NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 27.11.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Tetor 2025”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Tetor 2025”.
- P/vendim “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2026”.
- P/vendim “ Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë Sarandë për periudhën janar – dhjetor 2026”.
- P/vendim “Për një shtesë në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2025”.
- P/vendim “ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
- Raport mbi shërbimin veterinare dhe tregjet publike të Bashkisë.
- Raport mbi performancën e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 11:00 .
- Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 12:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 13:00.
- Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 14:00.
KRYETAR
ASAF STROKA
