NJOFTIM
Ju njoftojmë se ditën e martë më datë 23.12.2025 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
1. P/vendim“Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Nëntor 2025”.
2. P/vendim“Për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për mujin Nëntor 2025”.
3. P/vendim“Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Sarandë ,të pasurisë me nr.395,nr.409,nr.432,nr.430,nr.441 me sipërfaqe 328.534 m2 zona kadastrale 1722”.
4. P/vendim“Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 49.256 (dyzet e nëntë mijë e dyqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë për pasuritë pronë private , që preken nga investimi publik me objekt “ndërtimi i urës së Metoqit”, fshati Metoq, Sarandë”
5. P/vendim“Për miratimin e detajimit të buxhetit të vitit 2026 dhe programin buxhetor afatmesëm 2026 – 2028 për Bashkisë Sarandë”.
6. P/vendim“ Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
7. Informacion mbi raportin e performancës së Bashkisë Sarandë për vitin 2024.
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
• Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Dhjetor, ora 10:00.
• Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Dhjetor, ora 11:00.
• Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Dhjetor, ora 12:00.
• Komisioni i arsimit,kulturës, sporteve do të zhvillojë mbledhjen në datë 18 Dhjetor, ora 13:00.
• Komisioni i shëndetësisë, veterinarisë e mjedisit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Dhjetor, ora 10:00.
• Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Dhjetor, ora 11:00.
• Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 19 Dhjetor, ora 13:00 .
• Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 22 Dhjetor, ora 11:00.
KRYETAR
ASAF STROKA
