REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA SARANDË
KËSHILLI BASHKIAK 

NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 31.03.2023 ora 14:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1–28 Shkurt 2023 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike.
  2. P/Vendim “Mbi dhënien  e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Shkurt 2023”.
  3. P/Vendim “Mbi heqjen e detyrimit financiar të ushqimit në kopshte dhe çerdhe”
  4. P/Vendim “Mbi miratimin e buxhetit faktik 2022”.
  5. P/Vendim “Për një ndryshim në buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2023 ”.
  6. P/Vendim  “Për miratimin e te ardhurave dhe të tavaneve të  shpenzimeve të programit buxhetor vendor  afatmesëm 2024-2026”
  7. P/Vendim “Për miratimin e planit të masave për parandalimin e situatave të mundshme emergjence”.
  8. P/Vendim  “Saktësim emri,atësie,mbiemri,sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
  9. Seancë informuese për ndryshimet klimaterike dhe situatat mjedisore në territorin e Bashkisë Sarandë .
  10. Të ndryshme 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 10:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Mars, ora 12:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Mars, ora 11:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Mars, ora 13:00 .
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Mars, ora 12:00.

 

KRYETAR

ASAF   STROKA