REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK
NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 28.04.2023 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1– 31 Mars 2023 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike.
- P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Mars 2023”.
- P/Vendim “Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në qendrën polivalente ditore të të moshuarve Sarandë”.
- P/Vendim “Mbi aprovimin e shërbimit në familje, përballimin e shpenzimeve emergjente per znj Miranda Koçi”
- P/Vendim “Mbi miratim e dokumentave të punës, për ofrimin e shërbimeve të qendrës “Multifunksionale për zhvillimin e fëmijës dhe fuqizimin e familjes”.
- P/Vendim “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.
- P/Vendim “ Për emërtim rruge”.
- Raport mbi përgatitjet e sezonit turistik në Bashkinë Sarandë .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 10:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Prill, ora 13:00 .
- Komisioni i arsimit,rinisë, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 11:00.
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Prill, ora 13:00.
- Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 11:00.
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Prill, ora 13:00.
KRYETAR
ASAF STROKA

REPUBLIKA E SHQIPERISË