Në atmosferën festive, të krijuar qysh në nisje të kësaj jave, me dekorimin e rrugëve dhe shesheve të Sarandës, paraditen e sotme janë kryer homazhe në përkujtim të çlirimtarëve dhe janë zhvilluar aktivitete nderuese.
Pranë Lapidarit që ngrihet në Qafë të Gjashtës, kushtuar 9 Tetorit 1944, u vendosën kurora dhe u mbajtën fjalë rasti.
Për veteranët e Luftës Nacionaçlirimtare e pasardhës të tyre, në mjediset e hapura të Hotel “Mediterrane”, u dha një koncert tematik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, shoqëruar me koktei festiv.
















