CLIMATE – PROJEKTI INTERREG I BE-SË PËR ADAPTIM KLIMATIK DHE MENAXHIM TË KATASTROFAVE

Përshkrim i shkurtër i Projektit CLIMATE

 

Ngjarjet ekstreme klimatike të lidhura me ndryshimet e klimës pritet të rriten në intensitet dhe frekuencë edhe nën skenarin më të mirë të mundshëm të klimës (rritja mesatare e temperaturës 1.5°C), duke përkeqësuar streset territoriale ekzistuese dhe duke sfiduar më tej gatishmërinë dhe kapacitetet adaptive të autoriteteve rajonale për të menaxhuar operativisht emergjencat (valë të nxehtësisë, përmbytje, erozion bregdetar) dhe për të ndërtuar reziliencë klimatike.

 

CLIMATE bashkon 9 partnerë nga 8 vende të BE-së, me nivele të ndryshme maturie rregullatore dhe kompetencë operacionale në fushën e klimës, për të vendosur një qasje të integruar të qeverisjes klimatike që do të adresojë shkaqet rrënjësore të vulnerabilitetit territorial dhe të promovojë planifikimin proaktiv të menaxhimit të katastrofave.

 

Përmes mësimit të përbashkët të politikave dhe shkëmbimit të përvojave, partnerët do të përmirësojnë politikat e tyre territoriale duke forcuar kapacitetet për:

  • Përparimin e konvergjencës rregullatore dhe planifikimin multidimensional të reziliencës klimatike
  • Nënvizimin e rolit të mbrojtjes civile si pjesë integrale e qeverisjes klimatike
  • Përballimin e pasigurisë klimatike dhe mungesës së vlerësimeve të bazuara në të dhëna për rrezikun/dëndësinë
  • Përdorimin e një qasjeje “nga poshtë-lart”, socialisht gjithëpërfshirëse për menaxhimin e rreziqeve
  • Mobilizimin e investimeve për infrastrukturë reziliente ndaj klimës

 

 

Pritshmëritë e ndikimit:

  • 8 instrumente politike të përmirësuara, që përfitojnë autoritetet menaxhuese dhe aktorët e tjerë
  • Kapacitet i rritur i 150 administratave publike për të formuluar dhe zbatuar përgjigje klimatike adaptuese, socialisht të ndërgjegjshme
  • 18 milion euro të mobilizuara për të mbështetur projekte mbi studime rreziku/vulnerabiliteti, menaxhimin e të dhënave klimatike, sistemet e mbikëqyrjes, protokollet e reagimit emergjent, përmirësimet e infrastrukturës, ndërhyrjet urbane të gjelbërta, restaurimin ekologjik dhe strukturat e qeverisjes së hapur

 

Produktet kryesore:

  • 6 punëtori dhe 2 vizita studimore për të promovuar ndërtimin e kapaciteteve
  • Procedura të përbashkëta dyvjeçare të planifikimit të politikave
  • 4 studime tematike të përbashkëta mbi nevojat territoriale dhe 47 praktika të mira për të udhëhequr përmirësimin e politikave
  • 8 “infoday” rajonale dhe 1 ngjarje mësimi politike në nivel BE

 

 

Brief description of the Project CLIMATE (kliko për dokumentin)

Partneret e projektit CLIMATE (kliko për dokumentin)

NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 31.10.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 31.10.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Shtator 2025”.
  2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Shtator 2025”.
  3. P/vendim“Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Bashkisë Sarandë nr.72, datë 23.12.2024”.
  4. P/vendim“Për miratimin e shembjes së godinës e cila shërbenpër kopshtit nr.4 Sarandë, pjesë e godinës së shtëpisë së fëmijës“Vangjel Pulla”, pasuri në pronësi të Bashkisë Sarandë, për qëllim ndërtimin e godinës së re të kopshtit “.
  5. P/vendim“Për miratimin e ndryshimit të pjesshëm të destinacionit për sipërfaqen 1347 m2, pjesë e pasurisë 17/322/1 zona kadastrale 8641 “truall” në pronësi të Bashkisë Sarandë, duke shtuar fushën e përdorimit dhe arsimin parashkollor ”.
  6. P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  7. Gjendjen e rrugëve në fshatin Gjashtë – Sarandë, si rezultat i punimeve nga ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime.
  8. Analizë e mbarëvajtjes së sezonit turistik 2025.
  9. Raport i Drejtorisë së Shërbimeve Publike lidhur me lejet për vendparkime të rezervuara .
  10. Raport mbi performancën e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Tetor, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Tetor, ora 12:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Tetor, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Tetor, ora 12:00.

KRYETAR

ASAF   STROKA

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E DEGJESAVE ME PUBLIKUN NË KUADËR TË HARTIMIT TË PAKETËS FISKALE TË BASHKISË SARANDË PËR VITIN 2026 DHE BUXHETIN E BASHKISË SARANDË PËR VITIN 2026

Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara të Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me Paketën Fiskale të Bashkisë Sarandë dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2026.

 

 

Kalendari i zhvillimit të dëgjesave:

 

Bashkia Sarandë:

  • Data : E Hënë 27 Tetor 2025
  • Ora : 17:00
  • Vendi : Salla e madhe e Bashkisë

 

Njësia Administrative Ksamil:

  • Data : E Martë 28 Tetor 2025
  • Ora : 17:00
  • Vendi : “Restorant Beshiku”, Rruga “Ali Pasha”, Ksamil

 

Metoq:

  • Data : E Mërkurë 29 Tetor 2025
  • Ora : 16:00-17:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit

 

Gjashtë:

  • Data : E Mërkurë 29 Tetor 2025
  • Ora : 17:00-18:00
  • Vendi : Te lagjja e Korçarëve, (lokal Miri)

 

Shelegar:

  • Data : E Enjte 30 Tetor 2025
  • Ora : 16:00-17:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit Shelegar

 

Çukë:

  • Data : E Enjte 30 Tetor 2025
  • Ora : 17:00-18:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit Çukë ( lokal Hari)

 

Berdenesh:

  • Data : E Enjte 30 Tetor 2025
  • Ora : 18:00-19:00
  • Vendi : Në qendër të fshatit Berdenesh (lokal Fatlliu)

 

Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura në adresat e emailit: bashkiasarande@yahoo.com dhe keshillbashkiaksr@gmail.com.

 

 

Pjesëmarrës:

 

Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretari i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Drejtoria e Financës, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratori i Njësive Administrative Ksamil.

 

Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave etj.