FTESË E HAPUR PËR TENDER

 

 

Titulli i Kontratës: Ofrimi i Shërbimeve të Mbështetjes Teknike për Bashkinë Sarandë për zbatimin e projektit “Përmirësimi i qëndrueshmërisë mjedisore dhe socio-ekonomike të rajoneve të BE-së ndaj ndryshimeve klimatike”, me akronimin “KLIMA”

 

Vendndodhja: Sarandë, Shqipëri Buxheti total: EUR me TVSH:

Loti 1: Menaxhimi i Projektit: 35,000 €

Loti 2: Materiali komunikues dhe organizimi i eventeve: 1500€

 

LOT (s): 2

 

Procedure: PRAG 2021.1 e thjeshtuar me ftesë të hapur dhe publikim lokal

 

Dosja e Tenderit — Kërkesë për pjesëmarrje

 

Dosja e plotë e tenderit sipas PRAG 2021.1 është e disponueshme me kërkesë të kontraktorëve të interesuar në adresën tonë zyrtare të emailit duke përmendur numrin REF të prokurimit dhe duke dhënë detaje të plota të tenderuesve (persona fizikë/entet private/konsorciume) për të marrë dosjen dhe çdo përditësim/sqarim) gjatë periudhës së prokurimit.

 

Dosja e plotë e tenderit bazohet në PRAG 2021.1 dhe përfshin:

 

A.             Udhëzime për tenderuesit dhe njoftimi i kontratës

 

B.             Projektmarrëveshja e kontratës dhe kushtet e veçanta me anekset:

 

    1. Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
    2. Kushtet e referencës
    3. Organizimi dhc metodologjia (të dorezohet nga tenderuesi duke përdorur shabllonin e
      dhënë)
    4. Anëtarët e ekipit të projektit (duke përfshirë shabllonet për listën përmbledhëse dhe
      CV-të e tyre)
    5.  Buxheti (të dorëzohet nga tenderuesi si ofertë financiare duke përdorur shabllonin e
      dhënë)
    6. Formularët dhe dokumentet e tjera mbështetëse

 

 

C.             Informacione të tjera:

 

    1. Rrjeti i perputhshmerisë administrative
    2. Rrjeti i vlerësimit

 

 

D.             Formulari i paraqitjes së tenderit dhe deklarata e nderit për kriteret e përjashtimit dhe përzgjedhjes

 

Për detaje të plota të procedurave të tenderimit, ju lutemi shikoni udhëzuesin praktik dhe anekset e tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e mëposhtme e internetit:

https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG

 

Presim të marrim ofertën tuaj, e cila duhet të dërgohet jo me vonë se afati i përcaktuar ne pikën 8 të Udhëzimeve për Tenderuesit (16.6.2025, ora 14:00). Ju lutemi dërgojeni në adresën dhe me kërkesat e dhëna ne piken 8.

 

Me paraqitjen e nje tenderi, ju pranoni të merrni njoftimin për rezultatin e procedurës në rrugë elektronike.

 

 

Bashkëngjitur materialet (kliko për dokumentin)