Përshkrim i shkurtër i projektit “Women on Board”

 

Projekti Women on Board adreson nën-përfaqësimin e ndjeshëm të grave në profesionet e ekonomisë blu, përfshirë, por jo vetëm, sektorët e transportit detar, peshkimit, inxhinierisë portuale, anijeve, logjistikës dhe energjisë detare. Ky disbalancë gjinore kufizon mundësitë personale dhe profesionale të grave, ul aksesin në punësim cilësor dhe pengon konkurrencën, kapacitetin inovativ dhe ndikimin social pozitiv të ndërmarrjeve që operojnë brenda sektorëve të ekonomisë blu.

 

Në këtë kontekst, projekti fokusohet në thyerjen e stereotipeve gjinore të përhapura, duke rritur përfaqësimin e grave në programet trajnuese të ekonomisë blu dhe duke krijuar ambiente pune më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse. Për të arritur këtë, partnerët e projektit dhe aktorët e tyre do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira me qëllim zhvillimin dhe sugjerimin e përgjigjeve efektive të politikave që mund të mbyllin hendekun gjinor në trajnimin dhe punësimin në ekonominë blu, dhe të lehtësojnë barrierat për pjesëmarrjen e grave në profesionet e kësaj ekonomie, duke promovuar aktivisht integrimin e grave në profesionet përkatëse dhe rritjen e përfshirjes së tyre në zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe programeve që ndikojnë në sektorin e gjerë të ekonomisë blu.

 

Ky projekt është në përputhje me Objektivin e Politikës 4: “Një Europë më Sociale”, duke synuar veçanërisht efektivitetin dhe gjithëpërfshirjen e tregut të punës, sigurimin e aksesit të barabartë në punësim cilësor dhe promovimin e një ekonomie sociale më gjithëpërfshirëse.

 

Brief description of the project Women on Borad (kliko për dokumentin)

Partneret e projekteve WOMEN ON BOARD (kliko për dokumentin)