THIRRJE PËR INTERES PËR EKSPERTIZËN E JASHTME NË KUADËR TË PROJEKTIT: OFRIMI I SHËRBIMEVE TË MBËSHTETJES TEKNIKE PËR BASHKINË SARANDË PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I QËNDRUESHMËRISË MJEDISORE DHE SOCIO-EKONOMIKE TË RAJONEVE TË BE NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE”, ME AKRONIMIN “CLIMATE”
Titulli i Kontratës: Ofrimi i Shërbimeve të Mbështetjes Teknike për Bashkinë Sarandë për zbatimin e projektit “Përmirësimi i qëndrueshmërisë mjedisore dhe socio-ekonomike të rajoneve të BE-së ndaj ndryshimeve klimatike”, me Akronimin “CLIMATE”
Vendndodhja: Sarandë, Shqipëri
Buxheti Total: EUR me TVSH:
Lot 1: Menaxhimi i Projektit: 35,000€
Lot 2: Materialet e komunikimit dhe organizimi i aktiviteteve: 1,500€
LOT(et): 2
Procedura: PRAG 2021.1 e thjeshtuar me ftesë të hapur dhe publikim lokal
Dosja e Tenderit – Kërkesa për Pjesëmarrje
Dosja e plotë e tenderit sipas PRAG 2021.1 është e disponueshme me kërkesë të kontraktorëve të interesuar në adresën tonë zyrtare të email-it, duke përmendur numrin REF të prokurimit dhe duke dhënë informacion të plotë mbi tenderuesit (persona fizikë/subjekte private/konsorciume) në mënyrë që të marrin dosjen dhe çdo përditësim/qartësim gjatë periudhës së prokurimit.
Dosja e plotë e tenderit është bazuar në PRAG 2021.1 dhe përfshin:
A.Udhëzimet për tenderuesit dhe njoftimin e kontratës
B.Projekt-kontratën dhe kushtet e veçanta me anekset:
Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimeve
Termat e referencës
Organizimi dhe metodologjia (për t’u paraqitur nga tenderuesi duke përdorur modelin e dhënë)
Anëtarët e ekipit të projektit (duke përfshirë modelet për listën përmbledhëse dhe CV-të e tyre)
Buxheti (për t’u paraqitur nga tenderuesi si ofertë financiare duke përdorur modelin e dhënë)
Formularë dhe dokumente mbështetëse të tjera
C. Informacione të tjera:
Rrjeti i përputhshmërisë administrative
Rrjeti i vlerësimit
D. Formulari i dorëzimit të tenderit dhe deklarata e nderit për kriteret e përjashtimit dhe përzgjedhjes
Për detaje të plota mbi procedurat e tenderimit, ju lutemi referojuni udhëzuesit praktik dhe anekseve të tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e internetit e mëposhtme: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG
Presim me kënaqësi marrjen e tenderit tuaj, i cili duhet të dërgohet jo më vonë se afati i përcaktuar në pikën 8 të Udhëzimeve për Tenderuesit (28.2.2025, ora 14:00). Ju lutemi ta dërgoni atë në adresën dhe me kërkesat e dhëna në pikën 8.
Me dorëzimin e një tenderi, ju pranoni të merrni njoftimin për rezultatin e procedurës nëpërmjet mjeteve elektronike. Nëse vendosni të mos dorëzoni një tender, do të ishim mirënjohës nëse mund të na informoni me shkrim, duke treguar arsyet e vendimit tuaj.
Bashkia Sarandë shpall Thirrjen për aplikime për të gjitha subjektet publike e private të cilët janë të interesuar për të fituar statusin “Pronar Social” ne zbatim të nenit 23, pika 2 të ligjit nr.22.2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar Ligji Nr. 48/2023 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 22/2018”.
“Pronar Social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim.
Pronari Social mbështet nëpërmjet financimeve për subvencionimin e qerasë për familjet përfituese të miratuar nga Këshilli Bashkiak
Çdo subjekt publik apo privat që disponon banesa për t’i dhënë me qira për familjet ne nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë bashkësisë për t’u regjistruar si “Pronar Social” nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
Banesa plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi.
Qeraja e banesës nuk është më e lartë se qeraja mesatare në tregun e lirë
Nënëshkrimi i një deklarate që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye që përbëjnë diskriminim
Nënëshkrimi i një marrëveshje ndërmjet pronarit social dhe bashkisë që parashikon:
Afatin e marrëveshjes që nuk mund të jetë më pak se tre vjet
Masën e qerasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj
Mënyrën e administrimit të pronës dhe të mardhënieve me qeramarrësin
Dokumentacioni i nevojshëm:
Deklaratë për shprehje interesi për të aplikuar si “Pronar Social”
Shprehje të dakortësisë që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye diskriminuese
Vërtetetim pronësie mbi banesën/ banesat në pronësi që jepen me qera për familjet në nevojë për strehim
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 27.09.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Gusht 2024”.
P/vendim“Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Gusht 2024 ”.
P/vendim“Për miratimin e shtetases M.B për tu trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.
P/vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvencionimi i qirasë në tregun e lirë si dhe mbi normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”.
P/vendim“Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi subvensionimi i interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti ”.
P/vendim“Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i strehimit social “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
P/vendim“Për krijimin e komisionit këshillimor për emërtimin e pjesëve të territorit publik (rrugë, rrugicë, shesh, park etj) dhe shpërblimin e anëtarëve të tij”.
Analizë e raportit të 8 mujorit të veprimtarisë financiare të Bashkisë Sarandë .
Analizë për transportin publik.
Analiza e të ardhurave nga tarifat vendore.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shtator, ora 10:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shtator, ora 12:00 .
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shtator, ora 11:00.
Komisioni i shërbimeve publike, transportit do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Shtator, ora 13:00.
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 30.08.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Korrik 2024”.
P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Korrik 2024 ”.
P/vendim“ Për përjashtimin nga detyrimi mujor financiar të ushqimit në kopësht për fëmijën A.RR “.
P/vendim “Për miratimin e nivelit te pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrative të Bashkisë Sarandë dhe njësive në varësi”.
P/vendim “Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak 155 datë 26.12.2023 ʻʻPër miratimin e buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2024ʼʼ.
P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
Informacion për barazinë gjinore dhe problematikat sociale.
Raport mbi masat e marra për fillimin e vitit të ri arsim0r.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 10:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 12:00 .
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 11:00.
Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 13:00.
Komisioni i shërbimeve publike, transportit do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Gusht, ora 11:00.
Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Gusht, ora 13:00.
Titulli : Konsultim publik për çështje dhe instrumentet e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit të Bashkisë Sarandë
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te Bashkisë Sarandë ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me çështjet dhe rishikime të nevojshme të instrumenteve të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit të Bashkisë Sarandë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet më datë 26.08.2024 ora 12:00 pranë sallës së Bashkisë Sarandë
Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura, në adresat e emaileve:
Nga ana e Bashkisë: Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratori i Njësive Administrative Ksamil.
Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Sarandë, anëtarët e shoqërisë civile, Përfaqësues të bizneseve, OJF dhe Media, Kryetarët e Fshatrave,
Ju njoftojmë se ditën e mërkurë më datë 31.07.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Qershor 2024”.
P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Qershor 2024 ”.
P/vendim “Për disa shtesa dhe ndrydhime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.20,datë 16.05.2017 për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”.
P/vendim “Për dhёnien e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës, Shpëtim Kote”.
P/vendim “Për dhёnien e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës, Vangjel Çakuli”.
P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
Analiza e të ardhurave nga tarifat vendore dhe shërbimi i ofruar për këto shërbime.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Korrik, ora 10:00.
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Korrik, ora 11:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Korrik, ora 12:00 .
Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 11:00.
Komisioni i shërbimeve publike, transportit do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 13:00.
Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 25.06.2024 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/vendim “Për emёrtimin e disa objekteve dhe rrugёve tё paemёrtauara dhe ndryshimin e emërtimeve e disa rrugëve nё territorin e Bashkisё Sarandёʼʼ.
P/vendim “Për emёrtimin e disa rrugёve tё paemёrtauara nё territorin e Bashkisё Sarandёʼʼ.
P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Maj 2024”.
P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Maj 2024 ”.
P/vendim “ Mbi miratimin e listës së familjeve përfituese nga programi i strehimit, subvencionimit të qirasë në tregun e lire, për të cilat do të fillojë pagesa ”
P/vendim“Për miratimin projekt Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 faza I”
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor, ora 10:00.
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor,, ora 11:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor, ora 12:00 .
Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor, ora 13:00.
📌URDHËR
PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS PËR PERIUDHËN 01 QERSHOR 2024 – 30 SHTATOR 2024.
🟢Veprimtaria e mjeteve të rënda të ndërtimit si çekiç, fadroma, betoniera etj të ndërpritet për periudhën 1 Qershor – 30 Shtator , ndërsa për periudhën 1 tetor – 31 maj të vitit pasardhës do të punojnë në intervalet kohore 08ºº – 14ºº dhe 17ºº – 20ºº.
🟢Oraret e furnizimit të subjekteve tregëtare dhe njësive të tjera të shërbimit për periudhën 1 Qershor – 30 Shtator do të jenë:
🔸Me automjete mbi 3,5 ton nga ora 24ºº – 09 ºº
🔸Me automjete deri në 3,5 ton nga ora 24ºº – 09 ºº dhe 13ºº – 17ºº
🟢Oraret e lejuara për zhvillimin e aktivitetit nga njësitë e shërbimit të parashikuara në aneksin 2 të Udhëzimin e përbashkët nr.2 datë 15.11.2023 të Ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Shëndëtësisë dhe mbrojtjes sociale dhe Ministrisë së Brendshme , do të jetë si më poshtë:
a. Për periudhën tetor – maj 08ºº – 14ºº – 17ºº – 20ºº
b. Për periudhën qershor – shtator 08ºº – 14ºº – 17ºº – 21ºº
📌Përjashtohen:
🔸 Përjashtim nga urdhri do të jenë rastet e mjeteve të cilat kryejnë furnizimin e njësive tregtare dhe të shërbimet me produktet ushqimore të ngrira, të cilët do të pajisen me autorizm përkatës nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
🟢 Ngarkohet Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit me detyrat si më poshtë:
🔸Të kontrollojnë zbatimin e orareve të përcaktuara më lartë duke kërkuar edhe sipas rasteve mbështetjen e Policisë së Shtetit
🔸Të lajmërojë subjektet ndërtuese për oraret e punës së mjeteve të rënda të përcaktuara në këtë urdhër dhe të kontrollojë zbatimin e orareve
🔸Të kryej ndalimin e menjëhershëm të veprimtarive të cilat prishin pushimin dhe qetësinë e qytetarëve.
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 31.05.2024 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
Informacion për ecurinë e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak.
P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Prill 2024”.
P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Prill 2024 ”.
P/vendim “ Për një ndryshim në VKB Nr.155 datë 26.12.2023” Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2024”.
P/Vendim “Për emërtim rruge”.
Raport mbi treguesit financiar të 4 mujorit të parë.
Raport mbi pergatitjet për sezonin turistik në Bashkisë Sarandë .
Raport mbi situatën mjedisore, administrimin e pyjeve dhe kullotave dhe mbrojtja nga zjarri.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Maj, ora 11:00.
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Maj, ora 13:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Maj, ora 11:00 .
Komisioni i shërbimeve publike, transportit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Maj, ora 13:00.
Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Maj, ora 11:00.
Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Maj, ora 13:00.
THIRRJEN PËR APLIKIM PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT AMBULATOR NË SHËTITOREN “NAIM FRASHËRI” BASHKIA SARANDË
Bashkia Sarandë me qëllim përdorimin dhe menaxhimin më të mirë hapësirës publike kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, shpall thirjen në zbatim të Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.19 datë 29.03.2024 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirës publike të Bashkisë Sarandë” neni 12, për aplikim për subjektet e interesuara për zhvillimin e aktivitetit ambulator në përputhje me studimin e Drejtoris së Shërbimeve Publike lidhur me nevojat për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve në shëtitoren “Naim Frashëri”.
AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E LEJUAR PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETIT
Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 17.05.2024 deri në datën 24.05.2024 ora 16:00.
Periudha e zhvillimit të aktivitetit ambulatorë do të jetë periudhën Qershor- Shtator.
MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentacioni dorëzohet në Zyrën e Protokollit të Bashkisë Sarandë brenda orarit zyrtar.
VËMENDJE !
Njësitë ambulantore do të lejohet vetëm për shitjen e punimeve artizanale, suvenireve, libra etj.
Veprimtaria do të ushtrohet në vendodhjet specifike sipas hartës bashkëlidhur kësaj thirje.
Modelet e strukturave do të jene sipas spëcifikimeve dhe përmasave të miratuara.
Një subjekt nuk mund të paraqesë më shumë se një propozim.
Shqyrtimin e kërkesave do të zbatohen rregullat e paraqitura në rregulloren e sipërmendur dhe do të ndiqet parimi i përparësisë sipas datës së paraqitjes së kërkesës.
Në kuadër të procesit të emërtimit të rrugëve, parqeve e shesheve, jeni të ftuar të jepni propozimet tuaja të cilat do të kalojnë në një proces vlerësimi dhe shqyrtimi për figurën, personalitetin e propozuara nga një komision i përbërë nga 9 anëtar të nderuar, njohës të shkëlqyer të historikut të qytetit.
Gjeni hartën si më poshtë, rrugën, sheshin apo parkun pranë vendbanimit tuaj dhe propozimin përkatës për emërtimin e tyre dërgojeni në bashkiasarandë@yahoo.com, nëpërmjet postës apo sportelit pranë Bashkisë Sarandë brenda 30 ditëve.
Bashkia Sarandë për të bërë të mundur shfrytëzimin efikas të hapësirës publike duke mbajtur parasysh interesin më të lartë publik si edhe të përmbushë nevojën e subjekteve për të ushtruar veprimtaritë e lejuara ka përcaktuar kuadrin rregullator për pajisjen me leje, nëpërmjet miratimit të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.19 datë 29.03.2024 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimine e hapësirës publike Bashkia Sarandë”.
Për sa më sipër, njoftohen të gjithë subjektet e interesuar të paraqiten pranë sporteleve të Bashkisë Sarandë, për të aplikuar për pajisjen me lejen e kërkuar sipas formateve të miratuara. Gjithashtu, subjektet që kanë një leje/autorizim për vendosje kioske duhet të zbatojnë përcaktimet sipas rregullores si edhe të paraqiten për lidhjen e një kontrate ku do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta.
Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 30.04.2024 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Mars 2024”.
P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Mars 2024 ”.
P/vendim “Për një ndryshim në VKB nr.143 datë 30.11.2023 “për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2024”.
P/vendim “Për miratimin e shtetasit M për tu trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.
P/vendim“Për miratimin e listës së familjeve përfituese nga programi i strehimit “subvencionimit të qirasë në tregun e lirë dhe masës mujore të pagesës”.
P/vendim“Për miratimin e listës përfundimtare të familjeve që do të përfitojnë nga programi i strehimit“banesave me kosto të ulët subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti ”.
P/vendim “Për miratimin në parim të dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë dhe truall “thertore” me sipërfaqe totale 400 (katërqind) m2,zona kadastrale 2677 Metoq,në pronësi të Bashkisë Sarandë” .
P/vendim“Për miratimin e vendbazimeve të mjeteve lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre “.
Raport mbi situatën mjedisore, administrimin e pyjeve dhe kullotavedhe mbrojtja nga zjarri.
Informacion për ecurinë e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 11:00.
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 13:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 12:00 .
Komisioni i shërbimeve publike, transportit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 11:00.
Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 13:00.
Thirrja e Bashkisë Sarandë për aplikim për projekte kulturore, artistike në mbështetje të Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr.155 datë 26.12.2023 “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2024” , shprehur i ligjshëm nga Prefekti i Qarkut Vlorë me shkresën nr.1/1 datë 09.01.2024 synon të mbështesë financiarisht me fondet e Bashkisë Sarandë, projekt-propozime të paraqitura të cilat kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin e trashëgimisë detare dhe të peshkimit.
PRIORITETET E THIRRJES
Promovimi i trashëgimisë detare dhe të peshkimit.
Bashkia Sarandë do të mbështesë projekte të cilat do të promovojnë dhe do të sjellë në vëmendje trashëgiminë dhe traditat detare.
Aktivitete që do të zhvillohen në ambiente të hapura publike, të cilat përkojnë me periudhën e sezonit turistik nga data 1 Maj dhe që lidhen me :
Promovim i produkteve detare
Konceptimin dhe projektimin e eventeve ne fushën e detarisë dhe peshkimit
Ekspozita
Koncerte, festivale, shfaqe të artit skenik bashkëkohor, të arteve pamore;
Projekte kulturore, të cilat përcjellin vlerat e trashëgimisë detare të tilla si: artet e shfaqjes (muzika, kënga dhe vallja), rituale dhe festa, traditat e folura si dhe zona për argëtimin e femijve
Publikime në kuadrin e promovimit trashëgimisë detare të tilla si bibliografi, albume artistike, albume fotografike, mbi trashëgiminë dhe arkitekturën detare etj.
Organizimi i eventeve me qëllim integrimin e grupeve të interesit , qytetarëve vendas , vizitorë dhe bizneset
AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E REALIZIMIT
Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 16.04.2024 deri në datën 22.04.2024 ora 16:00.
Periudha e realizimit të projekteve: gjatë muajit maj- qershor .
MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentacioni dorëzohet në rrugë postare në Zyrën e Protokollit ose me email zyrtar: [email protected]
VIZIBILITETI
Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të evidentojnë në çdo rast në mënyrë të dukshme dhe të pranuar nga palët në kontratën që do të lidhet për këtë qëllim, përkrahjen financiare të Bashkisë Sarandë.
VËMENDJE !
Një subjekt nuk mund të paraqesë më shumë se një propozim në thirrjen e vitit 2024.
Në rast se gjatë zbatimit të projektit, vërtetohet se ka patur paraqitje të dokumentacionit të rremë, Bashkia Sarandë do të kërkojë kthimin e plotë të shumës së akorduar.
Aplikanti ka për detyrë të aplikojë objektivat, prioritetet dhe garancitë e vizibilitetit në përputhje me rregullat e komunikimit dhe të vizibilitetit të Bashkisë Sarandë dhe në mbikqyrje të strukturave të Bashkisë Sarandë
Shënim: Të gjitha ato projekte që do të aplikohen dhe që i përkasin të paktën një prej fushave prioritare, mund të kualifikohen për financim.
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 28.04.2023 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1– 31 Mars 2023 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike.
P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Mars 2023”.
P/Vendim “Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në qendrën polivalente ditore të të moshuarve Sarandë”.
P/Vendim “Mbi aprovimin e shërbimit në familje, përballimin e shpenzimeve emergjente per znj Miranda Koçi”
P/Vendim “Mbi miratim e dokumentave të punës, për ofrimin e shërbimeve të qendrës “Multifunksionale për zhvillimin e fëmijës dhe fuqizimin e familjes”.
P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
P/Vendim “ Për emërtim rruge”.
Raport mbi përgatitjet e sezonit turistik në Bashkinë Sarandë .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 10:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 13:00 .
Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 11:00.
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 13:00.
Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 11:00.
Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 13:00.
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 31.03.2023 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–28 Shkurt 2023 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike.
P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Shkurt 2023”.
P/Vendim “Mbi heqjen e detyrimit financiar të ushqimit në kopshte dhe çerdhe”
P/Vendim “Mbi miratimin e buxhetit faktik 2022”.
P/Vendim “Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2023 ”.
P/Vendim “Për miratimin e te ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve të programit buxhetor vendor afatmesëm 2024-2026”
P/Vendim “Për miratimin e planit të masave për parandalimin e situatave të mundshme emergjence”.
P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
Seancë informuese për ndryshimet klimaterike dhe situatat mjedisore në territorin e Bashkisë Sarandë .
Të ndryshme
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 10:00.
Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 12:00.
Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Mars, ora 11:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Mars, ora 13:00 .
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Mars, ora 12:00.
Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 23.02.2023 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–31 Janar 2023 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike.
P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Janar 2023”.
P/Vendim “ Për miratimin e familjeve përfituese të grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”.
P/Vendim “Për miratimin e procedurës për krijimin e fondit publik të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Sarandë nga kontributi i sektorit privat të ndërtimit”.
P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve”.
P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
Informacion mbi parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
Informacion nga Qendra multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe problematikat për vijimin e punës .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Shkurt, ora 10:00.
Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Shkurt, ora 12:00.
Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Shkurt, ora 11:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Shkurt, ora 13:00 .
Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Shkurt, ora 10:00.
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Shkurt, ora 12:00.
PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË
KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi
Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, VKM së Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Sarandë njofton se në Sektorin Shërbimit të MZSH-së shpallen 1 (një) vend i lirë pune në nivelin bazë në pozicionin:
Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë (Luftues/Shpëtues) 1 (një) pozicion, në Sektorin Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.
Paga bazë për gradë 43000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.
KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane. Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.
Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.(luftues/shpëtues).
Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugorsi dhe ata që kanë kryer kurse si mekanik, elektricist, kompjuteri etj .
KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.
Fotokopje e kartës së identitetit ;
Çertifikatë familjare;
Një kopje të jetëshkrimit( CV);
Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”, dhe ”D”. 0078
Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.02.2023, me poste në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.
Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.
Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria e Shërbimit të MZSHsë ”.
Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.
Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.
Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza
– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:
Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
Rezultatit të testimit fizik 50%.
Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë. Kandidatët fitues që nuk zotërojnë lejen e drejtimit të grupit “D”, duhet që brenda 6 muajsh të pajisen me lejen e drejtimit të grupit “D”.
Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë, do të jenë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria e Shërbimit të MZSH së ”)
Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Sarande do të shpallë fituesit në portalin në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.
Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 27.01.2023 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Dhjetor 2022 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Dhjetor 2022”.
P/Vendim“Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor”, për vitin 2023”.
P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e banesave sociale me qera (subvensionimit të qerasë në tregun e lirë) dhe listën e familjeve që do të përfitojnë nga ky program”.
P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e banesave me kosto të ulët (subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti) dhe listën e familjeve që do të përfitojnë nga ky program”.
P/Vendim “Për miratimin e deklaratës për bashkëfinancimin e bashkisë në projektin “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
P/Vendim “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës për përfundimin e procesit të kalimit të pronësisë së trojeve të shtetasve subjekt të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.329 datë 22.05.2019”.
P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të Bashkisë Sarandë”.
P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
Informacion për vendimarrjen dhe performacën e Këshillit të Bashkisë Sarandë për vitin 2022.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 10:00.
Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 11:00 .
Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 12:00.
Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 11:00.
Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 13:00.