REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë më datë 31.07.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Qershor 2024”.
  1. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Qershor 2024 ”.
  1. P/vendim “Për disa shtesa dhe ndrydhime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.20,datë 16.05.2017 për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve”.
  1. P/vendim “Për dhёnien e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës, Shpëtim Kote”.
  1. P/vendim “Për dhёnien e titullit “Qytetar Nderi” i Sarandës, Vangjel Çakuli”.
  1. P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
  1. Analiza e të ardhurave nga tarifat vendore dhe shërbimi i ofruar për këto shërbime.

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Korrik, ora 10:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Korrik, ora 12:00 .
  • Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 11:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, transportit do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Korrik, ora 13:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA