Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit prezantuan Projektin e Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit shoqëruar nga ekipi i konsulentëve, Trashëgimia Kulturore pa Kufinj në bashkëpunim me Studion Kengo Kuma Architects & Associates, prezantuan Projektin e Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

 

Prezantimi u fokusua në fazën e deritanishme të koncept-idesë dhe dizajnit paraprak për një qendër me një qasje krejtësisht miqësore ndaj mjedisit dhe në shërbim të komunitetit e turistëve të shumtë që vizitojnë Parkun Kombëtar të Butrintit.

 

 

Bashkia Sarande nënshkruan marrveshjen e grantit në kuadër të Programit të OKB “Askush Të Mos Mbetet Pas

Bashkia Sarande nënshkroi në prani të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj.Albana Koçiu , Ambasadores së Zvicrës Znj. Ruth Huber dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Shqipëri Znj. Monica Merino marrëveshjen e grantit të fituar nga Bashkia Sarandë në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas – LNB2”, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.  Fokusi kryesor i projektit është kujdesi i shtuar për grupet vulnerabël dhe shtimi i shërbimeve sociale për ata në nevojë.

 

Bashkia Sarandë shpall thirrjen për krijimin e Këshillit Rinor Vendor

Bashkia Sarandë, Drejtoria e Projekteve, Rinisë dhe Integrimit Europian shpall thirrjen për krijimin e Këshillit Rinor Vendor, i cili do të jetë një organ këshillimor me synimin për të përkrahur aktivizimin, vullnetarizmin dhe zhvillimin e të rinjve të qytetit.

 

Nëse je një i ri/ e re, banor/e e Bashkisë Sarandë, mosha 15-29 vjeç dhe dëshiron të jesh zëri i të rinjve të qytetit tënd apliko për tu bërë pjesë e Këshillit Rinor Vendor Sarandë.
Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30.04.2024. Të gjithë kandidatët/et e interesuar mund të aplikojnë në formularin e mëposhtëm: https://forms.gle/DzszxETwZzQfgJkD9