THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË MBËSHTETJES SË PROJEKTEVE NË FUSHËN E SPORTIT
Bashkia Sarandë , në zbatim të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 25 “Funksionet e bashkisë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese” pika 44 është përgjegjëse për “Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe asministrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve “ duke mbështetur zhvillimin e sportit.
Bashkia Sarandë do të mbështesë zhvillimin e sportit duke financuar sipas planifikimit buxhetor miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr. 73 datë 23.12.2024 “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2025” , nëpërmjet Metodologjisë LOD.
Bashkia Sarandë do të hap thirrjen për organizatat e shoqërisë civile për të dorëzuar projektet propozimet e tyre dhe me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi, ku ka edhe një përfaqësues të OshC-ve.
Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Sarande shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në Bashkinë Sarande.
Pas dorëzimit të aplikimeve nga OshC-të, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Janar 2025. Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Përfaqësuesi i OShC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me Metodologjisë LOD ;
- Përfaqësuesi i OShC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
- Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
- Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dala nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.
Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Përvojë dhe aftësi në në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve.
- Përvojë në fushën e rinisë dhe sportit.
- Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të dhe rininë;
- Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar;
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën bashkiasarande@yahoo.com:
- CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
- Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit)
Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (një ose dy ditë) gjatë periudhës së vlerësimit të projekteve.
OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të thirjes per projekt propozime në fushën e sportit.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 13.01.2025 ora 16:00.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: bashkiasarande@yahoo.com .