THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË MBËSHTETJES SË PROJEKTEVE NË FUSHËN E SPORTIT

 

Bashkia Sarandë , në zbatim të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, neni 25 “Funksionet e bashkisë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese” pika 44 është përgjegjëse për “Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse  e argëtuese, zhvillimin dhe asministrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve “ duke mbështetur zhvillimin e sportit.

Bashkia Sarandë do të mbështesë zhvillimin e sportit duke financuar sipas planifikimit buxhetor miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr.   nr. 153 datë 23.12.2025  “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2026”, nëpërmjet Metodologjisë LOD.

Bashkia Sarandë do të hap thirrjen për organizatat e shoqërisë civile për të dorëzuar projektet propozimet e tyre dhe me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi, ku ka edhe një përfaqësues të OshC-ve.

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Sarande shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në Bashkinë Sarande.

Pas dorëzimit të aplikimeve nga OshC-të, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Janar 2025. Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me Metodologjisë LOD   ;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dala nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Përvojë dhe aftësi në në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve.
  • Përvojë në fushën e rinisë dhe sportit.
  • Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të dhe rininë;
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar;

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën bashkiasarande@yahoo.com:

  • CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit)

Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (një ose dy ditë) gjatë periudhës së vlerësimit të projekteve.

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të thirjes per projekt propozime në fushën e sportit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data   06.02.2026 ora 16:00.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën:   bashkiasarande@yahoo.com