NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e enjte më datë 29.01.2026 ora13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Dhjetor 2025”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Dhjetor 2025”.
- P/vendim“Për miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor për vitin 2026”.
- P/vendim“Për miratimin e listës së përfituesve nga programi subvencionimit të qirasë në tregun e lirë .
- P/vendim“Për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që do të përfitojnë bursat financiare për vitin shkollor 2025-2026”.
- P/vendim “Për miratimin e përdorimit dhe planin të shpërndarjes së fondit të grantit të bazuar në performancë të bashkive për vitin 2025 ”
- P/vendim “Për miratimin e një ndryshimi në fushën e përdorimit të pasurisë 15/609 me sipërfaqe 9200 m2 dhe pasurisë 15/610 me sipërfaqe 10810 m2 zona kadastrale 8642 “truall” në pronësi të Bashkisë Sarandë , duke shtuar fushën e përdorimit për zhvillimin e programeve të arsimit parauniveristar dhe zhvillimin e projektit “poli i zhvillimit turistik sarandë”.
- Raport mbi veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë për vitin 2025.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Janar, ora 10:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Janar, ora 11:00.
- Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Janar, ora 12:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Janar, ora 13:00 .
KRYETAR
ASAF STROKA
