Mbledhja e këshillit të bashkisë muaji Shkurt 2023

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 23.02.2023 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–31 Janar 2023 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike.
  2. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Janar 2023”.
  3. P/Vendim “ Për  miratimin e familjeve përfituese të grantit të menjëhershëm për banesat me kosto të ulët”.
  4. P/Vendim “Për miratimin e procedurës për krijimin e fondit publik të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Sarandë nga kontributi i sektorit privat të ndërtimit”.
  5. P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve”.
  6. P/Vendim  “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
  7. Informacion mbi parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
  8. Informacion nga Qendra multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe problematikat për vijimin e punës .

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Shkurt, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Shkurt, ora 12:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Shkurt, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Shkurt, ora 13:00 .
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Shkurt, ora 10:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Shkurt, ora 12:00.

 KRYETAR

ASAF   STROKA

VËNDE TË LIRA PUNE

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen 1 (një) vend  i lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin:

 

Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë (Luftues/Shpëtues) 1 (një) pozicion, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 43000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane. Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.(luftues/shpëtues).
  • Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugorsi dhe ata  që kanë kryer kurse si mekanik, elektricist, kompjuteri etj .

 

KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”, dhe ”D”.   0078
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.02.2023,   me poste  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
  • Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
  • VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

 

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:

  1. Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
  2. Rezultatit të testimit fizik 50%.

 

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.  Kandidatët fitues që nuk zotërojnë lejen e drejtimit të grupit “D”, duhet që brenda  6 muajsh të pajisen me lejen e drejtimit të grupit “D”.

Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë, do të jenë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen  në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSH së ”)

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.

 

Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

 

Bashkangjitur formulari i Aplikantit (sipas VKM nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores së Shërbimit të MZSH-së ”, Lidhja 11, faqe 92)

Mbledhja e këshillit të bashkisë muaji Janar 2023

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 27.01.2023 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Dhjetor 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Dhjetor 2022”.
  3. P/Vendim“Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor”, për vitin 2023”.
  4. P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në  programin e banesave sociale me qera (subvensionimit të qerasë në tregun e lirë) dhe listën e familjeve  që do të përfitojnë nga ky program”.
  5. P/Vendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e banesave me kosto të ulët (subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti) dhe listën e familjeve  që do të përfitojnë nga ky program”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e deklaratës për bashkëfinancimin e bashkisë në projektin “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”.
  7. P/Vendim “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës për përfundimin e procesit të kalimit të pronësisë së trojeve të shtetasve subjekt të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.329 datë 22.05.2019”.
  8. P/Vendim “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të Bashkisë Sarandë”.
  9. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
  10. Informacion për vendimarrjen dhe performacën e Këshillit të Bashkisë Sarandë për vitin 2022. 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 11:00 .
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Janar, ora 12:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Janar, ora 13:00.

 KRYETAR

ASAF   STROKA

Vënde të lira pune

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
DREJTORIA E PERSONELIT DHE BURIMEVE NJERËZORE 

NJOFTIM

Shpallje pozicioni për lëvizje paralele, dhe pranimin në Shërbimit Civil, kategoria ekzekutive për pozicionin:

  • Specialist veteriner në Drejtorinë e  Bujqësisë – kategoria III-b

Për çdo paqartërsi na komunikoni në adresën dr_personel@bashkiasarande.gov.al, ose numër kontakti  0697608870.

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, DHE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Mbledhja e këshillit të bashkisë muaji Dhjetor 2022

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

 

 Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 27.12.2022 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Nëntor  2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Nëntor  2022”.
  3. P/Vendim “ Për një shtesë në Vendimin e Këshillit të Bashkisë Nr.162 datë 25.11.2022”.
  4. P/Vendim ‘‘Mbi miratimin e Buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2023“.
  5. P/Vendim “ Miratimin e kalendarit të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026”.
  6. P/Vendim “ Për përfitimin e bursave  për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023”
  7. P/Vendim “ Saktësim të vendndodhjeve të parcelave të ndara me Këshill Bashkiak, në studimet e miratuara nga K.R.R.T.RSH “.
  8. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Dhjetor, ora 10:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Dhjetor, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 21 Dhjetor, ora 13:00 .
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Dhjetor, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Dhjetor, ora 11:30.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Dhjetor, ora 13:00.
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Dhjetor, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Dhjetor, ora 13:00.

 KRYETAR

ASAF   STROKA

Mbledhja e këshillit të bashkisë muaji Nëntor 2022

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

 

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 25.11.2022 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Tetor 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Tetor 2022”. 
  3. P/Vendim “ Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në Qendrën Polivalente Ditore të të moshuarve Sarandë”
  4. P/Vendim “ Mbi heqjen e detyrimit mujor financiar të ushqimit për vitin shkollor 2022-2023”.
  5. P/Vendim “ Për miratimin e Paketës Fiskale të vitit 2023”
  6. P/Vendim “ Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasin Petro Kristo”
  7. P/Vendim” Mbi nivelin e pagave për nëpunësit civilë dhe punonjësit administrativë të Bashkisë ”
  8. P/Vendim “Për një ndryshim në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”
  9. P/Vendim “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë për vitin 2023”
  10. P/Vendim “ Saktësim të vendndodhjeve të parcelave të ndara me Këshill Bashkiak, në studimet e miratuara nga K.R.R.T.RSH “
  11. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
  12. Raport mbi shërbimin veterinar dhe tregjet publike të Bashkisë.

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 10:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Nëntor, ora 13:00 .
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Nëntor, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Nëntor, ora 11:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 23 Nëntor, ora 13:00.
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 13:00.

 

 

KRYETAR

ASAF   STROKA

DËGJESË PUBLIKE

Në vijim të këshillimit në kuadër të projektit për zhvillimin e integruar urban e turistik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, organizojnë dëgjesë publike ditën e martë, më 18 tetor 2022, ora 10:00, në sallën e Bashkisë Sarandë.
Gjatë dëgjesës do të prezantohen projektet e detajuara që lidhen me disa rrugë të Sarandës e fasadat, me Qendrën e Mirëseardhjes, me parkimin e përkohshëm për autobusat dhe fushën e sporteve. Prezantimi do të fokusohet edhe në impaktin social të këtyre projekteve.
Prania e çdo qytetari dhe grup interesi, është e mirëpritur.
BASHKIA SARANDË

Mbledhja e këshillit të bashkisë muaji Tetor 2022

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

 

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 21.10.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Shtator  2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Shtator 2022”. 
  3. P/Vendim “ Mbi miratimin e planit social 2023-2025”.
  4. P/Vendim” Mbi vazhdimësinë e aktivitetit futbollistik për sezonin 2022-2023”.
  5. P/Vendim” Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”.
  6. P/Vendim “ Për miratimin e marrëveshjes së subjektit të kompetencave të përbashkëta ujësjellës kanalizime”.
  7. P/Vendim” Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të rishikuar”.
  8. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
  9. Analiza e raportit 9-mujor të veprimtarisë financiare të Bashkisë .

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Tetor, ora 10:00.
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Tetor, ora 11:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Tetor, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Tetor, ora 12:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Tetor, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Tetor, ora 13:00.

 

 

KRYETAR

Asaf STROKA

Njoftim për Nxënës dhe Studentë

BASHKIA SARANDË

DREJTORIA E ARSIMIT DHE ADMINISTRIMIT FINANCIAR

NJOFTIM

Njoftohen studentët e rregjistruar në vitin e parë, nxënësit e shkollave profesionale dhe të arsimit paraunversitar se nga data 18 tetor 2022 deri më 18 nëntor 2022 bëhet dorëzimi i dokumentave për përfitim burse studimi.

Dokumentacioni i kërkuar është si më poshtë:

 

PËR KRITERIN EKONOMIK PIKA A DHE B:

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim Banimi
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim nga konvikti
  • Vërtetim të ardhurash të prindërve

 

PËR KRITERIN EKONOMIK PIKA C:

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për trajtimin si familje në nevojë
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë

 

PËR KRITERIN E REZULTATEVE TË ARRITURA

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim Banimi
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim Notash

 

PËR KRITERIN JOEKONOMIK:

 

  1. a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vertetim për statusin e jetimit

 

  1. b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Kopie të vendimit të gjykatës

 

  1. c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim të statusit ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik

 

ç) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim të statusit ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë

 

  1. d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim i prindërit që gëzojnë statusin e invalidit

 

  1. dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë

 

  1. e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim/Kopje dokumenti për nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror

 

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim nga Institucioni përkatës i paragrafit ë

 

  1. f) nxënëset (vajza), të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë

 

  1. g) nxënësit me një prind
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë

VËNDE TË LIRA PUNE

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  Nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen 1 (një) vend  i lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin:

 

Punonjës zjarrfikës i nivelit bazë (Drejtues automjeti, Luftues/Shpëtues) 1 (një) pozicion, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 43000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7000 lekë.

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.                                                                                                                                     Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor, sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit; zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor; specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.(luftues/shpëtues).
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.
  • Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor.

 

KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”, dhe ”D”.   0078
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 28.10.2022,   me poste  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Ligjin Nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
    · Ligji Nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
    · VKM Nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

 

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Pikët maksimale të përcaktuara për këtë test janë 100 pikë. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;

Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit:

  1. Të testimit me shkrim, testimit psikologjik dhe intervistës me gojë 50%.
  2. Rezultatit të testimit fizik 50%.

 

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.                                                                                                                            Kandidatët që zotërojnë lejen e drejtimit të grupit “D”, dhe do të jenë në listën fituese, do të përzgjidhen të parët për t”u emëruar.

Kandidatët fitues të cilët nuk do të emërohen në detyrë, janë në pritje dhe nëse krijohen vende të lira pune, kanë të drejtën të pranohen  në Shërbimin e MZSH së. (nëse në kohën e pranimit (emërimit) plotësojnë kriteret e përgjithshme të pranimit, sipas Nenit 39, VKM Nr. 520, dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSH së ”)

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë.

 

Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

 

Bashkangjitur formulari i Aplikantit (sipas VKM nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores së Shërbimit të MZSH-së ”, Lidhja 11, faqe 92)

KALENDARI I SEANCAVE DËGJIMORE PËR BUXHETIN 2023

 

          SEANCAT DËGJIMORE

 

Emertimi i Zonave Takimi I dt. 10.11.2022 Takimi I dt. 13.11.2022 Takimi I dt. 14.11.2022 Takimi I dt. 16.11.2022 Takimi I dt. 17.11.2022
Takimi Lagjia Nr 1 dhe 2 ora 10:00
Takimi I Lagjia Nr 3 dhe 4 ora 11:00
Takimi më zonat periferike ora 18:00
Takimi në Lagjen Baba Rexhep ora 18:00
Takim në fshatin Gjashtë-Metoq ora 17:30
Emertimi i Zonave Takimi I dt. 18.11.2026 Takimi I dt. 16.11.2022 Takimi I dt. 21.11.2022 Takimi I dt. 22.11.2022
Takim në fshatin Shelegar ora 18:30
Takim në fshat Çukë ora 18:30
Takim në  Berdenesh-Manastir ora 11:00
Takim në Ksamil ora 11:00

Njoftim për punësim

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII të VKM nr. 243, datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Burimeve  Njerëzore e Bashkisë Sarandë, shpall procedurën e konkurrimit për  pozicionin:

 

  • Specialist për transportin dhe sinjalistikën, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – kategoria III-b

Nga ana jonë është dërguar dhe në mënyrë elektronike në adresën tuaj” vende të lira pune@shkp.gov.al”.

Për çdo paqartërsi na komunikoni në adresën bashkiasarande@yahoo.com, ose numër kontakti  0697608870.

 

Bashkangjitur formulari i Aplikantit

 

 

Njoftim për punësim.

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Me anë të këtij njoftimi Bashkia Sarandë bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” , neni 64, Ligjit 7961 datë 12.07.1995, i ndryshuar “ Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, shpall vendet e lira pune:

  1. Shtëpia e Fëmijës Shkollor “Vangjel Pulla”
  • Psikolog                    (1 pozicion)
  • Punonjës Social      (1 pozicion)

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë institucionit të Bashkisë Sarandë, Zyrës së Sekretarisë, dokumentacionin si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar (CV)

b-Fotokopje të diplomës dhe listë notash e noterizuar (bashkalidhur dhe diploma bachelor, profesional ose shkencor)

c-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

d-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

e-Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore / Dëshmi Penaliteti;

f-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt (nëse ka);

g-Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.

h-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 15.08.2022.

Bashkia Sarandë

Mbledhja e Këshillit të Bashkisë muaji Korrik 2022

KËSHILLI I BASHKISË

SARANDË

 

NJOFTIM

Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 21.07.2022 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim“Për dhënien e mandatit të anëtarit  të këshillit bashkiak  Faslli Beduli”.
  2. P/Vendim “Për miratimin e rregullores për llojet e titujve të nderit, kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”.
  3. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Qershor 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  4. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Qershor 2022”. 
  5. P/Vendim“Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi i subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.
  6. P/Vendim“ Për një ndryshim në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”
  7. P/Vendim “Për një shtesë në vendimin nr.20 datë 15.05.2017 “Për miratimin e rregullores, për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”
  8. P/Vendim “Për rikonfirmim të vendimit të këshillit bashkiak Nr.5 datë 25.06.1999”.
  9. Të ndryshme.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i mandateve, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Korrik, ora 12:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 11:00 .

Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 20 Korrik, ora 12:00.

 

 KRYETAR

Asaf      STROKA

NJOFTIM PËR SHPALLJE FITUESI

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

NJOFTIM PËR

SHPALLJEN E FITUESIT  PËR  NIVELIN BAZË NË POZICIONIN “ZJARRFIKËS”, NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT, BASHKIA SARANDË

 

Komisioni i ngritur me Urdhër Nr.82, datë 04.05.2022, i Kryetarit të Bashkisë Sarandë, “Për ngritjen e komisionit për testimin dhe marrjen në punë  të punonjësve të nivelit bazë në Sektorin e Shërbimit  të MZSH së”, i mbledhur më datën, 23.06.2022, pasi  shqyrtoi dokumentacionin dhe rezultatet e testimit të aplikantëve për pranimin në nivelin bazë në  pozicionin “zjarrfikës” në shërbimin e MZSH-së, Bashkia Sarandë:

 

VENDOSI

 

1.Të shpallë fitues në nivelin bazë në  pozicionin “zjarrfikës”,  zotin Rigels Petro Mehemet (ID J 20911092 L).

2.Ankesa të bëhet brenda 5 ditëve në Drejtorinë e Personelit dhe Burimeve Njerëzore.

3.Ndjek zbatimin e këtij vendimi Sektori i Shërbimit të MZSH së dhe Drejtoria e Personelit dhe Burimeve Njerëzore.

 

KOMISIONI I TESTIMIT DHE PRANIMIT,

 BASHKIA SARANDË

Mbledhja e Këshillit të Bashkisë muaji Qershor 2022

KËSHILLI I BASHKISË

SARANDË

 

NJOFTIM

 

 Ju njoftoj se ditën e mërkurë më datë 29.06.2022 ora 14:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “Për miratimin e rregullores për llojet e titujve të nderit , kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”.
  2. P/Vendim” Mbi miratimin e Buxhetit Faktik  për vitin 2021”.
  3. P/Vendim “ Për prishjen e shoqërisë “Klubi i Futbollit Butrinti” sh.a .
  4. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Maj 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  5. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Maj 2022”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e kritereve të objekteve të miratuara për dhënie me qira”.
  7. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
  8. Informacion për planin e aktiviteteve kulturore për periudhën e sezonit turistik 2022.
  9. Informacion për masat e marra nga Bashkia Sarandë në lidhje me pastrimin  për periudhën e sezonit turistik 2022.
  10. Informacion për masat e marra nga Komisiariati i Policisë Sarandë për periudhën e sezonit turistik 2022.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

  •  Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor, ora 11:00.
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Qershor, ora 13:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Qershor, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Qershor, ora 13:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Qershor, ora 11:00 .
  • Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Qershor, ora 13:00

 KRYETAR

Asaf      STROKA

Njoftim për punësim në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

NJOFTIM PËR

PËR  VLERËSIMIN DHE KONKURIMIN  NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 

Komisioni i ngritur me Urdhër Nr.82, datë 04.05.2022, i Kryetarit të Bashkisë Sarandë, “Për ngritjen e komisionit për testimin dhe marrjen në punë  të punonjësve të nivelit bazë në Sektorin e Shërbimit  të MZSH së”, i mbledhur më datën, 06.06.2022, pasi verifikoi dhe shqyrtoi dokumentacionin e aplikantëve për pranimin në shërbimin e MZSH-së, vendosi që personat e mëposhtëm kanë të drejtën për të vazhduar konkurimin për pranimin në shërbimin e MZSH së.

 

  • Rigels Petro Mehmet.

 

KOMISIONI I TESTIMIT DHE PRANIMIT, BASHKIA SARANDË

Reagim !

Individë të papërgjegjshëm dëmtojnë dhe punën e strukturave të shërbimeve publike dhe imazhin e qytetit!
Kosha të përmbysur me mbetjet urbane në trotuar e rrugë dhe stola të flakur në det janë veprime që duhen dënuar me forcë nga kushdo!
Policia Bashkiake s’mund të jetë në çdo hapësirë të territorit në të njëtën kohë,megjithëse është 24 orë/24 në shërbim të komunitetit.

Duhet edhe reagim dhe sjellje qytetare nga kushdo që bëhet dëshmitar i akteve të tilla vandale!

Të gjithë për qytetin!

Për çdo rast kontakto Policinë Bashkiake
☎️ B 085222799

Mbledhja e Këshillit të Bashkisë muaji Maj 2022

KËSHILLI I BASHKISË

SARANDË

 

NJOFTIM

Ju njoftoj se ditën e premte më datë 27.05.2022 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/Vendim “Për miratimin e rregullores për dhënien e titujve vendor të nderit llojet, kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre”.
  2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Prill 2022 me fondin 6%  të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
  3. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë, Prill 2022”.
  4. P/Vendim “Mbi miratimin e ngritjes së qendrës multifunksionale për zhvillimin e fëmijëve dhe fuqizimin e familjes”.
  5. P/Vendim “ Për rishpërndarjen e financimit të fondit social në mbështetje të buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2022 ”.
  6. P/Vendim” Mbi miratimin e Buxhetit Faktik  për vitin 2021” .
  7. P/Vendim “ Për prishjen e shoqërisë “Klubi i Futbollit Butrinti” sh.a .
  8. Të ndryshme .

 MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Maj, ora 11:00.
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Maj, ora 13:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Maj, ora 13:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Maj, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Maj, ora 13:00 .

 KRYETAR

Asaf      STROKA

Njoftim për punësim në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA SARANDË

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË  SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN BASHKIA SARANDË

 

 KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”,  VKM së  nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu i III, “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”,  Drejtoria e  Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Sarandë  njofton se në Sektorin  Shërbimit të  MZSH-së shpallen  një vend  i lirë  pune në nivelin bazë në pozicionin:

 

Punonjës zjarrfikës (Luftues/Shpëtues, Drejtues automjeti) 1 (një) pozicione, në nivelin bazë, në Sektorin  Shërbimit të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Bashkia Sarandë.

Paga bazë për gradë 40 000 lekë, shtesa për natyrë të veçantë pune e shërbimi 7 000 lekë.

 

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat  e marra  për  mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftues, Shpëtuesi  është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe të zbatoj orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.                Drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin  përgjigjet për:mbajtjen në gatishmëri të automjeteve zjarrfikëse, duke i mirëmbajtur dhe kujdesur për to, në parkim, gjatë manovrimit në operacion, si dhe kryerjen e shërbimeve teknike të nevojshme për eliminimin e defekteve;lëvizjen për në vendngjarje, në rrugët më të shkurtra, me shpejtësinë maksimale të lejuar, duke zbatuar kërkesat e Kodit Rrugor,sigurimin e rezervën hidrike të vazhdueshme dhe me presionin e duhur, sipas kërkesës së grupit luftues, si dhe të njoftojë herë pas here drejtuesin e operacionit për sasinë hidrike të konsumuar; marrjen pjesë në operacionet e shpëtimit, kur shihet e arsyeshme dhe vetëm me urdhrin e drejtuesit të operacionit;zbatimin e rregullave dhe sinjalistikës së qarkullimit rrugor;specifikën e punës që ka, drejtuesi i automjeteve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin duhet të kontrollohet e të pajiset me certifikatën mjekësore në fillim të çdo viti kalendarik nga komisioni mjekësor për aftësi për drejtim mjeti.

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  • Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
  •  Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë);
  • Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
  • Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
  • Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
  • Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm;
  • Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm;
  • Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”.

Kanë prioritet kandidatët të pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor si dhe ata që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj

 

KREU III-Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ;
  2.  Çertifikatë familjare;
  3. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  4. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit ;
  5. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome;
  6. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
  9. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  10. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  11. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
  12. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
  13. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 30.05.2022,   me poste  në adresën e Bashkisë Sarandë ose dorazi në Zyrën me Një Ndalesë pranë Bashkisë.

 

Rezultatet për Fazën e Verifikimit Paraprak.

Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Sarandë do të shpallë , në faqen e internetit të Bashkisë  dhe në stendat e informimit të publikut   listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe  për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Drejtorisë  së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit

 

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

· Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
· Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
· VKM nr. 520 dt.25.07.2019 “ Rregulloria  e Shërbimit të MZSHsë ”.

 

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve.

Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

Procedura e konkurimit do të ndjekë këto faza

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në    mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim 50% dhe rezultatit të intervistës me gojë 50%.

 

Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për t”u emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.

Drejtoria  e Burimeve Njerëzore e  Bashkisë Sarande  do të shpallë fituesit në portalin  në faqen e internetit të Bashkisë Sarandë dhe në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Sarandë. Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.

Bashkangjitur formulari i Aplikantit (sipas VKM nr.520, datë 25.07.2019, “Për miratimin e Rregullores së Shërbimit të MZSH-së ”, Lidhja 11, faqe 92)