe pozicionimin e formacionit për shuarjen e zjarreve dhe kryerjen e veprimeve të shpëtimit të personelit të shërbimit;

ç)   zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta të personelit të shërbimit me strukturat vullnetare dhe me strukturat e tjera të emergjencave;

  1. administrimin e inventarëve të teknikës dhe pajisjeve zjarrfikëse në përdorim dhe në rezervë e të kërkojë zbatimin e normave teknike për ruajtjen, mirëmbajtjen e riparimin e tyre nga personeli zjarrfikës, duke mbajtur dokumentacionin përkatës për çdo veprim të kryer;
  2. dh) njohjen me hollësi të planimetrisë së zonës që mbulon, qytetit, rrethit, zonës së objekteve të rrezikshme, rrugët e kalimit, burimet e ujit dhe hidrantët zjarrfikës, si dhe organizon punën për njohjen e tyre në terren edhe nga personeli i stacionit;
  3. çdo dëmtim të rëndë të automjeteve, të pajisjeve dhe materialeve të tjera në përdorim, duke përcaktuar shkakun dhe duke evidentuar personat përgjegjës;

ë) zhvillimin e analizave të punës mujore dhe analizat e zjarreve të rëna;

  1. ndërrimin e shërbimit 24-orësh në stacion dhe

të gjithë veprimtarinë e personelit të shërbimit;

  1. zhvillimin e stërvitjeve me efektivët e shërbimit, kur i kërkohet, sipas programit të miratuar mbi bazën e planit ditor të punës, konspekteve, literaturës, bazës së nevojshme materiale, duke e evidentuar atë në evidencat përkatëse;
  2. gj) marrjen e masave për përsosjen e bazës materiale e didaktike për zhvillimin e programit të përgatitjes profesionale me personelin;
  3. plotësimin e rregullt me korrektësi të të gjithë dokumentacionit, sipas përcaktimeve të urdhrave dhe udhëzimeve përkatëse;
  4. j) propozimin për dhënien e stimujve për efektivin vartës, si dhe dhënien e propozimin e masave disiplinore.

Kriteret për pranimin e kandidatëve: niveli bazë (drejtues automjeti)

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.

 

Kriteret për pranimin e kandidatëve: niveli mesëm. (Drejtues I Shuarjes së Zjarrit dhe Komandant Stacioni)

Kandidati që aplikon dhe konkuron për punonjës të nivelit të mesëm në strukturat e shërbimit të MZSH-së duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;
  3. Të jetë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar:
  4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, i Policisë së Shtetit apo nga institucione të tjera të administratës publike;

ë)    Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

KREU IV- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

a- Kandidatët për nivelin bazë,drejtues automjeti duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1.Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit ”D”.
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.
  14. .Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

b- Kandidatët për nivelin e mesëm ,Drejtus I Shuarjes së Zjarrit dhe Komandant Stacioni  duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë

  1. Formular aplikimi (Lidhja nr. 11 e VKM së Nr.520, datë 25.07.2019))
  2. Fotokopje e kartës së identitetit
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të kërkuar (Diplomë të shkollës së lartë, listë e notave)
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore
  6. Certifikatë familjare
  7. Vërtetim nga gjykata
  8. Vërtetim nga prokuroria
  9. Raport mjeko-ligjor
  10. Fotokopje e librezës së punës
  11. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton që është në gjëndje të mirë shëndetësore dhe nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  12. Diplomë ose certifikata kualifikimi/specializimi (Nëse ka)
  13. Dëshmi të mbrojtjes së gjuhëve të huaja (Nëse ka)
  14. Urdhërin/vërtetim për ndërprejen e marrëdhënieve të punës nëse ka qënë i punësuar në institucionet e sigurisë (policia e shtetit, forcat e armatosura, shërbimi zjarrfikës, garda e republikës, shërbimi informativ… etj) si dhe në institucione të tjera të administratës publike.
  15. Vetëdeklarim për arsyet e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

16.Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 16.07.2026,   me postë  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

V- Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

VI . Konkurimi:

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
  • Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
  • VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

 

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:

  1. Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
  2. Rezultatit të testimit fizik 50%.

            Kandidatët fitues për nivelin bazë “Drejtues Automjeti Zjarrfikës”, do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë. 

            Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë,(për shkak të vendeve të lira) do të jenë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen  në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSH së ”)

 

                                Për nivelin e mesëm kryetari i Bashkisë  propozon Drejtorisë së Përgjithshme   të MZSH së Tiranë,  për emërimin e punonjësit të nivelit të mesëm  me detyrë Drejtues i Shuarjes së Zjarrit dhe Komandant Stacioni. (jo më pak se 2 (dy) kandidat)   

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut.                                         Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.

Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

 

Bashkangjitur formulari i aplikimit (kliko për dokumentin)

 

VËNDE TË LIRA PUNE

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen 1 (një) vend  i lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin:

 

Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë (Luftues/Shpëtues) 1 (një) pozicion, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 43000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane. Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.(luftues/shpëtues).
  • Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugorsi dhe ata  që kanë kryer kurse si mekanik, elektricist, kompjuteri etj .

 

KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”, dhe ”D”.   0078
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.02.2023,   me poste  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
  • Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
  • VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

 

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:

  1. Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
  2. Rezultatit të testimit fizik 50%.

 

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.  Kandidatët fitues që nuk zotërojnë lejen e drejtimit të grupit “D”, duhet që brenda  6 muajsh të pajisen me lejen e drejtimit të grupit “D”.

Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë, do të jenë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen  në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSH së ”)

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.

 

Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

 

Bashkangjitur formulari i Aplikantit (sipas VKM nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores së Shërbimit të MZSH-së ”, Lidhja 11, faqe 92)

VËNDE TË LIRA PUNE

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen 1 (një) vend  i lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin:

 

Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë (Drejtues automjeti, Luftues/Shpëtues) 1 (një) pozicion, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 43000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.                                                                                                                                     Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.(luftues/shpëtues).
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.
  • Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.

 

KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”, dhe ”D”.   0078
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.10.2022,   me poste  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
    · Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
    · VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

 

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:

  1. Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
  2. Rezultatit të testimit fizik 50%.

 

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.                                                                                                                            Kandidatët që zotërojnë lejen e drejtimit të grupit “D”, dhe do të jenë në listën fituese, do të përzgjidhen të parët për t”u emëruar.

Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë, janë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen  në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSH së ”)

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.

 

Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

 

Bashkangjitur formulari i Aplikantit (sipas VKM nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores së Shërbimit të MZSH-së ”, Lidhja 11, faqe 92)

Njoftim për punësim

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII të VKM nr. 243, datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Burimeve  Njerëzore e Bashkisë Sarandë, shpall procedurën e konkurrimit për  pozicionin:

 

  • Specialist për transportin dhe sinjalistikën, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – kategoria III-b

Nga ana jonë është dërguar dhe në mënyrë elektronike në adresën tuaj” vende të lira pune@shkp.gov.al”.

Për çdo paqartërsi na komunikoni në adresën bashkiasarande@yahoo.com, ose numër kontakti  0697608870.

 

Bashkangjitur formulari i Aplikantit

 

 

Njoftim për punësim.

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Me anë të këtij njoftimi Bashkia Sarandë bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” , neni 64, Ligjit 7961 datë 12.07.1995, i ndryshuar “ Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, shpall vendet e lira pune:

  1. Shtëpia e Fëmijës Shkollor “Vangjel Pulla”
  • Psikolog                    (1 pozicion)
  • Punonjës Social      (1 pozicion)

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë institucionit të Bashkisë Sarandë, Zyrës së Sekretarisë, dokumentacionin si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar (CV)

b-Fotokopje të diplomës dhe listë notash e noterizuar (bashkalidhur dhe diploma bachelor, profesional ose shkencor)

c-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

d-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

e-Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore / Dëshmi Penaliteti;

f-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt (nëse ka);

g-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

h-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 15.08.2022.

Bashkia Sarandë

NJOFTIM PËR SHPALLJE FITUESI

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

NJOFTIM PËR

SHPALLJEN E FITUESIT  PËR  NIVELIN BAZË NË POZICIONIN “ZJARRFIKËS”, NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT, BASHKIA SARANDË

 

Komisioni i ngritur me Urdhër Nr.82, datë 04.05.2022, i Kryetarit të Bashkisë Sarandë, “Për ngritjen e komisionit për testimin dhe marrjen në punë  të punonjësve të nivelit bazë në Sektorin e Shërbimit  të MZSH së”, i mbledhur më datën, 23.06.2022, pasi  shqyrtoi dokumentacionin dhe rezultatet e testimit të aplikantëve për pranimin në nivelin bazë në  pozicionin “zjarrfikës” në shërbimin e MZSH-së, Bashkia Sarandë:

 

VENDOSI

 

1.Të shpallë fitues në nivelin bazë në  pozicionin “zjarrfikës”,  zotin Rigels Petro Mehemet (ID J 20911092 L).

2.Ankesa të bëhet brenda 5 ditëve në Drejtorinë e Personelit dhe Burimeve Njerëzore.

3.Ndjek zbatimin e këtij vendimi Sektori i Shërbimit të MZSH së dhe Drejtoria e Personelit dhe Burimeve Njerëzore.

 

KOMISIONI I TESTIMIT DHE PRANIMIT,

 BASHKIA SARANDË

Njoftim për punësim në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

NJOFTIM PËR

PËR  VLERËSIMIN DHE KONKURIMIN  NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 

Komisioni i ngritur me Urdhër Nr.82, datë 04.05.2022, i Kryetarit të Bashkisë Sarandë, “Për ngritjen e komisionit për testimin dhe marrjen në punë  të punonjësve të nivelit bazë në Sektorin e Shërbimit  të MZSH së”, i mbledhur më datën, 06.06.2022, pasi verifikoi dhe shqyrtoi dokumentacionin e aplikantëve për pranimin në shërbimin e MZSH-së, vendosi që personat e mëposhtëm kanë të drejtën për të vazhduar konkurimin për pranimin në shërbimin e MZSH së.

 

  • Rigels Petro Mehmet.

 

KOMISIONI I TESTIMIT DHE PRANIMIT, BASHKIA SARANDË

Njoftim për punësim në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen  një vend  i lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin:

 

Punonjës zjarrfikës (Luftues/Shpëtues, Drejtues automjeti) 1 (një) pozicione, në nivelin bazë, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 40 000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7 000 lekë.

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.                Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor,sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit;zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor;specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  •  Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.

Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor si dhe ata që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj

 

KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2.  Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 30.05.2022,   me poste  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

· Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
· Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
· VKM nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

 

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim 50% dhe rezultatit të intervistës me gojë 50%.

 

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Bashkangjitur formulari i Aplikantit (sipas VKM nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores së Shërbimit të MZSH-së ”, Lidhja 11, faqe 92)