REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 30.04.2024 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

  1. P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Mars 2024”.
  1. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Mars 2024 ”.
  1. P/vendim “Për një ndryshim në VKB nr.143 datë 30.11.2023 “për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2024”.
  1. P/vendim “Për miratimin e shtetasit  M  për tu trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve “Feti Rugji” Sarandë ”.
  1. P/vendim“Për miratimin e listës së familjeve përfituese nga programi i strehimit “subvencionimit të qirasë në tregun e lirë dhe masës mujore të pagesës”.
  1. P/vendim“Për miratimin e listës përfundimtare të familjeve që do të përfitojnë nga programi i strehimit“banesave me kosto të ulët subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti ”.
  1. P/vendim “Për miratimin në parim të dhënies me qira të pasurisë lloji ndërtesë dhe truall “thertore” me sipërfaqe totale 400 (katërqind) m2,zona kadastrale 2677 Metoq,në pronësi të Bashkisë Sarandë” .
  1. P/vendim“Për miratimin e vendbazimeve të mjeteve lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre “.
  1. Raport mbi situatën mjedisore, administrimin e pyjeve dhe kullotavedhe mbrojtja nga zjarri.
  1. Informacion për ecurinë e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak. 

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 11:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 13:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 12:00 .
  • Komisioni i shërbimeve publike, transportit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 11:00.
  • Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Prill, ora 13:00. 

 

KRYETAR

ASAF   STROKA