U festua Dita e Çlirimit të Sarandës

Në atmosferën festive, të krijuar qysh në nisje të kësaj jave, me dekorimin e rrugëve dhe shesheve të Sarandës, paraditen e sotme janë kryer homazhe në përkujtim të çlirimtarëve dhe janë zhvilluar aktivitete nderuese.

Pranë Lapidarit që ngrihet në Qafë të Gjashtës, kushtuar 9 Tetorit 1944, u vendosën kurora dhe u mbajtën fjalë rasti.

Për veteranët e Luftës Nacionaçlirimtare e pasardhës të tyre, në mjediset e hapura të Hotel “Mediterrane”, u dha një koncert tematik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, shoqëruar me koktei festiv.

Zv.Kryeministri i Parë i Kosovës z. Besnik Tahiri takim me kryebashkiakët nga Shqipëria

Kryebashkiakëve nga Shqipëria iu rezervua një pritje e posaçme nga Zv.Kryeministri i Parë i Kosovës z. Besnik Tahiri.
Në bashkëbisedimin me numrin dy të Qeverisë së Kosovës, u identifikuan fushat e bashkëpunimit mes Bashkive të Republikës së Shqipërisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, si një ndërveprim institucuional, por edhe si një mundësi ndërveprimi e shkëmbimi ekonomik, kulturor e social.
Gjatë takimit u fol për industrinë e turizmit, si mekanizëm i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, ndërsa përballemi me pandeminë COVID-19.
Kryetarët e Bashkive të Shqipërisë shprehën mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës dhe qytetarëve të saj për bashkëpunimin funksional në një kohë sfiduese, ndërkohë që diktuan nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve turistike, në funksion të rritjes ekonomike në të dy vendet.

« ‹ of 6 › »

Kryebashkiakë të qyteteve bregdetare në Kosovë

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, në datat 4 e 5 tetor 2020, ishte pjesë e delegacionit të kryebashkiakëve të qyteteve bregdetare shqiptare, të cilët, me në krye Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, vizituan pikat e turizmit dimëror në Kosovë.
Gjatë vizitave në Bjeshkët e Brodit në Dragash, ata morën shijen e resurseve të turizmit malor që Kosova ofron. Nuk kishte rast më të mirë për të shprehur mirënjohjen e thellë, që, nën moton “Pusho Shqip”, këtë verë destinacionet turistike të Shqipërisë u dominuan nga shqiptarë të Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare.
Njëherësh, gjatë këtyre guidave, u shpreh vullneti i plotë i kryebashkiakëve të Shqipërisë, për sipërmarrje reale që, me një fluks turistik të mirëorientuar nga Shqipëria drejt Kosovës, të arrihet të bëhen po kaq të vizituara në sezonin vjeshtë-dimër 2020-2021, Bjeshkët e bukura të Kosovës.
Me ndarjen e çertifikatave të mirënjohjes për përfaqësues të bizneseve e mediave kosovare, u bë përmbyllja e vizitës së Ministrit Klosi dhe kryebashkiakëve të Shqipërisë në Kosovë.

Rrugët e brendshme të Lagjes Nr. 4

Pas riveshjes me shtresë asfaltike, po përfundon edhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme, në rrugët e brendshme të Lagjes Nr 4.