THIRRJEN PËR APLIKIM PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT AMBULATOR NË SHËTITOREN “NAIM FRASHËRI”  BASHKIA SARANDË

 

Bashkia Sarandë me qëllim përdorimin dhe menaxhimin më të mirë hapësirës publike kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, shpall thirjen në zbatim të Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.19 datë 29.03.2024 “Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirës publike të Bashkisë Sarandë” neni 12, për aplikim për subjektet e interesuara për zhvillimin e aktivitetit ambulator  në përputhje me studimin e Drejtoris së Shërbimeve Publike lidhur me nevojat për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve në shëtitoren “Naim Frashëri”.

 

 

AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E LEJUAR PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETIT

 

Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 17.05.2024 deri në datën 24.05.2024 ora 16:00.

Periudha e zhvillimit të aktivitetit ambulatorë do të jetë periudhën Qershor- Shtator.

 

MËNYRA E APLIKIMIT

 

Dokumentacioni dorëzohet në Zyrën e Protokollit të Bashkisë Sarandë brenda orarit zyrtar.

 

VËMENDJE !

 

  • Njësitë ambulantore do të lejohet vetëm për shitjen e punimeve artizanale, suvenireve, libra etj.
  • Veprimtaria do të ushtrohet në vendodhjet specifike sipas hartës bashkëlidhur kësaj thirje.
  • Modelet e strukturave do të jene sipas spëcifikimeve dhe përmasave të miratuara.
  • Një subjekt nuk mund të paraqesë më shumë se një propozim.
  • Shqyrtimin e kërkesave do të zbatohen rregullat e paraqitura në rregulloren e sipërmendur dhe do të ndiqet parimi i përparësisë sipas datës së paraqitjes së kërkesës.

DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT

 

  • Kërkesë (kliko formati bashkëlidhur)
  • Kartë identiteti
  • Ekstrakt i regjistrimit nga Qendrën Kombëtare të Biznesit (Nipt) ose kopje të nipt ambulanti nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
  • Listën e mallrave që do të tregëtojnë
  • Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime të taksave vendore