NJOFTIM PËR FTESË TË HAPUR PËR TENDER PËR “FURNIZIMIN ME PAJISJE ELEKTRONIKE PËR EKSPOZITËN INTERAKTIVE NË SARANDË”

FTESË PËR TENDER PËR “Furnizimin me pajisje elektronike për ekspozitën interaktive në Sarandë”

 

Vendndodhja: Sarandë, Shqipëri

Buxheti total: EUR pa TVSH:

LOTI 1 – Pajisje elektronike – 3.450,00 €

LOTI 2 – Pajisje ndriçimi – 8.200,00 €

LOTI 3 – Pajisje projektimi, audio dhe shfaqjeje – 25.000,00 €

Numri i loteve: 3

 

 

Dosja e tenderit – Kërkesë për pjesëmarrje

 

Dosja e plotë e tenderit, sipas PRAG 2025, vihet në dispozicion me kërkesë të operatorëve ekonomikë të interesuar, të dërguar në adresën tonë zyrtare të postës elektronike, duke përmendur numrin e referencës së prokurimit dhe duke dhënë të dhënat e plota të ofertuesve (persona fizikë/subjekte private/bashkime operatorësh), me qëllim marrjen e dosjes dhe të çdo përditësimi/sqarimi gjatë periudhës së prokurimit.

 

Dosja e plotë e tenderit bazohet në PRAG 2025 dhe përfshin:

 

A.      Udhëzime për ofertuesit dhe njoftimi i kontratës (shtojca c2)

 

B.      Projektkontrata: kushtet kryesore dhe të veçanta dhe shtojcat:

                   I. Kushtet e përgjithshme për kontratat e furnizimit
   II dhe III. Specifikimet teknike + Oferta teknike (Shtojcat II dhe III)
                 IV. Zbërthimi i buxhetit (modeli i ofertës financiare)
                  V. Formularët

 

C.      Informacione të mëtejshme

                   I. Tabela e përputhshmërisë administrative
                  II. Tabela e vlerësimit

 

D.       Formulari i ofertës për kontratë furnizimi dhe Deklarata e Nderit mbi kriteret e përjashtimit dhe të përzgjedhjes (shtojca A14a)

 

Për informacion të plotë mbi procedurat e prokurimit, ju lutemi konsultoni udhëzuesin praktik dhe shtojcat e tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e mëposhtme e internetit:

https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG

 

Presim të marrim ofertën tuaj dhe garancinë shoqëruese të ofertës, të cilat duhet të dorëzohen jo më vonë se afati i paraqitjes i përcaktuar në njoftimin e kontratës.

 

Me dorëzimin e ofertës, ju pranoni të njoftoheni për rezultatin e procedurës në rrugë elektronike. Ky njoftim do të konsiderohet i marrë prej jush në datën kur autoriteti kontraktor e dërgon atë në adresën elektronike që keni deklaruar në ofertën tuaj.

 

Nëse vendosni të mos paraqisni ofertë, do t’ju ishim mirënjohës nëse do të na informonit me shkrim, duke specifikuar arsyet e vendimit tuaj.

 

 

Bashkëngjitur materialet (kliko për dokumentin).

 

 

 

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN PËR PBA 2027–2029 DHE PROJEKTBUXHETIN 2027

NJOFTIM PER KONSULTIM ME PUBLIKUN

 

Titulli : Mbledhja e rekomandimeve për Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027 të Bashkisë Sarandë .

 

Në mbështetje të neneve 18 dhe 54, shkronja “dh”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar; ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Bashkia Sarandë dhe      Këshilli Bashkiak Sarandë njofton hapjen e procesit të këshillimit me publikun për projektin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027 të Bashkisë Sarandë.

Bashkia Sarandë njofton qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, grupet e interesit, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë aktorët e interesuar për konsultim të projektin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027 të Bashkisë Sarandë.

Seancat e këshillimit me publikun do të zhvillohen sipas kalendarit bashkëlidhur këtij njoftimi.

Mendimet, komentet, rekomandimet dhe propozimet mund të paraqiten në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Me shkrim pranë zyrave të Bashkisë Sarandë
  • Me postë në adresën Rruga Abedin Dino nr.11
  • Me postë elektronik në adresat: këshillibashkiaksr@gmail.com dhe info@bashkiasarande.gov.al

 

Materiali për konsultim: Programi Buxhetor Afatmesëm 2027-2029 dhe projektbuxheti vjetor 2027 – Bashkia Sarandë

 

KALENDARI I SEANCAVE TË KËSHILLIMIT ME PUBLIKUN PËR PROGRAMIN BUXHETOR AFATMESËM 2027-2029 DHE PROJEKTBUXHETIN VJETOR 2027

Nr. Aktiviteti Data Vendi Ora Mënyra
1 Këshillim publik me banorët e Lagjes nr.1, 2,3 dhe 4 16.09.2026 Salla e Bashkisë 11:00 Takim publik
2 Këshillim publik me banorët e
Njësisë Administrative Ksamil
17.09.2026 Restorant “Beshiku”, Rruga Ali Pashe Tepelena 11:00 Takim publik

KONSULTIM PUBLIK NË KUADËR TË REFORMËS ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

 

Titulli : Konsultim publik në kuadër të reformës administrativo-territoriale

 

Bashkia Sarandë njofton qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, grupet e interesit, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë aktorët e interesuar se, në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale do të zhvillohen konsultime publike me komunitetin.

Në mbështetje të nenit 108, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, të ligjit nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, si dhe në vijim të shkresës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. prot.6373, datë 03.08.2026, me lëndë “Dërgohet Draft ligji  për Reformën Administrativo-Territoriale”, Bashkia Sarandë organizon procesin e konsultimit publik lidhur me propozimet e parashikuara në kuadër të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

 

Qëllimi i konsultimit publik

Procesi i konsultimit synon të sigurojë një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të komunitetit në diskutimin e Reformës Administrativo-Territoriale, duke krijuar mundësinë që qytetarët dhe grupet e interesit të njihen me propozimet e paraqitura dhe të shprehin mendimet, vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre.

Nëpërmjet këtyre dëgjesave synohet evidentimi i nevojave dhe interesave të komunitetit, si dhe mbledhja e opinioneve lidhur me organizimin dhe funksionimin sa më efikas të njësive të vetëqeverisjes vendore, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Në këto takime ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, banorët e njësive administrative, përfaqësuesit e bizneseve, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit, përfaqësues të institucioneve dhe çdo person tjetër i interesuar, për të dhënë mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me procesin e Reformës Administrativo-Territoriale.

 

KALENDARI I KONSULTIMEVE PUBLIKE

Datë: 14.09.2026
Ora: 12:00
Vendi: Salla e Bashkisë

 

Qytetarët dhe grupet e interesit mund të paraqesin gjithashtu komente, sugjerime dhe rekomandime me shkrim, pranë Bashkisë Sarandë ose në adresën elektronike:

E-mail: info@bashkiasarande.gov.al

 

Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, së bashku me dokumentacionin përkatës, do të jetë i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë në linkun:

(kliko për dokumentin)

 

Bashkia Sarandë fton të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të bëhen pjesë aktive e këtij procesi.