REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK
NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 30.08.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Korrik 2024”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Korrik 2024 ”.
- P/vendim“ Për përjashtimin nga detyrimi mujor financiar të ushqimit në kopësht për fëmijën A.RR “.
- P/vendim “Për miratimin e nivelit te pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrative të Bashkisë Sarandë dhe njësive në varësi”.
- P/vendim “Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Bashkiak 155 datë 26.12.2023 ʻʻPër miratimin e buxhetit të Bashkisë Sarandë për vitin 2024ʼʼ.
- P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
- Informacion për barazinë gjinore dhe problematikat sociale.
- Raport mbi masat e marra për fillimin e vitit të ri arsim0r.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 12:00 .
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 11:00.
- Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Gusht, ora 13:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, transportit do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Gusht, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Gusht, ora 13:00.
KRYETAR
ASAF STROKA