SHËRBIMI IOM PËR DIASPORËN DHE MIGRACIONIN – INFORMIM, MBËSHTETJE, INTEGRIM

Përshëndetje!

 

Te sportelet e Zyrës me Një Ndalesë pranë Bashkisë Sarandë gjeni shërbimin që i kushtohet Diasporës dhe Migracionit. Shërbim mundësohet nga IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin) financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.

 

Shërbimet që ofrohen në Bashkinë e Sarandës nga Konsulentët e IOM-it për kategoritë e identifikuara të Përfituesve:

 

  • Vendosje e kontaktit me Përfituesit; Qasje, Asistencë dhe informacion të qartë për punësim.
  • Ri-integrimi i migrantëve të kthyer përmes rrjetit të brendshëm të migracionit.
  • Informacion për mundësinë e nxitjen e investimeve të Diasporës.
  • Të huajt që jetojnë në Shqipëri.
  • Fokus i veçantë do të jetë te të rinjtë dhe përmirësimi/fuqizimi i tyre personal.
  • Identifikimi dhe koordinimi për përputhjen e mundshme midis përfituesve potencialë me mundësitë e disponueshme për rajon dhe sektor.
  • Shpërndarje dhe dorëzim i materialeve (fletëpalosje) e udhëzime të personalizuara.

 

Realizohen përmes:

 

  • Forcimit dhe koordinimit ndër-institucional në nivel Lokal.
  • Do të hartohen Planet Individuale të Punësimit dhe Arsimit (IEEP).
  • Mbështetje në zhvillim, trajnimin, punësimin e shërbimet ligjore për çdo individ dhe familjet e tyre.
  • Koordinim midis sektorit të biznesit dhe komunitetit lokal për të lehtësuar integrimin dhe bashkëpunimin.

 

Aksesueshmëria (qasja miqësore) dhe Përfshirja për individët me besim e ruajtje të privatësisë:

 

  • Mundësi të barabarta për të gjithë migrantët e brendshëm potencialë, pavarësisht rrethanave.
  • Udhëzime të qarta në gjuhë dhe formate të kuptueshme e të lehta.
  • Mbështetje për grupet e nën-përfaqësuara: gratë, Personat me aftësi ndryshe, minoritetet etnike…

 

Me anë të postës elektronike kontaktoni në adresë e-maili: diasporasarande@gmail.com .

Informacione do të gjeni në linkun zyrtar të Bashkisë Sarandë: https://bashkiasarande.gov.al .

NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 27.11.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 27.11.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Tetor 2025”.
  2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Tetor 2025”.
  3. P/vendim “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2026”.
  4. P/vendim “ Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë Sarandë për periudhën janar – dhjetor 2026”.
  5. P/vendim “Për një shtesë në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2025”.
  6. P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  7. Raport mbi shërbimin veterinare dhe tregjet publike të Bashkisë.
  8. Raport mbi performancën e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 11:00 .
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 12:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 11:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 13:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 14:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA

DIVE IN ART – PROJEKTI INTERREG VI-A IPA GREQI–SHQIPËRI PËR ZHVILLIM KULTUROR DHE TURISTIK

Relacion mbi projektin “DIVE IN ART” – Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri

 

Bashkia Sarandë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm, është pjesë e projektit “DIVE IN ART”, i cili zbatohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg VI-A IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027, me kodin e projektit 329.

 

Projekti synon të kontribuojë në forcimin e identitetit kulturor të zonave përfituese, përmes promovimit të artit bashkëkohor dhe aktivizimit të komunitetit lokal në hapësirat artistike dhe turistike. Objektivi Specifik i projektit është RSO4.6 – Nxitja e kulturës dhe turizmit të qëndrueshëm.

 

Në kuadër të projektit, Bashkia Sarandë do të organizojë një sërë aktivitetesh kulturore, përfshirë ekspozita, punëtori artistike me të rinjtë, instalacione në hapësira publike, si dhe promovim ndërkombëtar të trashëgimisë artistike të zonës.
Partnerët e projektit përfshijnë institucione nga Shqipëria dhe Greqia, me qëllim ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e artit dhe kulturës.

 

Përmes këtij projekti, synohet:

  • Ngritja e kapaciteteve lokale për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.
  • Promovimi i artistëve vendas dhe përfshirja e komunitetit në jetën artistike të qytetit.
  • Rritja e atraktivitetit të Sarandës si destinacion kulturor dhe turistik.
  • Zhvillimi i një platforme bashkëpunimi me qytete dhe institucione homologe greke.

Projekti do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin dhe ekonominë lokale, duke ndikuar pozitivisht në imazhin e qytetit dhe në fuqizimin e rolit të tij si qendër e artit bashkëkohor dhe destinacion kulturor në rajon.

PROJEKTI INTERREG WOMEN ON BOARD: BARAZIA GJINORE DHE MUNDËSITË PËR GRATË NË EKONOMINË BLU

Përshkrim i shkurtër i projektit “Women on Board”

 

Projekti Women on Board adreson nën-përfaqësimin e ndjeshëm të grave në profesionet e ekonomisë blu, përfshirë, por jo vetëm, sektorët e transportit detar, peshkimit, inxhinierisë portuale, anijeve, logjistikës dhe energjisë detare. Ky disbalancë gjinore kufizon mundësitë personale dhe profesionale të grave, ul aksesin në punësim cilësor dhe pengon konkurrencën, kapacitetin inovativ dhe ndikimin social pozitiv të ndërmarrjeve që operojnë brenda sektorëve të ekonomisë blu.

 

Në këtë kontekst, projekti fokusohet në thyerjen e stereotipeve gjinore të përhapura, duke rritur përfaqësimin e grave në programet trajnuese të ekonomisë blu dhe duke krijuar ambiente pune më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse. Për të arritur këtë, partnerët e projektit dhe aktorët e tyre do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira me qëllim zhvillimin dhe sugjerimin e përgjigjeve efektive të politikave që mund të mbyllin hendekun gjinor në trajnimin dhe punësimin në ekonominë blu, dhe të lehtësojnë barrierat për pjesëmarrjen e grave në profesionet e kësaj ekonomie, duke promovuar aktivisht integrimin e grave në profesionet përkatëse dhe rritjen e përfshirjes së tyre në zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe programeve që ndikojnë në sektorin e gjerë të ekonomisë blu.

 

Ky projekt është në përputhje me Objektivin e Politikës 4: “Një Europë më Sociale”, duke synuar veçanërisht efektivitetin dhe gjithëpërfshirjen e tregut të punës, sigurimin e aksesit të barabartë në punësim cilësor dhe promovimin e një ekonomie sociale më gjithëpërfshirëse.

 

Brief description of the project Women on Borad (kliko për dokumentin)

Partneret e projekteve WOMEN ON BOARD (kliko për dokumentin)