FTESË PËR BIZNESET LOKALE
Bashkia Sarandë fton të gjitha bizneset lokale që dëshirojnë të promovojnë aktivitetin e tyre dhe të kontribuojnë në prezantimin dinjitoz të qytetit në panaire, ekspozita dhe evente turistike kombëtare dhe ndërkombëtare, të dorëzojnë materiale promocionale.
Materialet e dorëzuara do të përdoren nga Bashkia si pjesë e strategjisë së saj të promovimit të ofertës turistike, kulturore dhe ekonomike lokale, duke i dhënë bizneseve mundësinë të përfaqësohen përballë një audience më të gjerë, të krijojnë kontakte të reja profesionale dhe të rrisin vizibilitetin e tyre në tregje të reja.
Përfshirja e bizneseve lokale në këto aktivitete përbën një vlerë të shtuar për imazhin e qytetit, duke reflektuar diversitetin, cilësinë dhe potencialin zhvillimor të sipërmarrjes vendase. Kjo nismë synon të forcojë bashkëpunimin mes Bashkisë dhe sektorit privat, si dhe të krijojë më shumë mundësi për promovim të përbashkët dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
📍 Vendi i dorëzimit: Zyra e Informacionit, në Bashkinë Sarandë
Bashkë promovojmë Sarandën dhe tregojmë potencialin e saj unik – bëhuni pjesë e kësaj nisme!



