THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERTIZËN E JASHTME NË KUADËR TË PROJEKTIT “OFRIMI I SHËRBIMEVE TË MBËSHTETJES TEKNIKE PËR BASHKINË SARANDË PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “ZHVILLIMI I PËRVOJAVE DIGJITALE DHE INTERAKTIVE TË TREGIMIT NË GALERITË E ARTIT DHE MUZETË”, ME AKRONIMIN “DIVE IN ART”
FTESË E HAPUR PËR TENDER
Titulli i Kontratës: Ofrimi i Shërbimeve të Mbështetjes Teknike për Bashkinë Sarandë për zbatimin e projektit “Zhvillimi i përvojave digjitale dhe interaktive të tregimit në galeritë e artit dhe muzetë”, me akronimin “DIVE IN ART”
Vendndodhja: Sarandë, Shqipëri
Buxheti total: EUR me TVSH:
Loti 1: Menaxhimi i Projektit: 9,500 €
Loti 2: Organizim Eventesh & Komunikim: 22,220 €
Loti 3: Aktivitetet / Ndërhyrjet Teknike: 59,000 €
LOT (s): 3
Procedure: PRAG 2025 e thjeshtuar me ftesë të hapur dhe publikim lokal
Dosja e Tenderit — Kërkesë për pjesëmarrje
Dosja e plotë e tenderit sipas PRAG 2025 është e disponueshme me kërkesë të kontraktorëve të interesuar në adresën tonë zyrtare të emailit duke përmendur numrin REF të prokurimit dhe duke dhënë detaje të plota të tenderuesve (persona fizikë/entet private/konsorciume) për të marrë dosjen dhe çdo përditësim/sqarim) gjatë periudhës së prokurimit.
Dosja e plotë e tenderit, bazuar në PRAG 2025, përfshin:
A. Udhëzime për tenderuesit dhe njoftimi i kontratës
B. Projektmarrëveshja e kontratës dhe kushtet e veçanta me anekset:
-
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
- Kushtet e referencës
- Organizimi dhc metodologjia (të dorezohet nga tenderuesi duke përdorur shabllonin e
dhënë) - Anëtarët e ekipit të projektit (duke përfshirë shabllonet për listën përmbledhëse dhe
CV-të e tyre) - Buxheti (të dorëzohet nga tenderuesi si ofertë financiare duke përdorur shabllonin e
dhënë) - Formularët dhe dokumentet e tjera mbështetëse
C. Informacione të tjera:
-
- Rrjeti i perputhshmerisë administrative
- Rrjeti i vlerësimit
D. Formulari i paraqitjes së tenderit dhe deklarata e nderit për kriteret e përjashtimit dhe përzgjedhjes
Për detaje të plota të procedurave të tenderimit, ju lutemi shikoni udhëzuesin praktik dhe anekset e tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e mëposhtme e internetit:
https://wikis.ec.europa.eu/
Presim me interes ofertën tuaj, e cila duhet të dërgohet jo më vonë se afati i përcaktuar në pikën 8 të Udhëzimeve për Ofertuesit. Ju lutemi ta dërgoni atë në adresën dhe sipas kërkesave të përcaktuara në pikën 8.
Me dorëzimin e një oferte, ju pranoni të merrni njoftimin mbi rezultatin e procedurës me mjete elektronike. Ky njoftim do të konsiderohet i marrë në datën kur autoriteti kontraktues e dërgon atë në adresën elektronike të deklaruar në ofertën tuaj.
Nëse vendosni të mos paraqisni ofertë, do të vlerësonim shumë nëse do të na njoftonit me shkrim, duke treguar arsyet e vendimit tuaj.
Bashkëngjitur materialet (kliko për dokumentin).
- a14a_declaration_honour_procurement_en
- b8d_annex_i_gc_en
- b8f_annex_ii_torglobal_en
- b8g_annex_iii_om_en
- b8h_annex_iv_project team profile_en
- b8j1_annexvifif_en
- b8j4_annexvilefcompany_en
- b8m2_evalgrid_global_en
- b8o1_admingrid_simp_neg_en
- b8o2_contract_simp_en
- b8o3_contractnotice_simp_neg_en
- b8o5_itt_simp_neg_en
- b8o7_tenderform_simp_neg_en
- b8i1_annex_v_budgetglobal_en
- Dive In Art Expertise Invitation

