DËGJESË PUBLIKE

 

Prezantimi i projektbuxhetit të vitit 2023 të Bashkisë Sarandë dhe diskutimi i tij me komunitetin, vazhdon:

 

📌 Ditën e mërkurë, më 23 nëntor 2022, ora 11:00, me banorë të lagjeve 1, 2 e 3, te Lokal “Tatzati”

📌 Ditën e enjte, më 24 nëntor 2022, ora 11:00,

me banorë të lagjes 4, te Lokal “Oxhaku”, Kodër.

Jepini vlerë mendimit tuaj, jepini zërin tuaj

zërave të buxhetit të Bashkisë për vitin 2023.

 

NGA ZONAT PERIFERIKE TË SARANDËS NIS BASHKËBISEDIMI PËR PRIORITETET 2022

Nga zonat e banuara në dy skaje të qytetit të Sarandës, ka nisur marrja e sugjerimeve për projektbuxhetin 2022. Ekipi i Bashkisë, i kryesuar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe me prani të kryetarit të Këshillit Bashkiak Asaf Stroka, ishin në bashkëbisedim të hapur e të thjeshtë me banorë të “Baba Rexhepit” dhe Lugut të Dardhës.
Banorët vlerësuan atë çfarë qeverisja vendore ka bërë në zonat e tyre të banimit, si: zgjidhjen për problematikat e trojeve, rritjen e koefiçientit të ndërtimit, përmirësimet në infrastrukturë etj. Nga banorët u kërkua që të ndërhyhet me investime të vogla e të përballueshme nga buxheti i Bashkisë, për shtimin e orëve të furnizimit me ujë të pishëm, për kanalizimin e ujërave të ndotura, për zëvendësim të llampave të ndriçimit publik.
Me thekse të reja u kërkua tolerancë zero ndaj ndotësve të mjedisit. Bashkiakët morën përsipër zgjerimin e hartës së vendosjes së kontenjerëve dhe shtimin e tërheqjes së mbetjeve urbane nga operatori i pastrimit, ndërkohë që nga banorët dhe bizneset në këto territore u kërkua qasje e re qytetare në nxjerrjen e mbetjeve dhe hedhjen e tyre në kontenjer. Po kështu, u kërkua të bëhet zgjedhja përfundimtare: o turizëm, o bagëtinë.
Në këto takime u sigurua se pranvera e vitit të ardhshëm do të vijë me zgjidhje përfundimtare për ujin e pijshëm, nëpërmjet projektit me KFW dhe vënies në punë të depos së Lugut të Dardhës, si dhe do të funksionojnë lejet tip për gropat septike etj.
Me përshirjen e një pjese të mirë të këtyre nevojave në buxhetin e vitit 2022, do të përmirësohet cilësia e jetës së këtyre banorëve, duke krijuar kushte efhe për të pritur turistë. Ndodhja e tyre në skaje të territorit të
Bashkisë, nuk ka bërë që ata të jenë në skaj të vëmendjes.

 

Prioritetet e komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024

Këshilli Bashkiak Sarandë

Përmbledhje e rekomandimeve të konsultimit publik

 

Titulli: Mbledhja e rekomandimeve për prioritetet e komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024 përmes përdorimit të sondazhit online

Grupet që u konsultuan: Banorët e bashkisë Sarandë.

Rekomandimet e dhëna përmes sondazhit online në lidhje me çështjen që konsultohet janë:

 

Nr

 

Rekomandimi

 

Nr i rekomanduesve

1 Të rriten fondet për arsimin bazë dhe parashkollor 102
2 Të rriten fondet për shërbimin e uljes së papunësisë 95
3 Të rriten fondet për Gjelbërimin, varrezat, trotuaret 78
4 Të rriten fondet për rrjeti rrugor 77
5

 

Të rriten fondet për Sigurimin Shoqëror 76

 

Rezultatet e plota të sondazhit:

Sondazhi është zhvilluar në faqen e internetit të Këshillit të Bashkisë.

Periudha e anketimit : Data  01 Prill deri në 31 Maj 2021

Numri i pjesëmarrësve : 145

Pyetjet e shtruara dhe rezultatet sipas opsioneve të paraqitura janë si vijon :

Nr. Pyetja Opsioni Numri
 

 

 

1

 

A jeni dakort me menyren si janë shpenzuar paratë?

27% Kujdesi social për familjet dhe fëmijët (përfshihet çerdhja)

Jam dakord 90
Duhen shpenzuar më shumë 67
Duhen shpenzuar më pak 37
Nuk e di 38
 

 

 

2

A jeni dakort me menyren si janë shpenzuar paratë?

23% Administrata e bashkisë

Jam dakord 71
Duhen shpenzuar më shumë 60
Duhen shpenzuar më pak 76
Nuk e di 25
 

 

 

3

 

A jeni dakort me mënyrën si janë shpenzuar paratë?

21% Rrjeti rrugor

Jam dakord 55
Duhen shpenzuar më shumë 77
Duhen shpenzuar më pak 68
Nuk e di 32
4 A jeni dakort me mënyrën si janë shpenzuar paratë?

15% Gjelbërimi, varrezat, trotuaret

Jam dakord 59
Duhen shpenzuar më shumë 78
Duhen shpenzuar më pak 54
Nuk e di 41
 

 

 

5

 

A jeni dakort me mënyrën si janë shpenzuar paratë?

8% Arsimi bazë dhe parashkollor

Jam dakord 48
Duhen shpenzuar më shumë 102
Duhen shpenzuar më pak 48
Nuk e di 34
 

 

 

7

 

Si e vlerësoni performancën e bashkisë për shërbimet kryesore të ofruara?

27% Kujdesi social për familjet dhe fëmijët (përfshihet çerdhja)

Shumë mirë 98
Neutral 63
Jo mirë 51
Nuk e di 18
 

 

 

8

Si e vlerësoni performancën e bashkisë për shërbimet kryesore të ofruara?

23% Administrata e bashkisë

Shumë mirë 51
Neutral 95
Jo mirë 67
Nuk e di 17
 

 

 

9

 

Si e vlerësoni performancën e bashkisë për shërbimet kryesore të ofruara?

21% Rrjeti rrugor

Shumë mirë 68
Neutral 65
Jo mirë 74
Nuk e di 17
 

 

 

10

 

Si e vlerësoni performancën e bashkisë për shërbimet kryesore të ofruara?

15% Gjelbërimi, varrezat, trotuaret

Shumë mirë 50
Neutral 86
Jo mirë 59
Nuk e di 23
11  

Si e vlerësoni performancën e bashkisë për shërbimet kryesore të ofruara?

8% Arsimi bazë dhe parashkollor

Shumë mirë 67
Neutral 59
Jo mirë 77
Nuk e di 24
 

 

 

13

Prioritetet e komunitetit Policia Vendore 29
Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile 43
Marrëdheniet me komunitetin 59
Mbështetje për zhvillimin ekonomik 60
Shërbimet e tregjeve dhe inspektimi 58
Shërbimet bujqësore 53
Ujitja dhe kullimi 72
Pyjet dhe kullotat 59
Transporti publik 65
Turizmi 74
Shërbimi i pastrimit 57
Ujërat e zeza dhe kanalizime 53
Planifikimi urban vendor 58
Programet e zhvillimit 40
Furnizimi me ujë 57
Ndriçim rrugësh 49
Kujdesi parësor shëndetësor 42
Sporti dhe argëtimi 53
Trashëgimia kulturore 41
Arsimi i mesëm i përgjithshëm 34
Arsimi profesional 43
Kujdesi social për personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara 57
Sigurimi shoqëror 76
Papunësia 95
Strehimi 40
Pensionet 1

 

 

AlbaniaUSA