NJOFTIM PER MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK DATE 30.01.2025

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 30.01.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. Informacion mbi ecurinë e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak.
  2. Informacion në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, restaurimin e kinoteatrit të qytetit dhe informacion mbi Eco Campusin.
  3. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Dhjetor 2024”.
  4. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Dhjetor 2024”.
  5. P/vendim“Për miratimin e  shtetasit M.R për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.
  6. P/vendim “Për shprehjen e dakortësisë për bashkëfinancimin e Bashkisë Sarandë në kuadër të aplikimit për projektin “përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara” dhe në “programin e strehimit social, subvencionimi i qirasë në tregun e lirë” .
  7. P/vendim“Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë nga programi për “përmirësimin e banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
  8. P/vendim“Për miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor për vitin 2025”.
  9. P/vendim“Për miratimin e listës së përfituesve nga programi subvencionimit të qirasë në tregun e lirë .
  10. P/vendim “Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak ”.
  11. P/vendim “ Miratim i korrigjimit të gabimeve materiale”.
  12. Raport për punën Këshillit të Bashkisë për 12- mujorin e  Vitit 2024.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Janar, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Janar, ora 12:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Janar, ora 11:00.

 

 

KRYETAR

ASAF   STROKA

THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

BASHKIA SARANDË NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 

 

 

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 49 muaj (Janar 2021 – Janar 2025). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

 

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore. Gjithashtu progami ReLOaD synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.

 

Programi ReLOaD2 do të mbështesë gjashtë bashki partnere me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.

 

Për sa më sipër, Bashkia Sarandë fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë si vijon:

  1. Shërbime sociale
    • Fuqizimi i grave dhe vajzave të dhunuara për t’u integruar në jetën sociale dhe ekonomike në Bashkinë Sarandë
  1. Rinia
    • Rritje e kapaciteteve të stafit të qendrës rinore dhe hartimi i programeve për të rinjtë që frekuentojnë qendrën, me fokus në aftësitë e buta.

 

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë 3.000.000 Lekë.

OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD2 (Janar 2021 – Janar 2025).

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e projektit duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Mars 2025 deri në muajin Dhjetor 2025.

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Sarandë do të jetë i disponueshëm nga data 22.01.2025 pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiasarande@yahoo.com, ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Bashkinë Sarandë, zyra e projekteve, kati i tretë. Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë Sarandë.

 

Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)

Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahet Sesion informuese në Bashkinë Sarandë datë 10 Shkurt 2025, ora 10:30, pranë sallës së mbledhjeve.

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të bëhen përmes adresës bashkiasarande@yahoo.com, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 09.02.2025, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

 Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

 

Bashkia Sarandë

Zyra e Protokollit

Adresa: Rruga “Abedin Dino”Nr.11

 

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  28 Shkurt 2025 ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose në tabelën e njoftimeve të bashkisë.

 

 

THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR PARAQITJEN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË KUADRIN E ZHVILLIMIT DHE MBËSHTETJEN E AKTIVITETEVE SPORTIVE

THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR PARAQITJEN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË KUADRIN E ZHVILLIMIT DHE MBËSHTETJEN E AKTIVITETEVE SPORTIVE

Bashkia Sarandë me qëllim forcimin e partneritetit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile me pushtetit vendor dhe me qëllim mbështetjen e zhvillimit të disiplinave sportive në territorin e Bashkisë Sarandë , fton të gjitha Shoqatat Sportive të interesuara të dorëzojnë projekt-propozime, të cilat duhet të adresojnë prioritetet strategjike të Bashkisë Sarandë në mbështetje dhe zhvillim të disiplinave sportive  në fushën e futbollit:

Totali i fondit të Bashkisë për këtë thirje është në 24.000.000 (njëzet e katër  milion lekë) ALL.

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projektpropozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën Janar 2025 në Dhjetor 2025.

 

PËRMBUSHJA E KRITEREVE:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur dhe e barabartë për të gjitha organizatat e regjistruara (shoqatë/organizatë apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm për kushtet e aplikimit dhe kriteret e financimit të projekteve tek Udhëzuesi për aplikantët, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI :

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Sarandë do të jetë i disponueshëm nga data 08.01.2025, pasi dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiasarande@yahoo.com ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur në person në zyrën e protokollit të Bashkisë Sarandë. I gjithë informacioni i nevojshëm, si dhe një version elektronik i të gjithë paketës së aplikimit, mund ta gjeni gjithashtu në faqen zyrtare të internetit të bashkisë. Kërkesat për sqarime në lidhje me thirrjet publike mund të bëhen në adresën e e-mailit bashkiasarande@yahoo.com, duke specifikuar numrin e referencës së thirrjes publike. Kërkesa për sqarime mund të bëhen deri në:  ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda tri ditësh pune nga data e marrjes së kërkesës përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentacionin e plotësuar) duhen dorëzuar në tri (3) kopje, një formular i printuar dhe një kopje elektronike (në CD ose USB), në zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, dërgohen me postë rekomande ose dorazi gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte), nga ora 08:00 në 15:00 në adresën e mëposhtme:

Bashkia Sarandë:  Rruga Abedin Dino nr.11  Sarandë

Kopja elektronike duhet të përmbajë patjetër të paktën dokumentet e projektit (projekt-propozimin, buxhetin e ndarë në zërat përkatës, kornizën logjike, si dhe planin e veprimtarive dhe të dukshmërisë).

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 24.01.2025.

Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren në konsideratëvetëm nëse vula postare tregon se data e dërgimit ka qenë para afatit zyrtar të dorëzimit.

Mbi zarf duhet të jetë shkruar titulli i thirrjes për projekt-propozime, emri i plotë dhe adresa e aplikantit, emri i plotë i projektit dhe shënimi “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare”.

Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe në tabelën e njoftimeve të bashkisë.