Përkujtojmë sot me nderime 80- vjetorin e çlirimit të Sarandës! Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut
Përkujtojmë sot me nderime 80- vjetorin e çlirimit të Sarandës! Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut
💻Çelet Thirrja e IX e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, që duan të zhvillojnë një praktikë 3 mujore pranë institucioneve të administratës shtetërore.
Si mund të bëhesh pjesë?
Me një aplikim shumë të thjeshtë!
Bashkangjisni CV-në tuaj dhe një letër motivimi deri më 15 gusht në portalin: praktika.riniafëmijët.gov.al.
!! Mbi 1200 pozicione të lira.
Mos harro, për t’u bërë pjesë e Thirrjes së IX, duhet të kesh mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
P.s: 🔗 Link-un e aplikimit e gjeni në Bio në faqen e @agjencia_kombetare_e_rinis
Kënaqësi të prisja ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi komunitetin ukrainas në qytetin tonë dhe ndamë mendime lidhur me forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Takim që do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve tona.
#Sarandë #Ukrainë #Bashkëpunim
**🌳 NJOFTIM PËR TRAJTIME KIMIKE 🌳**
Nga data 03.06.2024 deri më 11.06.2024, Sektori i Gjelbërimit, Bashkia Sarandë do të kryejë trajtimet kimike sezonale në pemët dekorative në qytet. 🌲
Trajtimet do të kryhen prej orës 24:00 deri në orën 05:00, me preparate të listës të miratuar nga Bashkimi Evropian. 🕛
Njoftohen qytetarët të marrin masa, sidomos bletërritësit. 🛡️