THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR PARAQITJEN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË KUADRIN E ZHVILLIMIT DHE MBËSHTETJEN E AKTIVITETEVE SPORTIVE

 

Bashkia Sarandë me qëllim forcimin e partneritetit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile me pushtetit vendor dhe me qëllim mbështetjen e zhvillimit të disiplinave sportive në territorin e Bashkisë Sarandë , fton të gjitha Shoqatat Sportive të interesuara të dorëzojnë projekt-propozime, të cilat duhet të adresojnë prioritetet strategjike të Bashkisë Sarandë në mbështetje dhe zhvillim të disiplinave sportive  në fushën e futbollit:

Totali i fondit të Bashkisë për këtë thirje është në 20.000.000 (njëzet milion lekë) ALL.

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projektpropozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën Janar 2026 në Dhjetor 2026.

 

PËRMBUSHJA E KRITEREVE:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur dhe e barabartë për të gjitha organizatat e regjistruara (shoqatë/organizatë apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm për kushtet e aplikimit dhe kriteret e financimit të projekteve tek Udhëzuesi për aplikantët, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI :

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Sarandë do të jetë i disponueshëm nga data 02.02.2026, pasi dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiasarande@yahoo.com ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur në person në zyrën e protokollit të Bashkisë Sarandë. I gjithë informacioni i nevojshëm, si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit, mund ta gjeni gjithashtu në faqen zyrtare të internetit të bashkisë. Kërkesat për sqarime në lidhje me thirrjet publike mund të bëhen në adresën e e-mailit bashkiasarande@yahoo.com, duke specifikuar numrin e referencës së thirrjes publike. Kërkesa për sqarime mund të bëhen deri në:  ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda tri ditësh pune nga data e marrjes së kërkesës përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentacionin e plotësuar) duhen dorëzuar në tri (3) kopje, një formular i printuar dhe një kopje elektronike (në CD ose USB), në zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, dërgohen me postë rekomande ose dorazi gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte), nga ora 08:00 në 15:00 në adresën e mëposhtme:

Bashkia Sarandë:  Rruga Abedin Dino nr.11  Sarandë

Kopja elektronike duhet të përmbajë patjetër të paktën dokumentet e projektit (projekt-propozimin, buxhetin e ndarë në zërat përkatës, kornizën logjike, si dhe planin e veprimtarive dhe të dukshmërisë).

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 13.02.2026.

Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren në konsideratëvetëm nëse vula postare tregon se data e dërgimit ka qenë para afatit zyrtar të dorëzimit.

Mbi zarf duhet të jetë shkruar titulli i thirrjes për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe shënimi “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”.

Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe në tabelën e njoftimeve të bashkisë.

 

Bashkëngjitur materialet (kliko për dokumentin)

 

 

 

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË SHOQËRISË CIVILE

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË MBËSHTETJES SË PROJEKTEVE NË FUSHËN E SPORTIT

 

Bashkia Sarandë , në zbatim të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 25 “Funksionet e bashkisë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese” pika 44 është përgjegjëse për “Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse  e argëtuese, zhvillimin dhe asministrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve “ duke mbështetur zhvillimin e sportit.

Bashkia Sarandë do të mbështesë zhvillimin e sportit duke financuar sipas planifikimit buxhetor miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr.   nr. 153 datë 23.12.2025  “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2026”, nëpërmjet Metodologjisë LOD.

Bashkia Sarandë do të hap thirrjen për organizatat e shoqërisë civile për të dorëzuar projektet propozimet e tyre dhe me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi, ku ka edhe një përfaqësues të OshC-ve.

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Sarande shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në Bashkinë Sarande.

Pas dorëzimit të aplikimeve nga OshC-të, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Janar 2025. Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me Metodologjisë LOD   ;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dala nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Përvojë dhe aftësi në në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve.
  • Përvojë në fushën e rinisë dhe sportit.
  • Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të dhe rininë;
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar;

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën bashkiasarande@yahoo.com:

  • CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit)

Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (një ose dy ditë) gjatë periudhës së vlerësimit të projekteve.

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të thirjes per projekt propozime në fushën e sportit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data   06.02.2026 ora 16:00.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën:   bashkiasarande@yahoo.com

Njoftim Rivitalizimi i rrugës “Lefter Talo” Sarandë

-Njoftim 📍Rivitalizimi i rrugës “Lefter Talo” Sarandë

Prej datës 02.02.2026 për arsye të sigurisë teknike dhe sociale gjatë kryerjes së punimeve në rrugën “Lefter Talo” , do të kryhet bllokimi i segmentit nga Bio Market te agjensia e autobusave.
Janë të lutur bizneset dhe qytetarët të marin masat përkatëse mbi këto ndryshime në qarkullimin e qytetit!

 

THIRRJE PER PROMOVIMIN E BIZNESEVE LOKALE

FTESË PËR BIZNESET LOKALE

 

 

Bashkia Sarandë fton të gjitha bizneset lokale që dëshirojnë të promovojnë aktivitetin e tyre dhe të kontribuojnë në prezantimin dinjitoz të qytetit në panaire, ekspozita dhe evente turistike kombëtare dhe ndërkombëtare, të dorëzojnë materiale promocionale.

 

Materialet e dorëzuara do të përdoren nga Bashkia si pjesë e strategjisë së saj të promovimit të ofertës turistike, kulturore dhe ekonomike lokale, duke i dhënë bizneseve mundësinë të përfaqësohen përballë një audience më të gjerë, të krijojnë kontakte të reja profesionale dhe të rrisin vizibilitetin e tyre në tregje të reja.

 

Përfshirja e bizneseve lokale në këto aktivitete përbën një vlerë të shtuar për imazhin e qytetit, duke reflektuar diversitetin, cilësinë dhe potencialin zhvillimor të sipërmarrjes vendase. Kjo nismë synon të forcojë bashkëpunimin mes Bashkisë dhe sektorit privat, si dhe të krijojë më shumë mundësi për promovim të përbashkët dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

 

📍 Vendi i dorëzimit: Zyra e Informacionit, në Bashkinë Sarandë

 

Bashkë promovojmë Sarandën dhe tregojmë potencialin e saj unik – bëhuni pjesë e kësaj nisme!