Prej ditësh një investim ka nisur të marrë jetë, në zbatimin e tij, për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve në një zonë në lagjen nr.1 të Sarandës, çka do të zgjidhë përfundimisht shqetësimin e banorëve të këtij blloku pallatesh.

Skuadra e “Butrinti”-t vijon paraqitjen mbresëlënëse në këtë sezon të ri, duke mos njohur humbje dhe barazime.
Në transfertën e sotme në Këlcyrë, “Butrinti” ka marrë një tjetër fitore të madhe.
Ekipi, i drejtuar nga tekniku Milto Gurma, ka triumfuar në sfidën e sotme me rezultatin e pastër 0-2, duke dalë nga kjo transfertë jo e lehtë, me pikët e plota.
Golashënuesit e sarandiotëve në këtë ndeshje ishin: Xhuloi Mirani dhe Thodhori, që vulosën shifrat në 0-2
Një sukses që e ngjit “Butrinti”-n në krye të tabelës, me 9 pikë të plota, me tri fitore radhazi.
Sfida e radhës do të jetë në stadiumin “Andon Lapa”, kundër Përmetit.
Investimi në rikonstruksionin e shëtitores së Sarandës, do të ketë një impakt me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet. Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë.