THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË KUADRIN E ZBATIMIT TË PLANIT TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, PLANIT TË BARAZISË GJINORE DHE INTEGRITETIT

BASHKIA SARANDË SHPALL:

 

 

 THIRRJEN PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË KUADRIN E ZBATIMIT TË PLANIT TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, PLANIT TË BARAZISË GJINORE DHE INTEGRITETIT.

 

 

Bashkia Sarandë fton të gjitha Organizatat Lokale të Shoqërisë Civile (OSHC-të), që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë si vijon:

 

  1. Arsimi Parauniversitar (2.000.000 Lekë)
    • Kultura, Edukimi dhe Rinia – Aktivizimi i Qendrës Kulturore si hapësirë mendimi dhe zhvillimi

 

  1. Barazia Gjinore dhe Integriteti (1.500.000 Lekë)
    • Fuqizimi i grave dhe vajzave në jetën publike dhe vendimmarrje. Promovimi i etikës, transparencës dhe integritetit në komunitet.

 

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë 3.500.000 Lekë.

 

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e projektit duhet të zgjasë nga 4 deri në 6 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Korrik 2026 deri në muajin Dhjetor 2026.

 

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

 

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

 

DOKUMENTACIONI:

 

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Sarandë do të jetë i disponueshëm nga data 10.06.2026 pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkiasarande@yahoo.com, ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Bashkinë Sarandë, zyra e projekteve, kati i tretë. Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në ëebsite zyrtare të Bashkisë Sarandë.

 

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të bëhen përmes adresës bashkiasarande@yahoo.com, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 22.06.2025, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.

 

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

 

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia Sarandë

Zyra e Protokollit

Adresa: Rruga “Abedin Dino”Nr.11

 

 

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  30 Qershor 2026 ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas këtij afati do të  merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose në tabelën e njoftimeve të bashkisë.

 

 

Bashkëngjitur materialet (kliko për dokumentin):

 

 

FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIMIN KONSULTUES PËR PËRCAKTIMIN E FUSHAVE PRIORITARE, NË KUADËR TË REALIZIMIT TË AKTIVITEVE TË PLANEVE VENDORE TË ARSIMIT DHE BARAZISË GJINORE, PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË SARANDË

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave prioritare, në kuadër të realizimit të aktiviteve të Planeve Vendore të Arsimit dhe Barazisë Gjinore, për organizatat e shoqërisë civile në Bashkinë Sarandë.

 

 

Bashkia Sarandë fton për konsultim public OShC-të, për të përzgjedhur tematikat që do të shërbejnë për vendosjen e përparësive të thirrjes në lidhje me zbatimin e aktiviteteve të planeve vendore të Arsimit dhe Barazisë Gjinore. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Sarandë ka përzgjedhur prioritetet më emergjente në planet vendore, të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.

 

 

Të gjitha OShC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datën 18 Maj 2026, ora 11:00 në ambjentin e Bashkisë, Salla e mbledhjeve, Kati i dytë.

SUKSESI I KRISTIANA P.: ME MBËSHTETJEN E IOM DREJT SIPËRMARRJES DHE INTEGRIMIT NË SARANDË

Historia e Suksesit të Kristianës

 

 

Me mbështetjen e IOM, Kristiana P. ktheu ëndrrat e saj në realitet. Pas përvojës së saj në Greqi, ajo u rikthye në Ksamil, Sarandë, dhe me trajnimin profesional dhe udhëzimin e IOM-it, krijoi planin e saj të biznesit dhe fitoi mundësinë për ta nisur atë. Sot, Kristiana drejton një biznes suksesshëm të tregtisë së veshjeve dhe po planifikon ta zgjerojë atë gjatë sezonit turistik, duke shfrytëzuar gjithashtu talentin e saj në art dhe produktet e punuara me dorë. Historia e saj tregon sesi mbështetja e IOM-it dhe angazhimi personal mund të sjellin ndryshime të mëdha në jetën e një personi.

 

THIRRJE PËR APLIKIM PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE NË FUSHËN E NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE

Ligji Nr. 111/ 2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” parashikon si një ndër format e ndihmës juridike edhe ndihmën juridike parësore.
“Ndihmë juridike parësore” është:
a) dhënia e informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor;
b) dhënia e këshillimit;
c) dhënia e këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve;
d) dhënia e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore;
e) përfaqësimi përpara organeve administrative; dhe
f) dhënia e të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike që nuk përbëjnë ndihmë juridike dytësore.
Bazuar në nenin 13 të ligjit, ndihma juridike parësore ofrohet nga:
a) punonjësit me trajnim të posaçëm;
b) nga organizatat jofitimprurëse të autorizuara;
c) nga klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë
Organizatat jofitimprurëse japin shërbime të ndihmës juridike parësore në përputhje me autorizimin e miratuar nga Ministri i Drejtësisë, procedurat dhe dokumentacioni për autorizimin e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Sa më sipër Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” dhe VKM-së Nr. 55, datë 06.09.2019 (e përditësuar) “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti”, ka hapur thirrjen në kuadër të aplikimit për autorizim si dhe përfshirjen e organizatave të reja në skemën e ndihmës juridike parësore.
· Afati i aplikimit: Brenda 30 ditëve nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare në Qendrën e Botimeve Zyrtare (publikuar në dt. 19.01.2026).
· Dokumentat që nevojiten janë të përcaktuara në thirrje: https://qbz.gov.al/eli/njoftim/2026/01/14/177/6fb3b264-c5b6-4cdb-9749-7dfc72742e0a
Në vijim të sa më sipër, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e transparencës, ju lutemi që, nëpërmjet kanaleve tuaja zyrtare të komunikimit, veçanërisht në faqet zyrtare të internetit (website), të bëni publikimin e thirrjes për aplikim të hapur nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas.
Ky publikim synon informimin sa më të gjerë të organizatave jofitimprurëse që janë të interesuara për t’u autorizuar nga Ministri i Drejtësisë për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, si dhe për përfshirjen e tyre në skemën tonë.
Përhapja e këtij informacioni nëpërmjet platformave tuaja zyrtare do të kontribuonte në rritjen e aksesit në informacion, nxitjen e pjesëmarrjes së organizatave të reja dhe garantimin e një procesi sa më gjithëpërfshirës dhe transparent, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.