
Përshëndetje!
Te sportelet e Zyrës me Një Ndalesë pranë Bashkisë Sarandë gjeni shërbimin që i kushtohet Diasporës dhe Migracionit. Shërbim mundësohet nga IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin) financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.
Shërbimet që ofrohen në Bashkinë e Sarandës nga Konsulentët e IOM-it për kategoritë e identifikuara të Përfituesve:
- Vendosje e kontaktit me Përfituesit; Qasje, Asistencë dhe informacion të qartë për punësim.
- Ri-integrimi i migrantëve të kthyer përmes rrjetit të brendshëm të migracionit.
- Informacion për mundësinë e nxitjen e investimeve të Diasporës.
- Të huajt që jetojnë në Shqipëri.
- Fokus i veçantë do të jetë te të rinjtë dhe përmirësimi/fuqizimi i tyre personal.
- Identifikimi dhe koordinimi për përputhjen e mundshme midis përfituesve potencialë me mundësitë e disponueshme për rajon dhe sektor.
- Shpërndarje dhe dorëzim i materialeve (fletëpalosje) e udhëzime të personalizuara.
Realizohen përmes:
- Forcimit dhe koordinimit ndër-institucional në nivel Lokal.
- Do të hartohen Planet Individuale të Punësimit dhe Arsimit (IEEP).
- Mbështetje në zhvillim, trajnimin, punësimin e shërbimet ligjore për çdo individ dhe familjet e tyre.
- Koordinim midis sektorit të biznesit dhe komunitetit lokal për të lehtësuar integrimin dhe bashkëpunimin.
Aksesueshmëria (qasja miqësore) dhe Përfshirja për individët me besim e ruajtje të privatësisë:
- Mundësi të barabarta për të gjithë migrantët e brendshëm potencialë, pavarësisht rrethanave.
- Udhëzime të qarta në gjuhë dhe formate të kuptueshme e të lehta.
- Mbështetje për grupet e nën-përfaqësuara: gratë, Personat me aftësi ndryshe, minoritetet etnike…
Me anë të postës elektronike kontaktoni në adresë e-maili: diasporasarande@gmail.com .
Informacione do të gjeni në linkun zyrtar të Bashkisë Sarandë: https://bashkiasarande.gov.al .

