• Shërbimi i Gjendjes Civile funksionon në nivel Drejtorie në Bashkinë e Sarandës
  • Ka në varësi të saj zyrën e Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Ksamil
  • Disponon Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të shtetasve të Bashkisë Sarandë: qytetet Sarandë e Ksamil dhe fshatrat Metoq, Shelegar, Gjashtë dhe Çukë.
  • Detyrë e kësaj Drejtorie është të rregjistrojë aktet e lindjeve, martesave dhe vdekjeve në librat përkatës
  • Lëshon Çertifikata lindjeje, martese, familjare dhe vdekjeje, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
  • Plotëson detyrimet e përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore, në raport me institucione shetërore dhe subjektet e interesuara
  • Informon Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, lidhur me veprimtarinë e Gjendjes Civile, sipas kërkesave dhe udhëzimeve përkatëse
  • Bazuar në ligjin Nr. 10129, datë 11.05.2009, plotëson çdo muaj statistikën, e cila dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe pranë Prefekturës
  • Plotëson statistikat mujore për sigurimet shoqërore mbi lindjet dhe vdekjet

DETYRA TË DREJTORIT:

  • Organizon punën për të dhënë shërbim sa më korrekt ndaj qytetarëve
  • Ndjek nga ana metodike të gjithë punën që kryhet në drejtori
  • Siguron mbarëvajtje të punës, duke sjellë modernizimin gradual të shërbimeve që ofrohen
  • Organizon dhe realizon cilësisht aktin e martesave, duke respektuar ligjshmërinë përkatëse
  • Siguron bashkëpunim të mirë me shërbimin e Gjendjes Civile të rrethit, për problematikat dhe aktet që transferohen atje
  • Bashkëupunon ngushtë me juristin e Bashkisë për probleme që kërkojnë asistencë të posaçme ligjore
  • Ndjek të gjithë procedurën që lidhet me çështjet gjyqsore, si: korrigjim apo ndryshim akt-lindje dhe gjeneraliteteve të tjera dhe përgjigjet direkt për çdo ndryshim apo korrijgim të reflektuar në Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
  • Kryen veprimet që kërkohen nga përfaqësitë diplomatike, të akredituara në vendin tonë.
  • Përgatit projekt-vendimet dhe relacionet që janë për miratim në Këshillin Bashkiak për probleme të Gjendjes Civile

DETYRA TË NËPUNËSIT:

  • Komunikon dhe u shërben qytetarëve me korrektësi e mirësjellje
  • Plotëson me përgjegjësi, me korrektësi dhe në përputhje me ligjin, aktet e Gjendjes Civile
  • Realizon plotësimin dhe dhënien e çertifikatave
  • Plotëson aktet e lindjeve dhe vdekjeve
  • Ndjek korrespondencën, sipas detyrave të përcaktuara
  • Harton statistikën mujore