Kalaja e Lekuresit

​​​Ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.

 

Kalaja e Lëkurësit ka planimetri pothuajse katrore: 42 x 44 m me dy kulla drejtëkëndshe në murin perëndimor.

 

Nga kullat ruhet më mirë kulla kulla e qoshes jug–lindore e cila në gjendjen e sotme ka një lartësi 7 m që arrin në lartësinë e dyshemesë së katit të dytë. Kulla drejtëkëndshe ndodhet në murin perëndimor. Katet e para të kullave rrethore kanë shërbyer si depo dhe janë pajisur me fërngji të vendosura rreth 1.20 m larg njëra tjetrës. Nga pozicioni i vendosjes së kullave del qartë se drejtimi i kontrollit të kështjellës ishte deti.

 

Muret janë ndërtuar me gurë gëlqereje të lidhur me llaç dhe të përforcuar me breza druri Lartësia e mureve arrin 6,70 –7 m dhe trashësia deri ne 2 m. Muret qarkoheshin nga një parapet i përshkruar me fërngji për topa, të mbuluara me gurë horizontale. Fërngjitë kanë lartësi 0,50 m, gjerësi nga brenda 0,35 m dhe 0,04 –0,06 m nga jashtë. Frëngjitë në pjesën e sipërme mbulohen me pllaka guri të vendosura horizontalisht. Ato që përshkojë parapetin në mure nuk janë aq tipike për armë zjarri, ato janë më të mëdha se frëngjitë e përdorura të Ali Pashë Tepelenës.Teknika e mësipërme ngjason me shtëpitë e shek. XVII-XVIII të Gjirokastrës.

 

Kalaja e Lëkurësit mbante një garnizon rreth 200 ushtarë dhe ndërtimi i saj i përket mesit te shek.XVI. Mundësia e ndërtimit të saj është viti 1537, kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe ishte i domosdoshëm kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint, pasi ky i fundit ishte pushtuar nga venencianët.