Kryebashkiakëve nga Shqipëria iu rezervua një pritje e posaçme nga Zv.Kryeministri i Parë i Kosovës z. Besnik Tahiri.
Në bashkëbisedimin me numrin dy të Qeverisë së Kosovës, u identifikuan fushat e bashkëpunimit mes Bashkive të Republikës së Shqipërisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, si një ndërveprim institucuional, por edhe si një mundësi ndërveprimi e shkëmbimi ekonomik, kulturor e social.
Gjatë takimit u fol për industrinë e turizmit, si mekanizëm i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, ndërsa përballemi me pandeminë COVID-19.
Kryetarët e Bashkive të Shqipërisë shprehën mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës dhe qytetarëve të saj për bashkëpunimin funksional në një kohë sfiduese, ndërkohë që diktuan nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve turistike, në funksion të rritjes ekonomike në të dy vendet.

« ‹ të 6 › »